Home » Lajme, Vendore » Presidentin Nishani e mirëpritën masovikisht shqiptarët e Luginës

Presidentin Nishani e mirëpritën masovikisht shqiptarët e Luginës

Presidenti shqiptar Bujar Nishani sot mbërriti në Luginë dhe me një pritje vëllezërore u prit nga përfaqësuesit institucional e politik në Bujanoc dhe Preshevë. Ai është pritur nga një masë e madhe e qytetarëve para ndërtesës së Komunës së Bujanocit.

Presidenti Nishani nga Bujanoci i shqoperuar nga perfaqësuesit  komunal  dhe politik ka vizituar edhe fshatin më të madhë në Luginë të Preshevës, Tërnocin e  Madh ku u përshëndet  me nxënesit  dhe mësuesit e shkollës fillore “Muharem Kadriu” dhe ua uroi  Ditën e Mësuesit, “7 marsin” ditë kjo që festohet në të gjtha trevat e banuara me shqiptarë.

Presidenti Bujar Nishani falenderoi përzemërsisht shqiptarët e Preshevës e Bujanocit dhe per mikëprtijen që ua bënë atij duke u shprehur me buzëqeshje  “Shihemi sërish, miruapfshim!”

Në paraqitjen e tij para mësusve të Preshevës në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”, ndër të tjera ai theksi “Ju mësuesit e Luginës së Preshevës jeni heronjtë e ditëve tona, Zoti i bekoftë mësuesit. Ju jeni në mendjen dhe zemrat tona dhe çdo ditë jemi me ju e do të jemi edhe praktikisht me ju. Ju shqiptarët e Luginës së Preshevës jeni nder dhe simbol i nderit të kombit shqiptarë. Zoti i bekoftë shqiptarët në Luginë dhe kudo që janë.”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch