Home » Lajme » Prishtina u shkatërrua kur forcat serbe hynë në qytet më 1912

Prishtina u shkatërrua kur forcat serbe hynë në qytet më 1912

Nga mr. Qazim Namani
Qyteti i Prishtinës në mileniume dhe shekuj (2)

Gjatë mesjetës së vonë, në Prishtinë, kanë qëndruar dhe kanë shkruar shumë personalitete të njohura të kohës si; Jovan Kontaguzeni, mbreti hungarez Vlladisllavi II, Pjetër Bogdani, Haxhi Kallfa, Evlija Çelebiu etj. Pjetër Bogdani me origjinë shqiptare, kryeipeshkvi i Shkupit dhe Sofjes i raporton Vatikanit që Prishtina kishte 3000 shtëpi. Evlija Çelebiu shkruante në atë kohë për 2600 shtëpi të mëdha dhe të bukura duke veçuar sarajin e Allaj Begut dhe pallatin e gjyqit, dy hamamet e mëdha, mikpritjen dhe kulturën qytetare. Në Prishtinë ka 11 hane, ndër të cilët më me i njohuri në atë kohë ishte hani i Haxhi Beut. Bazuar në të dhënat në vitin 1689 që i jep Coronelli në “Iliricum”dhe në “Corso delli fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia” në vitin 1689 Prishtina i kishte 4000 shtëpi. Në këtë kohë Prishtina i kishte 360 fshatra dhe një numër i tyre ishte djegur. Qyteti ka dy banja, njëra është banja e Fatihut në treg, e tjetra është banja e vjetër. Në një qoshe të banjës së Fatihut ekziston një shenjë, për këtë arsye kjo banjë quhet si e shenjtë dhe vizitohet shumë. Në Prishtinë ka 3000 dyqane që janë pak për këtë qytet, këtu ka rrush dhe dardha shumë të mira shkruajnë udhëpërshkruesit që e vizituan Prishtinën në shekullin e XVII.

Në vitin 1690 osmanët dhe tatarët dëmtuan rëndë vendni, veçanërisht rrethit të Prishtinës

Në vitin 1690 me ardhjen e osmanëve dhe tatarëve, pësoi rëndë krejt vendi, veçanërisht ai i rrethit të Prishtinës. Atje shumë katunde mbetën shkretë, shumicën e tyre i dogjën dhe i zhdukën turqit dhe tatarët. Prishtina u dobësua gjatë luftës austro-turke, kur Prishtina ishte bërë qendër e shtabit të gjeneralit austriak Pikolominit. Në mbarim të luftës austro-turke 1689-1690 trupat osmane dhe tatare hynë në Prishtinë dhe e bënë një hakmarrje të madhe ndaj shqiptarëve. Siç ka shkruar më vonë Gjergj Bogdani nipi i argjipeshkvit Pjetër Bogdani, edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur dhe ishte varrosur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qenesh në mes të sheshit të Prishtinës. Prishtinën gjatë shekujve XVIII dhe XIX e kanë sunduar Gjinollët. Prishtinën e përmend edhe Feliks De Bozhur, sipas të cilit me 1812, Prishtina kishte dy panaire, të vjeshtës dhe të pranverës, ku merrnin pjesë shumë tregtarë nga lindja dhe perëndimi. N ë vitin 1822 rreth 3000 shqiptarë nga Kosova bënë përpjekje që të shkojnë në Stamboll për të kërkuar dorëheqjen e Maliq pashë Gjinollit i cili në atë kohë njihej si tiranik dhe e sundonte Prishtinën.

Në Prishtinë ishin të zhvilluara shumë zeje të lashta e ndër to ishte edhe zeja e hasrave. Përveç këtyre zejeve ishin të njohura edhe zejet e lëkur punuesve, kazangjijëve, punimi i enëve shtëpiake nga argjila dhe metalet, punimet e veshjeve tradicionale etj.

Prishtinës sot i mungon muzeu i qytetit, gjatë ndërtimeve në qytet nuk janë përcjellë gërmimet për hapjen e themeleve nga institucionet kompetente, andaj si rezultat i kësaj gjendje shumë eksponate të lëvizshme janë hedhur në gremina dhe janë mbuluar me dhe e mbeturina. Në vitin 1997 në greminën e fabrikës së tjegullave ku hidhej dheu gjatë gërmimeve në qytet janë gjetur edhe enë të emaluara me argentius-gllama. Reformat në Perandorinë Osmane filluan në vitin 1892 dhe komisioni i ri i reformave përbëhej nga persona të njohur dhe të respektuar me përkatësi shqiptare. Nga Prishtina ishte Danish Beu i cili më vonë u bë ministër i punëve të brendshme të Perandorisë.

Kryengritjet e Prishtinës në shekullin XIX

Në gjysmës e parë të korrikut të vitit 1844, ushtria turke në krye me serasqerin valiun e Rumelisë dhe Omer Pashën hynë në Prishtinë për ta shuar kryengritjen e shqiptarëve. Selia e serasqerit u bë Prishtina. Kryengritësit u tërhoqën në malet e Prishtinës. Omer Pasha i kishte deklaruar konsullit anglez se 7000 shqiptar kryengritës ishin tërhequr në malet afër Prishtinës. Osmanët bënin regjistrimin e myslimanëve të Prishtinës të cilët refuzonin të jepnin rekrut për nizam. Më 8 mars 1845 konsulli anglez në Selanik njoftoi se shqiptarët e rrethinës së Prishtinës nuk do të japin rekrut pa forcë. Nga plaçka që bënë ushtarët osman gjatë shuarjes së kësaj kryengritje u pasuruan shumë.

Konsulli austriak shkruan se kryengritësit shqiptar e pushtuan Prishtinën në Pranverën e vitit 1844. Prishtina ra në duar të kryengritësve në mars të vitit 1844, kur Abdyrrahman Pasha i Prishtinës u largua në Prizren te miku i vet Izet Mehmet Pasha. Izet Pasha i kishte dhënë 6000 njerëz për ta kthyer Andyrrahman Pashën në Prishtinë, por kryengritësit e ndalën këtë sulm dhe e mbanin në kontroll Prishtinën. Në Prishtinë, në qershor e gusht të vitit 1837 çdo ditë vdisnin nga mortaja 80-140 persona.Në vitin 1846 Maliq beu vendosi që të gjithë kryeparët e familjeve shqiptare katolike ti dërgoi në një vend të rrethuar në Prishtinë. Ë gjithë të burgosurit i futen në pranga të rënda në duar dhe në këmbë, me një zinxhirë të rëndë për mjedisi dhe të lidhur për një këmbe. Kjo ishte një peshë prej 40 okësh turke, përafërsisht 5o kg. Jashar Pasha i Prishtinës këta të burgosur i mbylli në një burg edhe më të rëndë dhe urdhëroi që në burg të lëshohet edhe uji. Këta të burgosur nga Prishtina u transferuan në Shkup dhe përmes Selanikut u dërguan në Azi të vogël.

Në Prishtinë janë kultivuar, lojëra fisnike në fushën e quajtur Poteçishtë. Këto gara janë organizuar çdo vit të ngjashme me hallkën e Sinjit-vetëm me një dallim në vend të hallkës është përdorur dorëza, të cilën kalorësit e kanë pasur për detyrë ta qëllojnë me shpatë, shigjetë ose topuz. Në Prishtinë janë mbajtur edhe bejlege (dyluftime) të ndryshme. Prishtinën e kapluan dy zjarre të mëdha më 1859 dhe 1863. Sipas banorit Gamer, Prishtina është qyteti më i madh që gjendet mes Selanikut dhe Sarajevës. .Në vitin 1874 selia e Vilajetit të Kosovës kalon në Prishtinë dhe 3 vite më vonë filloi të botohet revista në gjuhën turke “Kosova”. Në Prishtinë në vitin 1887 u hap konsullata serbe, dhe në vitin 1890 u vra konsulli serb Lluka Marinkoviq. Sipas Cvijiqit, Prishtina në fillim të shekullit XX kishte 4000 shtëpi.

Prishtina e kishte edhe çarshinë e vjetër të mbuluar. Nga monumentet publike në Prishtinë, veçohet objekti ku është sot Muzeu i Kosovës, objekti ku është vendosur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hamami i Madh, Kulla e Sahatit, Kompleksi i Emin Gjikut etj. Nga objektet sakrale veçohet xhamia e Çarshisë, Xhamia e madhe, Xhamija e Jashar Pashës etj. Në Prishtinë ekziston Teqja e Prishtinës dhe Kisha evangjeliste. Në periferi të Prishtinës , në fshatin Shkabaj ekziston tyrbja e vogël dhe në fshatin Mazgit është tyrbja e sulltan Muratit.

Sylejman Kylqe (studiues turk), shkruan se në telegramin e 29 mars 1910 është organizuar kryengritja prej 2000 vetë nga populli i kazave të Prishtinës dhe Vushtrrisë dhe i okupuan rrugët e Llapit dhe Gallapit duke i ftuar popullatën të ju bashkoheshin. Kryengritja ishte bërë për heqjen e taksës së otrovës (taks në administratën osmane).

Në telegramin e datës 19 prill 1910 njoftohet se para kryengritjes së Llapit dhe Gallapit, Jahja Efendiu nga Prishtina në dyqanin e Kafexhi Rifatit i ka varur në qafë një fletë kalendari pulës që një shqiptar po e sillte për ta shitur në tregun e Prishtinës, duke kërkuar taksë prej tij.

In the next section, we’ll further explore the impact that sexting on teens, and http://trymobilespy.com/ how it affects teen girls vs

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch