Home » Lajme, Vendore » Prishtinë “Plisat”: “Deri kur do të na poshtërojnë”

Prishtinë “Plisat”: “Deri kur do të na poshtërojnë”

“Qeveri shko në veri, kallzo forcën me Serbi, mos u boni ju tradhtarë se iu vret populli shqiptarë” kanë qenë vargjet në formë të kënges që i kanë përsëritur disa herë “Plisat” në aksionin e tyre të organizuar te teatri Kombëtar i Kosovës.

Të indinjuar nga heqja e lapidarit, tek performanca e tyre, ata kanë shprehur një mllef të madh ndaj qeverise së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Për të dyja qeveritë kanë shprehur një mllef të madh duke i sharë më fjalët më ofenduese.

Motoja e protestët së “Plisave” ishte “Deri kur do të na poshtërojnë” ndërkaq, thirrjet ishin “UÇK”, “UÇPMB”, “Oj Serbi t’i q… robtë”, “Q… shtetin, q… qeverinë”

Protesta ka përfunduar e qetë.

Tifozët “Plisat” kanë ftuar të gjithë qytetarët në një protestë të organizuar për ora 18:00 pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Protesta është thirrur në mbrojtje të vlerave të luftës së dhe ushtarëve të lirisë.
Më poshtë thirrja e “Plisave”:

‘Në Mbrojtje të ushtarëve të lirisë dhe vlerave të tyre”

Plisat sonte i ftojnë të gjithë qytetarët e Prishtinës të na bashkohen në protestën paqësore në përkrahje të shqiptarëve të Luginës.

Protesta fillon në ora 18:00 para Teatrit Kombëtar.

Plisat ftohen ne numër sa më të madhe në ora 17:30 në Fan Club.

Lugina ka nevoje për përkrahjen tonë.
Jemi Një!
Shqipëri Etnike. /Indeksonline/

2 Responses

  1. rexhep thotë:

    E selamu alejkum
    Do të na poshtërojnë deri kur t’na dalin gjumi…qeveria e shiti lapidarin për nji shumë simbolike…matrapazi njihere…
    selam

  2. mejdush thotë:

    KUR DO TE JU DEL GJUMI JUVE PRESHEVARVE QE BANI TERGOVIN ME TA DHE GJAKIN E DESHMORVE

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch