Home » Lajme » Prishtinë – Veteranët nesër protestë kundër Gjykatës Speciale

Prishtinë – Veteranët nesër protestë kundër Gjykatës Speciale

Veteranet e UCK-se fotoOrganizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë vendosur që nesër të organizojnë një protestë kundër miratimit të Gjyaktës Speciale.

Komunikata e plotë e shoqatave të luftës së UÇK-së:

Nisur nga fakti se krimet dhe gjenocidi që ka shkaktuar Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës, asnjëherë nuk janë ndjekur e gjykuar nga gjykatat vendore e ndërkombëtare;

Duke pasur parasysh se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it, vazhdimisht bëri akuza të njëpasnjëshme politike ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;

Për shkak se, edhe në vendimin që u shqiptua dje kundër Komandantëve dhe bashkëluftëtarëve tonë, të cilët bënë luftë kundër pushtuesit e për t’ia sjellë popullit lirinë, shihet qartë tendenca për degradimin e luftës sonë çlirimtare;

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë protestë gjithëpopullore, kundër miratimit të gjykatës speciale nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet nesër me datë 29.05.2015 në orën 10,00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Me këtë rast ftojmë qytetarët pa dallim, që t’i bashkëngjiten masovikisht kësaj proteste, sepse nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, e cila vlerë ka përmasë të kombëtare./KosovaPress/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch