Home » Lajme, Vendore » Priten si heronj tre të liruarit nga burgu qendrorë i Beogradit & video

Priten si heronj tre të liruarit nga burgu qendrorë i Beogradit & video

Mbrëmë pas pesë viteve janë kthyer në vendlindje Agush Memishi, Samet Hajdari dhe  Faton Hajdari. Ata janë pritur si heronj nga qindra qytetarë .Në mbështetje të 267 dokumenteve-dëshmi të arrestuarit shqiptarë janë shpallë të pafajshëm.

Agush Memishi, Samet Hajdari dhe  Faton Hajdari, mbrëmë pas pesë viteve janë kthyer në vendlindje . Ata janë pritur në mënyrë madhështore nga Qindra qytetarë të Luginës.

Agush Memishi i cili ka qenë i dënuar me 12 vite burgim, ka thënë se lufta e çlirimtarëve ka qenë e pastër dhe se shqiptarët vetëm se  kanë mbrojtur vatrat e tyre nga kriminelët.

Ndërkaq liderët politik kanë thënë se me lirimi i të arrestuarve shqiptarë , Beogradi ka pranuar luftën e pastër të UÇK-së dhe UÇPMB-së.Pas ceremonisë madhështore , të liruarit janë nisur në shtëpi e tyre atu ku janë vizituar  nga familjarët dhe shumë qytetarë. Takimi me prindërit ka qenë emocionues .

Për prindin e Agushit kjo është një fitore e gjithë e popullit shqiptarë.

Edhe për familjen Hajdari dita e djeshme ka qenë ditë gëzimi , pasi tre djem e tyre janë kthyer në shtëpi.

Faton Hajdari ishte vetëm 16 vjeç dhe ngarkohej për krime lufte, por ai thotë se akuzat ndaj tij kanë qenë të pa baza dhe  vetëm për faktin se është shqiptarë . Edhe Sameti është ndier krenar që para gjykatës speciale për krime lufte ka arrit që bashkë me shokët e tij të dëshmojnë pafajësinë e  tyre. Forcat e xhandarmërisë serbe më 26 dhjetor 2008 kishin arrestuar 9  shqiptarët e Preshevës , ku edhe 8 të tjerë u dënuan me 116 vite burg. Prokuroria i akuzonte për ”krime lufte kundër serbëve” në rrethin e Gjilanit  në periudhën kohore qershor-tetor të vitit 1999.

Rtv Presheva

One Response

  1. Kongresi nëntëditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët ta linin mënjanë Abecenë e Stambollit me dhjetë shenjat e saja të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre vetëm me Abecenë latine. Abeceja e hartuar në Manastir përmbante 36 shkronja apo bashkime shkronjash latine. Duke qenë se para kësaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja lindore (arabe, cirilike apo përshtatje të tyre), vendosmëria e këtyre delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që shkaktoi kundërveprime të ashpra nga bizantinët (qeveria osmane e moslemanët, qeveritë fetare sllave e greke).

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch