Home » Lajme, Ndërkombëtare » Prizreni dhe Tirana, në top-10 destinacionet nga “Lonely Planet”

Prizreni dhe Tirana, në top-10 destinacionet nga “Lonely Planet”

Në renditjen e saj, Prizreni ndodhet në vendin numër katër, kurse kryeqyteti shqiptar në atë të dhjetë.

Prestigjiozja amerikane që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet “Lonely Planet”, ka renditur Prizrenin dhe Tiranën ndër 10 vendet që duhen vizituar patjetër nga turistët këtë verë.

Në renditjen e saj, Prizreni ndodhet në vendin numër katër, kurse kryeqyteti shqiptar në atë të dhjetë.

Në artikullin e saj, “Lonely Planet” shkruan se kryeqyteti shqiptar nuk është vetëm një qytet “portë”, por është metropol i fuqishëm që ka pësuar transformim.

Sipas “Lonely Planet” nuk duhet humbur një udhëtim me teleferik në malin e Dajtit dhe mbrëmjet në zonën e ish-bllokut.

Ndër vendet për t’u vizituar, prestigjiozja amerikane rendit Spanjën, Anglinë, Francën dhe Greqinë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch