Home » Kulturë, Lajme » Problemet me plan-programet mësimore në Kosovë dhe Preshevë

Problemet me plan-programet mësimore në Kosovë dhe Preshevë

Përderisa në shtetin e Kosovës, komuniteti serb mëson me planprogram të Serbisë, në Komunën e Preshevës nuk po ndodh e njëjta gjë.

Kjo komunë assesi nuk po mund të gjejë një zgjidhje që nxënësit shqiptarë të mësojnë sipas planprogramit të shtetit amë, raporton KTV.

Ndonëse ligjëratat zhvillohen në gjuhen shqipe, problem për këtë komunitet në shtetin serb mbetet përkthimi dhe përshtatja e teksteve shkollore.

Nxënësit dhe profesorët thonë se do të dëshironin që të mësojnë me planprogram të Kosovës.

Kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi, thotë se gjithmonë kanë kërkuar reciprocitet, por që shteti në të cilin jetojnë është neglizhent karshi kërkesave të shqiptarëve në këtë pjesë.

Institucionet kosovare disa herë kanë provuar që t’ua dërgojnë librat shqip shkollave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, por autoritetet serbe gjithmonë i kanë kthyer mbrapsht.

Ndryshe, më shumë se 100 shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë funksionojnë sipas planprogramit serb, por edhe profesorët paguhen nga shteti serb.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch