Home » Lajme, Vendore » Problemi i ujit të pijshëm në Preshevë drejt zgjidhjes

Problemi i ujit të pijshëm në Preshevë drejt zgjidhjes

Nën organizimin e zyres së UNDP-së në Serbi, sot kryetarja e Komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani qëndroi në Beograd, ku u takua me  përfaqësues institucional dhe të ambasadave të ndryshme me rëndësi të mëdha në zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Komunën e Preshevës.

Kryetarja Sinani gjatë takimit triorësh në hapsirat e UNDP-së, pati rastin të informojë dhe të bashkëbisedojë rreth nevojave urgjente për sigurimin e ujit të pijshëm në tërë komunën e Preshevës me përfaqësues të Ambasdës Japoneze, z.Masayoshi Yamato, atë të Norvegjisë, z.Ivan Kuzmanoviq, përfaqësues të Ambasadës Çeke, znj. Veronika Senjukova, shefja e UNDP-së për Serbi dhe përfaqësuese në Kombet e Bashkuara, z. Stelina Nedera, përfaqësuesin e agjensionit USAID, z. Sinisha Çado, sekretarin shtetëror të Ministrisë së administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, dr. Ivan Boshnjak, zv. drejtorin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, znj. Jelena Çoliq, përfaqësuesen e Komesariatit për refugjat dhe migrim në Serbi, znj. Jelena Shurlan si dhe disa institute dhe ekspert për çështjen e ujit të pijshëm dhe sigurimit të tij.

Gjatë këtij takimi u prezentua problemi shumëvjeçar i qytetarëve të Komunës së Preshevës me ujin e pijshëm dhe nevoja urgjente për sigurimin e mjeteve të mjaftueshme për zgjidhjen e këtij problemi. Kryetarja Sinani hapi tryezën me elaborimin e saj rreth Preshevës, mundësitë e rritjes së rrjetit të ujësjellsit dhe mundësitë e Preshevës për burimet e reja të ujit e që më pas shefja e UNDP-së i dëshiroi mirëseardhje të gjith ambasadorëve dhe përfaqësuesve të institucioneve. Pjesa më e gjatë e këtij takimi u shfrytëzua për përgjigjet në pyetjet e përfaqësuseve të ambasadave duke përfunduar me zotimin se të gjithë të pranishmit do të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Përveç zotimit për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm, të gjithë pjesmarrësit u dakorduan të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë Komunën e Preshevës duke mbështetur përmes donacioneve të ndryshme projektet me rëndësi jetike për qytetarët e komunës e Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch