Home » Opinione » Problemore… LAPIDARI I LAVDISË SHEKULLORE!

Problemore… LAPIDARI I LAVDISË SHEKULLORE!

Një copë rrase mermeri e skalitur me emrat e dëshmorëve të kombit, ish luftëtarë të UÇPMB-së, e ngritur në qendër të Preshevës, karshi godinës së Kuvendit Komunal, ka ngritur peshë zemërimin e Daçiqit dhe zyrtarëve të lartë të Beogradit, të cilët kërkojnë “pa pardon”, që shqiptarët ta largojnë menjëherë këtë monument, ngase për ta, kjo vepër është terroriste, irituese dhe antikushtetuese.

Deri sa në Shqipëri e Kosovë festa e 100 vjetorit të shtetit shqiptar ka marrë një vrull spektakular, jashtë kufirit të shtetit amë, në viset etnike shqiptare, po zhvillohen ngjarje shumë interesante.

Para disa ditëve, në Radushë, fshat i rrethinës së Shkupit, i banuar me popullsi shqiptare, për hir të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, dhe festës së flamurit, u ngrit një përmendore e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, e vendosur mbi një tank të forcave maqedone. Përderisa në qendër të Shkupit, përmendorja e Skënderbeut është stolisur me flamuj kombëtarë. Për këto ngjarje kemi reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve elitar maqedonas, sepse ata mendojnë që ngjarje të tilla, nxisin provokime ndëretnike në Maqedoni.

Një tjetër lajm, vjen nga Lugina e Preshevës, atje ku mendohet se shënimi i festave kombëtare, nuk do të kalojë pa jehonë…. Një copë rrase mermeri e skalitur me emrat e dëshmorëve të kombit, ish luftëtarë të UÇPMB-së, e ngritur në qendër të Preshevës, karshi godinës së Kuvendit Komunal, ka ngritur peshë zemërimin e Daçiqit dhe zyrtarëve të lartë të Beogradit, të cilët kërkojnë “pa pardon”, që shqiptarët ta largojnë vetë këtë monument menjëherë, ngase për ta, kjo vepër është terroriste, irituese dhe antikushtetuese.

Mediat serbe duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve serbë, theksojnë se nuk dihet saktë kush e ka vënë këtë monument edhe kur do të largohet.

Lidershipi shqiptar i Luginës, nuk reagon me një zë të përbashkët, ndaj akuzave të Beogradit, ndonëse argumentet i kanë në anën e tyre.

Së pari, lapidari është ngritur në Preshevë, komunë kjo e banuar me 98% të popullsisë shqiptare,  e jo në Kraljevë, ku mund t’i irritojë serbët, të ngrisë tensione dhe urrejtje ndëretnike.

Së dyti, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, janë komuna shqiptare. Dhe ata shqiptarë të vrarë për liri nuk janë vrarë në Nish, por në tokën e tyre, për tu mbrojtur nga Beretat e Kuqe, Frenkovcat, e paramilitarët e Klanit të Zemunit, të komanduar nga kasapi i ballkanit, Slobodan Millosheviqi.

Së treti, ky lapidar, nuk u ngrit e as nuk u zbulua nën dritën e hënës, por në pikë të ditës, i rrethuar nga liderë institucionalë dhe politikë shqiptarë, të cilët mburren dhe krenohen se lufta e tyre çlirimtare, ua solli atë pak liri, që ata sot e gëzojnë…

Historikisht, kwtw decenien e fundit, popullata shqiptare e Luginws sw Preshevws, wshtw mësuar me faktin, se nw Festat e Nwntorit, pushtetarwt tanw, ngrisin flamujt shqiptar, nwpwr asambletë komunale, mirëpo flamuri qëndron aty vetëm për rreth 2 apo 3 orë në maksimum. Aq, kanë mundësi politikanët tanë ta mbajnë Flamurin, simbolin e identitetit tonë, në godinat institucionale, ku punojnë dhe veprojnë, ngase nuk ua lejon ligji e kushtetuta e shtetit ku jetojnë.

Prandaj edhe reagimi i Beogradit ndaj lapidarit të dëshmorëve është më i rreptë se sa ndaj flamurit, ngase lapidari nuk lëvizë nga vendi sipas porosisë. Atë e ke çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, vertikalisht, duke i nderuar qytetarët dhe pushtetarët, për të cilët ata flijuan më të shtrenjtën, më sublimen: jetën.

Zbulimi i lapidarit, në Preshevë, bashkoi, jo krejt elitën shqiptare dhe solli në Preshevë edhe mysafirë nga Tirana. Presheva u kuq me flamuj e lule bojëgjaku, tamam si të jetë një Vlorë e vogël. Në Bujanoc, ra kushtrimi se do të ndodhë improvizimi i shtëpisë së Pavarësisë, mbi godinën e shtëpisë së kulturë,s e cila mban emrin Vuk Karaxhiq.

Festa e Nëntorit, si duket, Luginën do ta pret me ngjyrë të kuqe, mirëpo jo atë të flamurit, por të gjakut të rënë të dëshmorëve të rënë për liri, për një liri e cila po na mungon për ditë nga pak, si në punësim, si në shkollim, si në festat më të dashura të vitit.

Përderisa ne shqiptarët e Luginës, bëjmë “gjymysh” për Flamur e Atdhe, serbët e veriut të Kosovës janë në rrugën e fitimit të Autonomisë, sepse atje, qarkullohen lajme se tani më kanë filluar patrullimin forcat e  MUP-it serb.

 

Shkruan: Drilon Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch