Home » Lajme, Vendore » Prodhuesit vendorë goditen nga mungesa e energjisë elektrike

Prodhuesit vendorë goditen nga mungesa e energjisë elektrike

Komuna jonë sot për gati katër ka qenë pa energji elektrike. Dhe është  mungesa e rrymës  i ka shkaktuar dëme të mëdha prodhuesve vendorë.

 

Ndërmarrja për prodhimin e plastiksë EUROPLAST nga mungesa e rrymës ka shënuar humbje të mëdha materiale. Drejtori i kësaj ndrëmarje Fadil Sadiku thotë se është pagues i rregullt i energjisë edhe atë 2500 deri në 3000 mijë euro në muaj. Ai jo vetëm sot por edhe nga çdo ndërprerje e rrymës pëson humbje të mëdha.

Një fat të tillë e ka përcjellë edhe kompaninë  për prodhimin edhe përpunimin e qumështit Fontana nga Bukuroca.

Bile këtu kanë pësuar edhe shumë familje që merren me shitjen e qumështit në këtë ndërmarrje.

Dita e sotme e errët në aspektin financiarë ishte edhe për shumë kompanitë prodhimi  në vendin tonë .

Për disa vetëm gjeneratori ka mund të jetë pak më lehtësues që në vend të rrymës kanë shpenzuar derivate.,

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch