Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » PROF. ASLLAN MURATI, ME URTËSINË E MENDIMIT DHE VEPRIMTARINË E TIJ KOMBËTARE, RADHITET NË PLEJADËN E TEOLOGËVE MË TË SHQUAR ATDHETARË

PROF. ASLLAN MURATI, ME URTËSINË E MENDIMIT DHE VEPRIMTARINË E TIJ KOMBËTARE, RADHITET NË PLEJADËN E TEOLOGËVE MË TË SHQUAR ATDHETARË

Nga Hysen Ibrahimi[1]

Förslöv-Suedi, 03.10.2020

PROF. ASLLAN MURATI, ME URTËSINË E MENDIMIT DHE VEPRIMTARINË E TIJ KOMBËTARE, RADHITET NË PLEJADËN E TEOLOGËVE MË TË SHQUAR ATDHETARË SI HOXHË TAHSINI, MULLA IDRIZ GJILANI, MULLA ILJAZ SPAHIU, HOXHË KADRI PRISHTINA,  ETJ

(Në kujtim dhe nderim përProf. Asllan Muratin, të një vjetorit të shkuarjes së tij në amshim, e që ishte dhe mbeti një mbështetës i fuqishëm i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi)

Është e njohur botërisht, se teologët shqiptarë të të gjitha religjioneve, janë njerëzit më atdhedashës të kombit të tyre dhe kanë shkallën e tolerancës më të lartë ndërfetare. Kjo i ka lartësuar teologët tanë duke punuar për kombin SHQIPTAR, e njëri ndër ta ishte edhe Prof. Asllan Murati[2].Ai ishte një shembull si intelektual, atdhetar, fetar. Ai ka dhënë kontributnë të gjitha fushat, ndërsa ka ndikuar në masë të madhe te të gjithë popullata për pavarësinë e Republikës së Kosovës, që të mësohej gjuha shqipe, kultura dhe tradita shqiptare. Në këtë mënyrë, Prof. Asllan Muratit, doemos ishte shndrruar në fakor ndikimi në të mirë të popullit shqiptar, në komunën e Mitrovicësdhe më gjerë. Ai përveç se ishte i shkolluar, i edukuar, me lëvizjet e tij, tregon se ishte atdhedashës i pakompromis. Ishte i dashur për nga natyra dhe fizionomia e tij, i cili gjatë ligjerimeve të tij, ka pasur aftësi për të shprehur për botën e vet dhe të krijojë fushëveprim për jetën e re me shpresa për një të ardhme më të mirë. Një qëndrimi tillë ndaj vendit të lindjes, doemos ka karakterizuar disa prej veçorive të tij, sikundër janë: ndjenja e theksuar për atdheun, ndjenja e besimit shpirtëror, vendosmëria për arritjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, respektimin e njeriut dhe tolerancën ndërfetare, ndjenjën ndaj të varfërit.

Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me qëndrimet e tij, ndaj rolit në shërbim të kombit SHQIPTAR, sepse e donte me shpirt dhe ishte i përkushtuar me tërë qenien e tij. 

Për të shkruar për Prof. Asllan Muratin, kërkohet një studim i hollësishëm dhe vështirë është që të përfshihet në një temë të shkurtër, duke e ditur se veprimtaria e tij është shumë e gjerë dhe ka përfshirë shumë fusha. Mirëpo, kësaj radhe do të ndalem vetëm te intervista të cilën e kam zhvilluar me Prof. Asllan Muratin (e incizuar me diktafon), në zyrën e tij të punës në Xhaminë ”Isa Beg”, në Mitrovicë, 19 gusht 2015, duke i nxjerrë disa studime rreth veprimtarisë së tij.Pse? Sepse janë dëshmi të fuqishme dhe të thëna nga vet ai. Kjo intervistë është botuar në librin e titulluar ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, vëllimi nr. 5, faqe 26-39, gjithsej 14 faqe. Në hyrje të kësaj interviste është përshkruar lindja dhe fëmijëria e tij shumë interesante dhe si duket e tërë kjo arritje është në saje të aftësisë së tij, kurse atdhedashurinë për vendin e lindjes e ka të trashëguar nga të parët e tij, që njihet si një familje atdhetare.

  • Si e votuan Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990

Atdhedashuria e Prof. Asllan Muratit, gjithëherë na ka dhënë modelin e të vepruarit.

S’do mend se kontributi i tij në institucionet e BashkësisëIslame tëKosovës ka qenë i veçantë, madje edhe në raste të caktuara ka reaguar ashpër kur ka qenë interesi i çështjes kombëtare. Këtë e shohim se si ka reaguar gjatë votimit nga Kryesia e Bashkësisë Islame Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, e cila ishte gurthemel i pavarësisë së Kosovës.

Citoj pjesë nga intervista me Prof. Asllan Muratin[3]: ”…Mirëpo, unë,  po ashtu isha nënkryetar i Kuvendit të BIK-ut dhe kur u mbajt mbledhja më 2 korrik, me delegatë, të cilët dihen, në BIK-u menjëherë në shtator e mbajtëm mbledhjen dhe kryetar për Kosovë e caktuam një boshnjak. Ndërsa, unë u emërova nënkryetar. Atë mbledhje e kam udhëhequr unë sepse ai nuk dinte shqip, kurse unë i dija të dy gjuhët: edhe shqipen edhe boshnjakishten. Në atë mbledhje ka qenë një delegat nga Vushtrria, Mulla Selman Muzaqi, i cili e kërkoi fjalën dhe tha: unë e kam një propozim: që ky Kuvend ta përkrahë deklaratën e 2 korrikut. Pas tij menjëherë e kërkoi fjalën përfaqësuesi i Beogradi,i cili tha: unë nuk pranoj që të hyjmë në çështje politike, 2 korriku është çështje politike. Unë e çita në votim dhe të gjithë shqiptarët votuan pro, vetëm pesë boshnjakë dhe ai përfaqësuesi nga Beogradi votuan kundër. Iu drejtova një boshnjaku dhe i thashë: o Rexhep efendi, në 1941 kur kanë ardhur boshnjakët t’ju bëjnë fëmijët kurbanë për Bajram, kush e ka shpëtuar Novi Pazarin? Tha: shqiptarët. Unë i thashë: shqiptarët e kanë lënë sofrën e Bajramit të shtruar e kanë ardhur për shpëtimin tuaj, bile ende i kemi 70 varre atje. Pas kësaj e kam vënë edhe njëherë në votim dhe votuan edhe ata, të gjithë, përfshirë edhe serbin. Aty kemi qenë diku rreth 40 delegatë. Për fat të keq nuk ka procesverbal, sepse është djegur selia e BIK-ut”.

Kështu Prof. Asllan Murati, dëshmohet për prirje të veçanta në komunikim me njerëzit, për t’i bindur me argumente, për të krijuar një ambient me biseda që janë mëse të domodoshme për momente të caktuara. Gjatëpunës dhe veprimtarisë së Prof. Asllanit, hasim në shumë momente guximi e vendosmërie të prof. Muratit, sikurse në rastin për t’i bindur boshnjakët edhe vetë serbin, për ta votuar deklaratën kushtetuese të 2 korrikut.

Kontribute si këto janëmodel atdhetar. Brenda interesës, mund të gjenden shumë shprehje, që tregojnë inteligjencën e tij dhe që motivon edhe të tjerët të veprojnë, sidomos tek ata që kanë pasur dyshime në rastin Kuvendit të BIK-ut. Hoxhë Selman Muzaqi, me të drejtë ka dëshmuar dhe ështëkoordinuar me Prof. Asllan Muratin, që deklarata të përkrahet edhe nga Bashkësia Islame e Kosvovës. Kjo mbështetje nga BIK-u, ka pasur rëndësi të madhe për tërë popullatën e Kosovës. Kjo është biseduar, është mbështetur kudo që kanë ligjëruar hoxhëllarët, sepse ishte votuar nga Kryesia e BIK-ut. Kjo ishte meritë e Selman Muzaqit, e Prof. Asllan Muratit dhe tërë Bashkësisë Islame të Kosovës.

  • ”Ne ty të kemi prijës shpirtëror”, i thoshte, Prof. Dr. Latif Berisha

Intelekti i Prof. Asllan Muratit për të qenë në shërbim të vendit të tij, ishte origjinal dhe dhunti e tij. Gjendshmëria e tij në shumicën e rasteve për rezistencë kombëtare, të bën të analizosh veçoritë e tij, se si ka mundur tëgjente rrugë për të dalënga kriza të ndryshme, qofshin ato edhe të momentit. Ai kishte një autoritet të jashtëzakonshëm në popullatë, e në veçanti te strukturat intelektuale. Mjafton të ceket në këtë rast respekti i Prof. Dr. Latif Berishës për Prof. Asllan Muratin. Citat, nga intervista e Prof. Asllan Muratit[4]: ”…E kam pasur mik të ngushtë Latif Berishën, me të cilin jemi takuar tri herë në javë. Ai ishte plot dhjetë vjet para meje. Ka qenë i lindur në vitin 1933, ndërsa unë më 1943-tën. Ishte profesor fakulteti e gjithashtu kryetar komune në atë kohë. Ka qenë e pamundur që të hyjë në dhomë përpara meje. Çdoherë më thoshte: Ne ty të kemi prijës shpirtëror, e para teje s’hyn askush. Ka pasur shumë respekt, ka qenë njeri engjull”.

Me shumë të drejtë edhe shumë intelektualë të tjerë e kanë cilësuar Prof. Asllan Muratin si ”prijës shpirtëror”. Këtë vlerësim ai e ka siguruar me punën e ndershme dhe të sinqertë, sepse vlerësimi i prof, Berishës nuk bëhej për shkak të moshës, por për në bazë të përgatitjes intelektuale që kishte secili. Atë kohë kishte njëavancimtë lartë tëteologëve tanë.

  • I ndjeri Xhevat Isufi, i cili më pat sjellë një regjistër me 72 artikuj mjekësorë. Tha: po na duhen për ushtarë

Prof. Asllan Muratit, ka ditur që aktualitetin e lëvizjeve kombëtare me kontributin e tij ta mbështesë në çdo formë të mundshme, me ide që mund të themi se janë universale, kur kemi rastin se si shfaqet nevoja për të kontribuar për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në çdo kontribut të tij, shofim se ka qenë prezent rreziku nga pushtuesi i huaj serb. Ai nuk ka pasur frikë nga regjimi serb, por është ruajtur të mos bie në dorë sepse ka konsideruar se i duhet të kontribojë edhe më tutje, aty ku e kërkonte nevoja, në fshehtësi të madhe edhe pse kohë pas kohe pushtuesi e ka ditur qëndrimin e tij.Ndaj, lirisht, mund të themi se, aty ku ka vepruar Asllan Murati, është rritur, është zgjeruar dhe thelluar vetëdijësimi kombëtar për pavarësinë e Republikës së Kosovës, gjë që kjo i ka penguar tej mase okupatorit serb. Po përmendim një rast, nga intervista e Prof. Asllan Muratit, citat[5]:

”Më kujtohet njëherë i ndjeri Xhevat Isufi, i cili më pat sjellë një regjistër me 72 artikuj mjekësorë. Tha: po na duhen për ushtarë, dhe unë kam shkuar në një barnatore dhe i kam thënë farmacistit: merre regjistrin dhe krejt këto barna qiti në një paketë e qitmi në veturë” (ende e kam atë regjistër diku) dhe kam shkuar e ua kam dërguar barnat në Bajgorë, në shtabin ku ishin Dr. Sami Beqiri, Dr. Adem Ademi, Dr. Faik Bllata, të cilët kanë bërë kujdestari me rend në ambulancën në Bajgorë”.

Megjithë vlerën e tij njerëzore, në rastet më të shpeshta, mund të thuhet se Prof. Asllan Murati, u shndrrua në faktor ndikues në lëvizjen gjithëkombëtare gjatë tëgjitha periudhave, sidomos atyre para luftës së Kosovës. Kanë qenë kohët më të vështira të veprimtarisë, kur është kërkuar nga Prof. Asllani, që me punë konkrete të arrihen rezultate me përvoja të kohës dhe t’u japin atyre me petkun[6] kombëtar. Madje, shumë aktivitete të tij sikurse rasti i 72 artikujve mjekësorë dhe raste të ndihmave të tjera që janë me qindra, dallohen me përqëndrimin e Prof. Asllan Muratit. Përcaktimi i qartë i tij për t’i kontribuar pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka një shtrirje të gjerë në fushëveprimtarinë e tij të dëshmuar.

  • Më kujtohet një ditë e Bajramit në Bare, kur i pajtuam disa gjaqe për një ditë

Gjatë viteve të nëntëdhjeta të rezistencës kombëtare në Kosovë, do të spikatet në tërësi rëndësia e faktorëve, që ishte vendimtarë për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Prof. Asllan Murati i kishte studiuar ata faktorë, si; rezistenca paqësore për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjuha, arsimi, historia kombëtare, parandalimin e spastrimeve etnike për të migruar shqiptarët nëpër vendet e botës dhe krejt në fund, lufta për çlirimin e vendit si fazë përfundimtare që ishte e pashmangshme. Mirëpo, për të filluar me luftë, duhej të pajtoheshin gjaqet në Kosovës, që ishte një numër i madh. Të gjitha këto të kurdisura nga pushtuesi serb, që sa më shumë të vriten shqiptarët në mes veti. Këtë edhe ia kishte arritur në njëfarë mase. Me iniciativën e Prof. Anton Çetes, për pajtimin e gjaqeve për Kosovë, Prof. Asllan Murati, menjëherë kishte filluar angazhimin për pajtimin e gjaqeve për komunën e Mitrovicës. Shih intervistën e Prof. Asllan Muratit, citat[7]:

”Hysen, të them të vërtetën, këtu në Mitrovicë kam qenë unë iniciator për pajtimin e gjaqeve. Unë e kam bërë një regjistër kush është në bela në Mitrovicë edhe i kam nxjerrë nja 30 familje që kanë qenë të ngatërruara mes vete. Një kopje të atij regjistri ia kam dhënë profesorit Selman Meha dhe kështu ka filluar edhe iniciativa për pajtimin e gjaqeve. Kam marrë pjesë çdokund në Kosovë: në Lubovec, në Bajgorë, në Bare e shumë vende të tjera. Kur e shihte Latifi që është ndonjë rast i vështirë për pajtim më thoshte: hajde hoxhë me ne, se pa ty s’mundemi, dhe kemi shkuar bashkë e kemi pasur shumë suksese. Më kujtohet një ditë e Bajramit në Bare, kur i pajtuam disa gjaqe për një ditë. Aty e kam mbajtur një fjalim, i cili është i botuar në libër. Latifi më tha: valla hoxhë sot na ke nxjerrë prej situatës, se unë e përshëndeta edhe presidentin Rugova, i cili për herë të parë na uroi Bajramin ne besimtarëve myslimanë, dhe në fund kam thënë:

O Isa bej dil nga kulla,

eja, eja shiqoj këta burra,

janëtububurrat e DrenicësdheShalës

qët’ijapin fund hakmarrjes”.

Edhe krijuesit më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, do t’ia kishin lakmi Prof. Asllan Muratit, se si në rrethana të tilla, një teolog shqiptar siç ishte ai, përmes vargjeve poetike, motivon dhe thërret të gjithë shqiptarët t’a zhdukin hakmarrjen. Formën se si e ka ndërtuar vjerrshën, mënyra se si është intonuar (Prof. Asllan Murati ka pasur një zë artistik) në momente të duhura, e që ishte kërkesë e kohës, dhe e fatit të njeriut shqiptar që i përngjet një apeli në duart e një atdhetari siç ishte Prof. Asllan Murati, ka pasur efektin e vet, sa që të pranishmit shumë herë i kanë përjetuar me lot. Në këtë mënyrë ideja e tij e shkoqitur, e përpunuar dhe e përhapur në tërë regjionin e Mitrrovicës dhe më gjerë, solli rezultate edhe në pajtimin e gjaqeve. Ky ishte një sukses i madh, dhe vlerësohej nga të gjitha anët, se Prof. Asllan Murati, kishte krijuar autoritetin në at masë, sa që mbështetej në çdo aspekt, kudo që shkonte dhe çfarëdo që kërkonte ai, sidomos kur ishte në pyetje çështja kombëtare.

  • 3 nëntori i vitit 1993, ishim mbledhur për ta festuar ditëlindjen e Hasan Prishtinës

Ndryshe prej numrit më të madh të teologëve shqiptarë gjatë periudhës së viteve të nëntëdhjetë, veprimtaria e Prof. Asllan Muratit, përveç asaj fetare, ai pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij ia kushton çështjes kombëtare, duke i motivuar dhe bërë thirrje te popullata për të punuar, vepruar, rezistuar dhe mos ta lëshojnë vendlindjen pa ndonjë arsye të madhe. Ishte më aktivi nga të tjerët, i cili çdo herë ka zbuluar padrejtësitë e pushtuesit serb, që planifikonin për spastrime etnike, vrasje e burgosje, sidomos në parandalimin e mbajtjeve të takimeve në përkujtim të figurave kombëtare, siç ka ndodhur në një rast i cili Prof. Asllan Murati tregon gjatë intervistës[8], citat:

”Edhe një rast tjetër më kujtohet. Ka qenë 3 nëntori i vitit 1993, ishim mbledhur për ta festuar ditëlindjen e Hasan Prishtinës, në shkollën fillore ”Migjeni”. Ishin diku rreth 70 intelektualë, Ramadan Rexha, Ibrahim Spahiu e plot të tjerë, veç kur kanë hyrë me automatikë, na kanë rrethuar. Ibrahimin e rrahënaty, e Ramadanin e morën me vete. Njëriprejoficerëvem’udrejtuamua e mëtha: hoxhë, çka po do tikëtu? I thashë: sikurtëgjithëtëtjerët. Kur më ka thënëhiqeshallin, unës’kamreaguar, po qyshkamqenëulurveç e kamqitkëmbënmbikëmbëedhe ai u kthyengatëtjerët e ka thënë: hoxhanë vend se tëshkojënëxhami, ka ardhurkëtunëshkollë. E unëiaktheva: kamqenënëxhami e tashkamardhurkëtu, me popullintim.Sapo u çuaRamadani jam çuaredheunë pas tij, edhem’ikanëvënëdyautomatikëtnëshpinëedhe pasha Allahunmëjanëdukursidyzogj, edheveç jam frikësuarqë po vritenshumënjerëz se deshat’uamarrautomatikët me dorë, hiçnukuakampasurfrikën. Na kanëfuturnëveturë. AtjeishteRamadani, para mejekishtehyrëedheJakupCeraja, pas mejehyriHalit Barani, duke hyrëunë, mëkanërënë me shufërdisaherënëshpinë. Halit Barani, duke u larguarpërt’ishpëtuargoditjeve, e rrokkokënpërdorezëtëderësdhepërgjaket. Krejt mjekra i bëhet e kuqe prej gjakut të vet. Prej të gjithëve sa ishim aty në shkollë, 37 veta gjithsej, na morën. Na kanë dërguar atje në polici, na kanë futur të gjithë në një dhomë, na i morën letërnjoftimet dhe shkuan t’i regjistrojnë. Mua ma hoqën kapelën dhe më ndanë prej të tjerëve. Më dërguan në një dhomë me dhjetë milicë. Aty më kanë maltretuar të dhjetit përnjëherë. Më kanë goditur herë pas here. Pas pak e kanë prurë Halit Baranin. Atij vazhdonte t’i rridhte gjaku. E morën shallin tim prej tokës, ia qitën atij në krye edhe ia dhanë një shuplakë. Më pas  na kanë larguar prej asaj dhome. Na kanë çuar te shokët e tjerë. Prej aty një nga një i merrnin duke i rrahur e maltretuar dhe krejt në fund më thirrën e më dërguan në një kat më lart. Aty kish qenë një burrë, kështu i moshës tënde, dhe më tha: më vjen keq që të ka ndodhur kjo, por a po më tregon diçka drejt: kush është organizatori i krejt kësaj? A ështëBashkësiaIslame? I thashë: nuk e di, po tëishte BI-ja, do tëthojaunë jam organizatori. Tha: mirë, a po më tregon se për çka jeni tubuar? I thashë se jemi tubuar për ta festuar ditëlindjen e një demokrati që s’e ka Evropa, Hasan Prishtinës. Tha: unë kërkoj prej teje që t’i tregosh xhematit tënd, që nuk po vriten veç shqiptarë, por po vriten edhe policia jonë. I thashë: unë lexoj gazetën përditë, edhe shikoj lajmet, e deri tash s’kam dëgjuar që është vrarë një polic i juaji prej shqiptarëve. Pastaj më tha: je i lirë, mund të shkosh. Kurse të tjerët kanë mbetur atje. Kam shkuar në shtëpi dhe të nesërmen kanë ardhur të më vizitojnë Latifi me Bajram Rexhepin”.

Rezitenca e pathyeshme shqiptare i përgjigjet me frymë demokratike dhe me frymë përparimtare pushtuesit serb, duke i treguar se ne jemi të pathyeshëm pavarësisht dhunës, vrasjeve, helmimeve dhe burgosjeve të shqiptarëve. Të tilla maltretime nga regjimi serb, vetëm sa e kishin përshpejtuar përhajpjen e kërkesave shqiptare, depërtimin dhe përhapjen e ideve demokratike te shqiptarët dhe të vet Prof. Asllan Muratit, me të cilat synoheshin ta mbajnë rrugën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, sikurse që ishte rasti për shenimin e ditëlindjes së ideologut të madh Hasan Prishtina. Prof. Asllan Murati, me të drejtë ishte rreshtuar tanimë në rrugën për pavarësi kombëtare për të mbrojtur interesat e popullit SHQIPTAR, për gjuhën, kulturën, për shkollën shqipe, për pajtimin e gjaqeve ndër shqiptarë, dhe mbi të gjitha duke luftuar ndarjen fetare ndër shqiptarë. Prof. Asllan Murati, ishte çliruar nga paragjykimet fetare të rrymave të ndryshme. Kjo ishte arma më e fuqishme e Prof. Asllan Muratit.

  • Për varrin e Isa Boletinit, që ndodhet në Podgoricë, më ka treguar Islam Shabani

Pa anjë dyshim, kemi rastin më të ndjeshëm të lëvizjeve të Prof. Asllan Muratit, kur ai duke i plotësuar dhe qartësuar idenë e tij për çështje kombëtare, si në pikëpamje kombëtare dhe fetare me të cilën realizon synimin e tij për të ndikuar në njërën anë në thellimin e domethënieve të tij për pavarësinë e Republikës së Kosovës, kurse në anën tjetër thjeshtësimin e punëve se si duhet punuar me lehtësi dhe pa frikë për pavarësi. Kjo, Prof. Muratit i ka rezultuar se pjesë  e pandashme për ta arritur qëllimin dhe penguar synimin e regjimit serb për ndarjen e Kosovës, e nuhatë me kohë dhe vendos që figura heroike kombëtare e Isë Boletinit duhet të varroset në fshatin e  lindjes në Boletin.

Veprimtaria e madhe e tij, ndonëse me një shumësi ideshë dhe guxim të pashoq, ku si temë qëndrore kishte ruajtjen e kulturës shqiptare, arsimimin dhe çlirimin e vendit nga pushtuesi serb, ishte aq e pasur dhe me vlera esenciale. Përballë të gjitha këtyre, Prof. Asllan Murati, i çaset një vepre madhore, për sjelljen e eshtrave të Heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit. Për këtë po e sjellim në tërësi ngjarjen se si ka ndodhur, nxjerrë nga intervista e tij, citat[9]:

”Mua për varrin e Isa Boletinit, që ndodhet në Podgoricë, më ka treguar Islam Shabani, i cili e ka kryer ushtrinë në Podgoricë në vitet e 70-ta, dhe kur ka ardhur më ka thënë: Mulla Asllan, e kam parë varrin e Isa Boletinit në Podgoricë, shkruante Isa Boletinac. Në vitin 1998, ka qenë muaji prill, kur ka ardhur akademik Pajazit Nushi me Prof. Dr. Masar Rizvanollin te Latif Berisha dhe i kanë thënë se duhet sjellë eshtrat e Isa Boletinit në Mitrovicë sepse në mënyrë zyrtare nuk kemi mundur e duhet përmes Bashkësisë Islame. Kanë ardhur, më kanë marrë mua dhe kemi shkuar në një shtëpi pas shkollës ”Migjeni”. Kemi qenë unë, Latifi, Pajazit Nushi dhe Masar Rizvanolli edhe më është drejtuar Pajazit Nushi duke më thënë: kemi ardhur që të shkojmë t’i marrim eshtrat e Isa Boletinit në Podgoricë. Tha: unë në vitin 1968 kam qenë përgjegjës për arsim dhe kulturë për Kosovë dhe më kanë dërguar në Podgoricë, bashkë me Mahmut Bakallin dhe me Xhavit Limanin zyrtarisht për t’i kërkuar eshtrat e Isa Boletinit, por nuk m’i kanë dhënë me arsyetimin se Isa Boletini ka qenë aleat i Austrohungarisë e Austrohungaria ka qenë okupatori ynë. Kështu që, ne kemi ardhur te ti, që përmes teje të arrijmë t’i marrim eshtrat e Isa Boletinit. Unë i thashë se do ta marr përsipër, por sa kam sukses është pikëpyetje, por e mira është që unë e kam shok shumë të mirë kryetarin e Bashkësisë Islame për Malin e Zi, Idriz Demirin. Më 6 maj të vitit 1998, Remzi Murati, djali i çikës së Isa Boletinit, unë dhe Muhamet Shukriu edhe një Fetah Hasani nga Kqiçi i madh, i cili na ka dërguar me veturë, jemi nisur për atje. Kur kemi dalë në Rozhajë, na kanë ndalur policia e Malit të Zi dhe na kanë kontrolluar për armë. Unë u thashë: pse po na kontrolloni? Unë jam teolog, unë s’mbaj armë. Arma ime është lapsi dhe gjuha. Na kanë lëshuar, kemi vazhduar dhe kemi mbërrijtur në Podgoricë. Kur kemi shkuar te varrezat, po thotë Muhamet Shukriu: ja ku është varri i Isës, 8 metra prej trotuarit. Ai kish qenë më herët, prandaj e dinte. Kur dolëm prej aty, unë e hoqa shallin, e lashë në veturë. PrejatyshkuamnëBashkësinëIslamedhe u takuam me Idrizin. Kur më pa mua, tha: hajdehoxhaim (edhe ai e kishtekryermedresennëPrishtinë). Unëi them: kemiardhur me punë. Duamt’imarrimeshtrat e Isa Boletinit. Dhe ai po thotë: po nuknaijapinkurrëmalazezët. I thashë: nuknaijapin, por ne  imarrimvetë, sepsetevarrezatkishinvendosurshilarëset, luanin me top mbivarredhepërkëtë ne duhet ta shkruajmënjëshkresëpërKuvendinKomunal, se po bëhetdiskriminimndajvarrezavetëmyslimanëvedhekyështëofendimpër ne. Prandaj, ne kërkojmënga KK qëtënalejojët’imarrimkëtaeshtraqëtëmosshkelen. Dhe ai ithotësekretarit: kapemakinën, shkruajçkatëthotëhoxha. Pastaj e nënshkroidhee  protokolloi. Më 7 maj e kemidorëzuarshkresënnëkomunëdhekemipriturderinëtetortë 1998-tës.

  • …Del nëgazetëlajmikush do t’imarrëeshtrat e tëparëveqëjanëtëvarrosurkëtu, mundt’imarrë

Pas kësaj, del nëgazetëlajmikush do t’imarrëeshtrat e tëparëveqëjanëtëvarrosurkëtu, mundt’imarr. MuamëthërretnatënIdrizi e mëthotë: Mulla Asllan, tëvishshpejtkëtu se ka dalënëfletëzyrtarekushdo  t’imarreshtrat, mundt’imarr. Unëtënesërmen me mëngjes e kamthirrurLatifindheikamtreguar. Ai tha: unë po shkojnëPrishtinëtekryetariRugovapërt’itreguarsiështë puna. Rugovaiakishtedhënë 2000 markaLatifitpërshkuarjennëPodgoricë. Mirëpo, unënukshkovaqëtëmosbienësypërshkaktëshallit. Vetëm e lajmërovaIdrizin, qëjanënisurdyshokët: MuhametShukriuedhenipii Isa Boletinit (djaliivajzësShehide), RemziMurati. Pritiatjedhendihmojupërçkatëkenënevojë. Ata kanëshkuarnëkomunëdheiukanëthënë: kemiardhurt’imarrimeshtrat e tëparëvetanë.  Komunarëtatyuakanëkthyer: po more shkonimerrni. Këtas’kanëtreguar fare përIsën. Kanë shkuar te varret, i kanë hapur 40 cm me gërmues. Pastaj, i kanë marrë punëtorët, i kanë hapur varret e mandej i kanë pastruar eshtrat me mistri e me brushë, i marrin eshtrat e tetë kufomave dhe i vendosin nëpër qese të najlonit dhe i çojnë në hotel. Aty qëndrojnë plot tetë ditë. I pastrojnë eshtrat dhe ua vënë vetëm inicialet, jo emrat e plotë, dhe pas tetë ditësh i ngarkojnë në autobus edhe i sjellin në Mitrovicë, pa therrë në këmbë. Ka qenë data 20 tetor 1998, kur i kanë sjellë në zyrën time dhe i kam fshehur nën krevat. Muhamet Shukriu shkoi në Prizren. Unë ia pata nxjerrë biletën. I pat shkruar disa tiketa të plastikës me emër dhe mbiemër dhe datën e lindjes dhe të vdekjes dhe i ka sjellë. Ato tiketa ua kemi vendosur nëpër qeset ku kanë qenë eshtrat. I kam marrë unë eshtrat dhe i kam dërguar te varrezat në Zhabar. Aty ka qenë një shupë dhe mua m’u mbush mendja ta hap një gropë aty brenda saj e t’i varros në të. Por, Muhamet Shukriu më tha: vallahi bre hoxhë turp  më vjen ta varrosim Isa Boletinin në atë shupë. Pas kësaj, u kthyem në Mitrovicë. E kam marrë një arkivol të limit dhe një bocë me oksigjen për ta salduar dhe i kam thirrur dy veta: Mustafë Shalën dhe Mehmet Beranin (dytë janë gjallë, i kanë mbi 80 vjet). U kam thënë: ejani ta saldoni arkivolin e Isa Boletinit. Ata pa përtesë dhe me vullnet e kanë bërë atë punë. Pasi i kanë përfunduar, i kam vendosur me rend: Isën, Halilin dhe Zahitin (dy djemtë e Isës), pastaj dy djemtë e Ahmetit, vëllait të Isës, mandej Radisheva (miqtë e Isës) edhe ka qenë një kushëri prej Isniqi, gjithsej tetë. E kam mbështjellë arkivolin me një najlon të madh që mos të ndryshket në dhe. Pasi është falur namazi i jacisë dhe kanë dalë xhemati, e kam marrë lopatën dhe kam filluar ta hap varrin bashkë me Mustafën dhe Mehmetin. Ka qenë diku ora 11 e natës, data 25 tetor 1998. I kemi varrosur aty. Unë ua vendosa një gur të një varri të vjetër që të mendojnë të tjerët se është varr i vjetër, por i riparuar. Të nesërmen ka ardhur Latifi dhe i kam treguar për varrin. Pastaj edhe Murati, nipi i Isës. Vetëm këta pesë veta e kemi ditur sekretin. Asnjë më shumë.

  • Deri në shtator të 2004-tës e kemi mbajtur këtë sekret

Deri në shtator të 2004-tës e kemi mbajtur këtë sekret vetëm ne të pestët. Më 2004-tën u organizuam për t’i varrosur. E bëmë këshillin me kryetar Pajazit Nushin, pastaj Zekerija Cana, Arif Muqolli, unë, Remzi Murati etj., dhe  thanë: duhet të futet në këshill edhe ipeshkvi i Kosovës. Kur e votuan atë, unë propozova që të jetë anëtar i këshillit edhe Naim Tërrnava, i cili në atë kohë ishte kryetar i BIK-ut. E bëmë krejt planin, që t’i ftonim Tiranën, Shkupin, Preshevën, Medvegjën, Malin e Zi, arbëreshët, shqiptarët nga diaspora dhe të bëhet një varrim madhështor. Po ashtu, e parapamë që të mbahet një akademi përkujtimore e aty të mbajnë fjalim presidenti Rugova, e në Mitrovicë Faruk Spahiu, kryetar i qytetit, në Boletin të flasë Zekerija Cana si historian, Bajram Rexhepi kryeministër edhe Agim Ҫeku si gjeneral i TMK-së. Unë propozova që eshtrat t’i vendosim para KK për homazhe e aty të mbajë fjalimin Faruk Spahiu dhe pastaj të dërgohet arkivoli në dorë, jo me veturë, deri te ura e Sitnicës, dhe prej aty me veturë deri në Boletin. Kur e dërguam njoftimin në KFOR që kemi planifikuar që më 7 shtator  t’i rivarrosim eshtrat e Isës, ata na thanë se nuk bën të dalë TMK-ja me Agim Ҫekun, për të tjerët s’ka problem. Ishim në zyrë të ministrit Brajshori dhe vendosëm të shkojmë te Presidenti për të biseduar se si t’ia bëjmë. Kur shkojnë te presidenti dhe i tregojnë, ai thotë se Isa Boletini ka qenë gjeneral dhe ai duhet të varroset në mënyrë ushtarake ose hiç. Dhe kështu u shtye rivarrimi. Por, pastaj filluan të vijnë te xhamia gazetarët, duke kërkuar t’u tregojmë ku janë eshtrat e Isës. Por, unë nuk pranova asnjëherë. Një ditë prej ditësh e pashë që e kishte rrëzuar dikush atë gurin e varrit edhe unë u frikësova mos e kanë zbuluar. Unë nuk i kisha treguar askujt, por atë ditë kur e kishin vrarë Latifin, (unë e kam varrosur, i ka pasur tre plumba, një në zemër, një në faqe dhe një pas veshi. Halit Barani e ka incizuar teksa unë e laja). Policia më kërkonin edhe mua dhe i them një shoku të ngushtë se nëse vdes, po ta lë amanet t’u tregosh organeve shtetërore se ku janë eshtrat e Isa Boletinit. Ai ka qenë arkëtari im, Shefqet Bilalli. E kam varrosur Latifin, e kam mbajtur fjalimin te varri i tij dhe në mes tjerash kam thënë: gjaku i këtyre dëshmorëve tanë ka për t’i mallkuar këta gjakpirësa. Harrova të tregoj se kam dalë në Shqipëri, kam qëndruar dy muaj, në prill të vitit 1999 e jam kthyer më 25 qershor, po atë ditë që ka hyrë KFORI në Mitrovicë. Menjëherë kam shkuar në xhami për të shikuar a janë eshtrat aty dhe e kam parë që aty ishin. Edhe pse më ishte djegur shtëpia, në vlerë diku 100 mijë euro, kur e pashë që eshtrat janë aty, e kam harruar shtëpinë. Por, pastaj, kur e kam vërejtur që dikush e kishte rrëzuar gurin, i kam marrë dy djemtë e mi dhe kemi shkuar e i kemi hequr prej aty shpejt e shpejt  (kjo ka ndodhur më 10 shtator 2004) dhe i kemi dërguar në oborrin tim. Aty i kemi varrosur dhe kanë qëndruar aty deri më 2011-tën. Kam shkuar sipas traditës, kam bërë lutje shumë shpesh.

  • O Isa bej, sot Kosova është e pavarur, pusho i qetë. Për atë që ti luftove 30 vjet me pushkë në dorë.

Më 17 shkurt, kur u shpall Pavarësia e Kosovës, kam shkuar te varri duke qarë, dhe  thashë: o Isa bej, sot Kosova është e pavarur, pusho i qetë. Për atë që ti luftove 30 vjet me pushkë në dorë. Më në fund, në vitin 2011 erdhi Avni Kastrati dhe tha: duhet bërë ADN-në dhe ua dorëzova. E patëm mbajtur një kuvendim në Boletin me Ramadan Kelmendin, në vitin 2007, ku unë kam thënë se qeveria e deritanishme nuk ka bërë asgjë për Isa Boletinin, dhe derisa ta ndërtojë qeveria kullën e burrave si kullën e Isa Boletinit, unë eshtrat nuk jua jap. Por kur më thanë se  duhet bërë ADN-në, ua kam dhënë dhe i kam thirrur më se 50 veta në oborrin tim, ndër ta Pajazit Nushin, ministrin e kulturës, Dr. Arsim Gërxhaliun, Prof. Mehmet Rukiqin, akademik Mehmet Halimin, drejtorin e Arkivës së Kosovës, Isuf Osmanin, dr. Shefki Sejdiun, i kam thirrur familjarët e Isës, Isniqin dhe nja 30 vllaznillak të mi dhe me kamerë e kemi incizuar çdo moment. Kjo ka ndodhur në qershor të 2011-tës. Aty i kam përshëndetur mysafirët dhe kam thënë se sot është një ditë e madhe për mua, sepse po e heq një barrë që e kam mbajtur me vite e po ua dorëzoj organeve shtetërore për ADN.

… Po, ADN-ja u bë në Gjermani dhe u vërtetua që janë eshtrat e Isës dhe u mor vendimi që të bëhet rivarrimi në Boletin”.

Po, pikërisht ishte Prof. Asllan Murati, i cili kishte përvojën e duhur, kishte njohuritë dhe aftësinë ta përgatiste këtë plan të zgjeruar për sjelljen e eshtrave të Herit tonë Kombëtar Isë Boletini dhe djemve të tij. Ishte intelektual, i cili  bazohej në të kaluarën për të vepruar për të ardhmën.

Prof. Asllan Muratiishte atdhetar i pakompromisë për interesa të çështjes kombëtare shqiptare, ai ishte në gjendje të bënte çdo gjë. Ai, jo vetëm se ishte në gjendje të organizojë procese me interes kombëtar si është më së miri, por ai ishte edhe në gjendje të kritikoj aty ku e kërkonte nevoja e interesit kombëtar, pa dallime, qofshin edhe pushtetarë të lartë të shtetit. Ai, vërtetë ka punuar dhe vepruar me një përkushtim të pashoq, e shumë herë edhe me emocione sikurse rasti i varrimit të eshtrave të Isë Boletinit, duke e nxjerrë lotin për atdhetarët që kanë flijuar jetën për lirinë e vendit të tyre. Nga shumë figura atdhetare, e fetare, figura e Prof. Asllan Muratit, si intelektual, spikasin figurën e tij të ndritur, duke e rënditur si njëra ndër figurat më të ndritshme shqiptare për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, Prof. Asllan Murati, u shndrrua nëbartës të frymës tolerante për kohën sa ai ka vepruar dhe punuar.

Qëndrimet e tij ndaj ngjarjeve historike të kohës, ndaj jetës së njeriut dhe mohimin e të drejtave të tij për lirinë, sikurse që ishte regjimi okupues i Serbisë, ishte mjaftë i ashpër dhe asnjëherë nuk ka mundur ta përballojë padrejtësinë. Ai, ka reaguar me kohë nëpër shumë, televizione, gazeta dhe portale shqiptare për të drejtet e shqiptarëve të lirisë kombëtare dhe fetare. Ai, rëndom e ka nuhatur anën e mbrendshme të politikës së shkjaut, edhe ishte në gjendje t’i kuptojë drejtë shkaqet dhe pasojat që mund t’i vinin popullit Shqiptar.


[1] Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi;

[2]Prof. Asllan Murati, lindi më 12 shkurt 1943, në fshatin Zhabar i Ulët, komuna e Mitrovicës; Shkollën fillore e kreu në Zhabar, kurse shkollën e mesme të Medreses, në Prishtinë, 1966. Shkollimin e lartë Histori-Gjeografi e mbaroj në Gjakovë, 1971; Diplomoi në Universitetin e Prishtinës Dega e eOrientalistikësmegjuhëtorientalearabisht, turqishtdhepersisht; U zgjodh si kryeimamnëBashkësinëIslame (BI)përMitrovicënëvitin 1975;  Nëvitin 1982 ështëzgjedhurkryetar i BI-së, njëkohësishtedhe si delegat ngaMitrovicapërKuvendin e Kosovës (Kuvendin e BashkësisëIslametëKosovës), njëheritedhenënkryetar i KuvendittëBashkësisëIslametëKosovës (BIK-ut), nëperiudhën 1982-1986; Delegat ngaPrishtinapërSarajevë, si përfaqësues i BIK-ut dheatjeështëzgjedhuranëtar i kryesisësupremepërkrejtish-Jugosllavinë, në vitet 1982-1986. Nëmandatin e dytëprapëzgjedhet delegat nga Kosova dhezgjedhetnënkryetar i KuvendittëBashkësisëIslamepërish-Jugosllavipërperiudhën1986-1990. Përherëtëparëkanëqenë dy shqiptarë, kryetar ka qenëIdrizDemirajnga Mali i Zi, dhe Prof. AsllanMuratiNënkyretar, kjo i ka lidhurpërt’imarrëeshtrat e IsëBoletinit; Kryetar i BI-sënëMitrovicë, 23 vjetpandërprerë 1982-2003, dheua ka mundësuarpërmbajtjen e procesitmësimorpastajmbajtjen e mbledhjevenëpërxhamitëqytetit, sidomosLidhjesDemokratiketëKosovës-Dega nëMitrovicë, e cila ka qenëlëvizjegjithëpopullore; Kontribuespërpajtimin e gjaqevenëregjonin e Mitrovicësdhemëgjerë; I burgosur, e i maltretuarngapoliciaserbepërshkaktëangazhimittëtijnëçështjenkombëtare; Njeriumëmeritor i ruajtjessëeshtravetëIsëBoletinitdhefamiljesBoletini; Mbështetës i fuqishëm i ShoqatëssëShkrimtarëvedheArtistëveShqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

[3] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 30

[4] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 30-31

[5] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 31

[6]Veshje e sipërme burrash ose grash; rroba, veshje; zakon. kostum (kryesisht për burra).

[7] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 31

[8]”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 33-34

[9] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 35-39

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch