Home » Lajme » Prof.Sejdi BILALLI, më shumë se një gjysëm jete ja kushtoi numrave, thysave.. për nxënësit e tij, që sot janë doktor shkence

Prof.Sejdi BILALLI, më shumë se një gjysëm jete ja kushtoi numrave, thysave.. për nxënësit e tij, që sot janë doktor shkence

Profesor Sejdi Bilalli nga Presheva emri i të cilit ka pushtuar mbi NJË MILION kopertina të librave të matematikës në Kosovë, Shqipëri, Luginë të Preshevës ..Pofesor Sejda, siq njihet ndër ne ja kushtoi arsmimit më shumë e gjysma e jetës së tij, gati një gjysëmshekulli, flet për AIK “Presheva Jonë” mbi  jetën e tij me ditarë n’dorë mbi 40 vjet,  punën, vështirësitë, saktificat, sukseset të cilat e kanë përcjellë gjatë rrugës shumë të gjatë misionit të tojë të shenjtë të arsimimit dhe edukimit të brezave të tërë që sot ato janë doktor shkence, kuadro në universiteve tona dhe ndërkombëtare.

Agjencia Informative Kombëtare “Presheva Jonë” ju prezanton për herë të parë më gjërësishtë rrëfimin e prof.Sejdi Bilallit. Në këtë intervistë,profesori i rrespektuar flet për vështirësitë për shkollim gjatë viteve të `60,ai tregon se si sot e kësaj dite me mallë e kujton ditën kur iu deshtë të largohet për shkaqe ekonomike nga fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup. Këto dhe shumë gjëra të tjera të autorit të mbi 1.000.000 ekzemplarëve të librave matematikore…

    Profesor Sejdi Bilalli i lindur më 1 mars të viti 1945 në Preshëvë,shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer në Preshevë,duke qenë pjesë e gjeneratës së parë të gjimnazit “Skenderbeu“. Pas mbarimit të gjimnazit prof.Sejdi Bilalli konkurroi në Shkup në fakultetin e Ndërtimtarisë ku si i vetmi shqipëtarë u pranua në atë fakultet duke e dhënë provimin pranues në vitin shkollorë 1965/66. Shkaqet ekonomine e detyruan që pas vetëm një muaji ti ndërpres studimet në Shkup megjithëse ende i dhemb fakti që iu është dashur të largohet nga profesioni të cilin e ka ëndërruar tërë jetën Inxhinier.

    Pasi u detyrua ta lë fakultetin e Ndërtimtarisë,profesor Bilallit i erdhi një mundësi e cila mbase mund të quhej “apostafat“ për të,pasi që Komuna kishte shpallur konkurs për student që dëshironin të vazhdonin studimet në lëmin e Matematikës dhe Gjuhës,kuadro këto të cilat i duheshin shumë tërë Luginës. Profesori nuk e lëshoi këtë mundësi dhe u regjistrua edhe pse me vonesë në Universitetin e Prishtinës më 20 nëntor 1965 dhe e përfundoi më 11. shtator 1971.

    Se është një punëtor i palodhshëm dhe i zellshëm,Bilalli e ka dëshmuar qysh në fillet e karrierës së tij tani më teje të madhe në lëmin e matematikës,ai filloi të punoj menjëherë pas përfundimit të shkallës së parë të studimeve pra ende pa i përfunduar ato së pari në sh.f.“Emin Duraku“ në Prishtinë,një vit më vonë është punësuar në shkollën e mesme Ekonomike të Prishtinës,kurse gjatë dy viteve 1970/72 ka punuar si profesor i rregullt në “19 Nëntori në Prishtinë“.

    Meqenëse profesori e dinte misionin e tij përse kishte shkuar në Prishtinë,pra të bëhej kuadër për ti arsimuar e edukuar nxënësit e rinjë të vendlindjes,ai në vitin 1973 u kthye në gjimnazin “Skenderbeu“ por tani si profesor ku edhe punoi deri në pension në vitin 2009.

    Profesor Sejdi Bilalli për herë të parë për lexuesit e AIK-Presheva Jonë flet për dashurin e tij për matematikën,për të cilën megjithëatë më shumë se që flet tani vetë profesori flasin botimet rekorde të tija,për të cilat do të flasim më poshtë.

    Sejdi Bilalli: Gjatë shkollimit fillorë,kam pasur fat që për arsimtarë të matematikës e kam pasur të palodhshmin Ymer Shabanin i cili sot është në pension. Metodat e arsimtarit Ymer për zgjidhjen e problemeve nga lënda e matematikës më bënë që lënda e matematikës për mua të jetë më dashura për mua. Që nga cikli i ulët i shkollimit,unë fillova që më së miri ta mbizotëroj lëndën e matematikës duke e dalluar nga lëndët tjera,për mua gjithmonë ka qenë një kënaqësi e veqantë kur njohurit e mia të fituara gjatë punës dhe ushtrimeve në matematikë i ndaja bashkë me shokët e klasës,të cilën kishin nevoj.
   
   Matematika është shkencë mbi shkencat tjera,por në të njejtën kohë thëm se matematika është shërbëtore e të gjitha shkencave të tjera pasi që pa të nuk bënë asnjë shkencë. Ajo është zhvilluar dhe përsosur me kalimin e kohës dhe rritjes së kërkesave të cilat kanë ardhur si pasojë e zhvillimeve të ndyshme shoqërore.

    Profesor, ju lutem mund të nas thoni  cilat kanë qenë peripetit, sakrificat dhe sukseset e njeriut, emri i të cilit është i shkruar mbi kopertinat e mbi 1 milion ekzemplarëve të librave shkollore, me të cilat sot zhvillohet rinia Kosovare?

    Si fëmij kam qenë shumë kurrioz në zgjdhidhjen e problemeve,qka më ka shtyrë që të jem parapagues i revistave enigmatike si “QUIZ“ e Zagrebit,“Razonoda Miliona“ e Beogradit,që do të thotë se inspirimi im për të vazhduar me përkushtim të punoj me aq dashuri për matematikën i kishte bazat këtu.

    Pasi përfundova fakultetiin,u ktheva në Preshevë si profesori i vetëm i matematikës në tërë Luginën e Preshevës deri në Shkup. Gjatë funksionimit të drejtimit Matematiko-Natyrorë në gjimnazin tonë në Preshevë unë e mbuloja pjesën e matematikës,dhe sot mund të themi lirisht se nga ai gjimnaz kanë dalur kuadro të shumtë nga lëmi të ndryshme të jetës.
    Duke ditur pasionin tim për Matematikën Enigmatike,unë fillova tani më vetë të përpilimin e problemeve matematikore,duke i botuar punimet nëpër revista të ndryshme shkencore. Punimet e para i botova në vitin 1975 “Eurekë“ revistë kjo shumë prestigjioze në atë kohë,e që unë deri më tani aty kam botuar më shumë se 300 punime.

    Duke pas parasysh që puna ime po pëlqehej në masë të madhe në atë kohë,interesim për të marrë punimet e mia shprehën edhe shumë revista tjera si -Orbis- 36 punime,-Quiz- 18 punime,-Plehuvila-23 punime,në-Veqer Test-  si dhe në -Kotelec- nga mbi 40 punime etj.

    Në vitin 1979 në Bergish të Gjermanisë Perëndimore u shpall një konkurrs ku konkurrova me tre punime enigmatike ku të triat mu pranuan dhe mu vlerësuan me nota shumë të larta nga ekspertë botërorë të enigmatikës,sukse ky i cili më solli bashkpunim me revistën me renome botërore “Bastai Rotsel Zeitung“ ku botova mbi 25 punime. Në “Royzryëka“ dhe “Reëija Rozryëka“ të cilat botoheshin në Varshavë të Polonisë,poashtu kam botuar mbi 50 punime. Në 1982 më ftuan në Kongresin Botërorë të Enigmatikës,ku për shkaqe objektive nuk arrita të marrë pjesë

    Gjatë punës time si profesor i gjimnazit kujtoj shumë momente të vështirësive,por ato që gjithmonë ma mall i kujtoj janë ato të kënaqësive dhe sukseseve të të arriturave të nxënësve nëpër gara dhe olimpiada kombëtare e ndërkombëtare,ku më besoni se asnjëherë nuk jemi kthyer pa shpërblime,qofshin ato Mirënjohje,Diploma apo edhe Medalje. Përpos punës time si profesor,dhe pjesëmarrës nëpër revista me punime matematikore,unë jam marrë edhe me hartime të teksteve shkollore të ndryshme që nga parashkollorë e deri të shkollave të mesme,si për mësim të rregullt ashtu edhe për mësim shtues e për gara. Këto libra të cilat ndjeja kënaqësi kur i shihja nxënësit se po mësojnë me to,i kam arritu duke e falemderuar bashkëpunëtorin tim më frytëdhënës Prof.Dr.Ramadan Zejnullahu.

    Prof.Sejdi Bilalli është autor i 120 teksteve mësiomore nga Matematika

    Sejdi Bilalli: Bashkë me profesorin e nderuar Ramadan Zejnullahun deri më tani kemi botuar 120 tituj me literaturë nga me e shumëllojshmja në lëmin e Matematikës. Mund tju them edhe një tjetër gjë,se këtë vitë botuar 1.000.000 ekzemplarë në kopertinat e të cilave figuron emri im dhe i Prof.Dr.Ramadan Fejzullahut,tirazh ky nga i cili sot mësojnë mbi 400.000 nxënës.

    Unë me bashkëpunëtorin timë,jemi munduar që ta largojmë atë paragjykimin i cili ekëziston prej kohësh se matematika është lëndë e vështirë,duke u munduar që me anë të metodave më të avancuara të bëjmë që duke shfrytëzuar komunikimin arsimtar-nxënës,të jemi sa më afër kurreshtjes së nxënësve për ti tërhequr ata që ta dojnë matematikën.

    Kohëve të fundit me prof.Fejzullahun jemi në përgatitje të teksteve nga klasa I-IV,me të cilat përmes Këshillit Nacional do të konkurrojmë në ministrinë e arsimit të republikës së Serbisë për qka jemi duke pritur përgjigje. Gjithashtu jemi në punim të 9 teksteve të cilat i kemi quajtur “Matematika Praktike në Pushim“

Kushtrim MALIQI

Preshevë, 14 qeshor/ AIK-Presheva Jonë

Explain that you’ll allow them to change the passwords on their accounts, probably one at a time, spying.ninja once you feel they deserve to have full control again

2 Responses

  1. dr.Jim Abazi thotë:

    Merita prof.Sejdi Biladhi eshte e pakontestuar, me vlera dhe baza te larta shkencore .Vetem nje sqarim te shkurter nga aspekti mesimore.Mbas 25vite te kaluara nga gjimnazi i Presheves mu u deshte te hyje ne provim te algjebres dhe prekalkulusit ne Amerike, nuk kisha kohe te pergadise provimin dhe i thash vehtes ta provoje se prof Sejda ka thone se ku do ne bote qe te shkosh nuk ke me pasur problem.Ishte e vertete baza dhe themeli i tij eshte shembull i vertet i te ardhmes tone dhe shumica e gjeneratave duhen te jete shembulli tij.Pershendetje te gjitheve shiptareve ne rajon nga USA.
    dr.Jim Abazi

  2. Xhemaledin Salihu thotë:

    Profesorin e matematikes, Sejdi Bilallin e pergezoje per punen e tij mesimdhenes i matematikes, por edhe autor i shume teksteve nga lenda e matematikes.
    I uroje shendet dhe pine te mbare te metutjeshme.

    Xhemaledin Salihu, Presheve

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch