Home » Opinione » Profetët kanë pushuar së ekzistuari!

Profetët kanë pushuar së ekzistuari!

Kriza e një shoqërie eskalon në luftë kur jopajtueshmëria e njërës palë kalon në dhunë përmes legjitimizimit të autoriteteve. Kjo formë radikale e qasjes haset tek besimtarët fetarë gjithandej në planetin tonë, tek nacionalistët e tepruar që shëndrohen në nacistë e fashistë, por edhe nga shumë ideologji tjera që thirrnin në linçimin e të gjithë atyre që nuk ndajnë të vërtetën e plotë të tyre. Derisa radikalizmi definohet nga dhuna si mjet për të arritur objektivat, linçimi intelektual përmes ‘legjitimitetit’ individual është gjithashtu “dhunë” ndaj fjalës së lirë që e ngulfatdebatin dhe thellon edhe më shumë uniformitetin. Prandaj, për ata që flasin ndryshe, sa do të çmendur të duken, le ti trajtojë historia dhe jo politika e individ që thirren në të vërtetën absolute sepse me gjithë ngritjen e niveleve intelektuale, në mesin dhe kohën që jetojmë, fatmirësisht, profetët kanë pushuar së ekzistuari.

 

Debatet e mëdha shpesh sfidojnë bindjet e çimentuara që jo rrallë herë shkaktojnë tronditje mentale tek publiku gjerë. Mirëpo, sado banale që duken në kuptimin e parë (e jo në shikimin e parë siç ndodh tek ne ku një numër i madh lexon titullin hollivudian dhe i bashkangjitet turmës në rreshta) këto debate ngrisin nivelin e vetëdijes dhe japin hapësirë që të sfidohet uniformiteti.

 

Kjo nuk ndodh vetëm në vendin tonë, kjo trysni ka ngjarë gjatë tërë histories së njerëzimit në vende dhe kohëra të ndryshme. Shpeshherë pari të llojllojshme  kanë zaptuar ndjesinë e publikut për të sakrifikuar një pakicë. Me siguri se ju kujtohet kur Kisha katolike shpalli Galileon si heretik për teorine e heliocentrizmit dhe përfundoi në arrest shtëpiak. Kemi edhe Giordano Brunonë në shekullin e XVI-të, i cili gjithashtu u shpall heretik dhe u ndez për së gjalli nga inkuzicioni Romakë.Autoritetet i cilësuan si të çmendur në kohën e tyre dhe i sakrifikuanperms legjitimizimit të kuptimit kohorë vetëm për të qenë gabim shekuj më pas. Vrasja e Bruno-s dhe arresti shtëpiak i Galileos u konsiderua çmenduri e vrasësve. Muhamedi ishte i shpallur heretik në kohën e tij dhe u luftua nga kundërshtarët duke u cilësuar si i çmendur, Krishti gjithashtu u sakrifikua si heretik kurse sot të dy njifen si profetë. Nietzsche portretizoi çmendurinë e njeriut duke i shpallur Zotin të vdekur. Historia na dëshmon se heretikët  (që ështe një term pegjorativ që përdorej nga ‘autoritetet’ për ti diskredituar kundërshtarët që nuk pajtonin me ortodoksitë e etabluara) e një kohë shpalosen si mendje e ndritur në një kohë tjetër.

 

Po dua të ju kujtoj që mendimi ndryshe sado i çmendur të duket, e kërkon vëmendjen tonë sepse idetë tronditëseshpesh shfaqin sfida për intelektin dhe hapin kanale të reja mendimi. Nuk duhet të ju vij çudi kur ndëgjoni hoxhën duke thënë se “Zoti është një” sepse fundja hoxha vetëm po kryen punën e vet. Në momentin kur një hoxhë del dhe thotë se “dyshoj në ekzistencën e Zotit,” atëherë duhet ti kushtohet vëmendje edhe më shumë sepse ndoshta hoxha kësaj radhe ka diçka interesant apo ndryshe për të shtuar.

 

Prandaj, është e frikshme kur dikush kap të vërtetën absolute sepse një devijim i vogël nga të tjerët krijon devijim dhe lejon hapësirë për linçim. Kjo është edhe frika që kam nga intelektualët, autoritetet por edhe atyre që hidhen si zëdhënës të Zotit sepse monopolizimi i të vërtetës i jep shkak dënimit të gjithë atyre që nuk qëndrojnë në linjë me qëndrimin “zyrtarë.” Këtu përfshihen edhe zëdhënsit e Zotit që e besojnë plotëfuqishmërinë e tij mirëpo prap i japing vetes të drejtën të përdorin dhunën që ti dalin në ndihmë Atij.

 

Mendoj se shumë nga pyetjete karakterëve si Arben Idrizit janë legjitime, sidomos kur sfidojnëmendime njëdimensionale. Pyetja për flijimin e familjes Jashari është legjitime por kërkon më shumë hulumtime para se ti jipet një konkludim sepse Arben Idrizi e ka mundësinë e hulumtimit të vërtetës poaq sa edhe z. Krasniqi dhe ngritja e dyshimeve në mundësi të shpalosjes së panjohurës nuk i bën nder debatit në këtë rast. Arbeni mohon të ketë një konstatim, por kërkimi i dëshmive dhe së vërtetës nga dikush tjetër nuk ja mohon atij të kryej vet një kërkim të dëshmive nga ato çfarë na kanë mbetur për ti dhënë një përgjigje vetes. Prandaj, nuk pajtoj në këtë pikë me z. Idrizi sepse për bazë të një lufte që i kërkohet drejtësi duhet të kemi parasysh seshqiptarët nuk kishin dalë për të vdekur e as sakrifikuar, regjimi serb kishte ardh për të vrarë.

 

Megjithatë, është e shëndetshme për një shoqëri që ka ngritje të këtyre debateve nga këso personalitetepyetjet e të cilëve janë aq spektakulare saqë krijojnë çmenduri tek shumica që kërkojnë ti mbyllin gojën por edhe ti sakrifikojnë nëse kanë mundësitë sikur në kohën mesjetare. Sado i çmendur të duket ky debat, unë jam kundër njëlinçimi intelektual përmes ‘legjitimitetit’ individual sepse kjo gjithashtu është “dhunë” ndaj fjalës së lirë që e ngulfatin debatin dhe thellon edhe më shumë uniformitetin. Debati dhe fjala nuk ka vra njerëz asnjëherë, janë gjithmonë autoritetet që nuk pranojnë të jenë pjesë e tij dhepërmes jopajtueshmërisë thirrin e legjitimizojnë dhunën për ta shuar këtë debat.Çka kërkohet nga ne është që së paku të lejojmë debatin dhe ta lejojmë historinëta trajtojë validitetin e çmendurisë por asesi politikat apo individ që thirren në të vërtetën absolute dhe tentojnë të fundosin debatin. Askush nuk përmban të drejtëne as të vërtetën absolute dhe kjo fatmirësisht pasi që në kohën tonë profetëtkanë pushuar së ekzistuari.

 

Dimal Basha

 

Twitter @dimalbasha

One Response

  1. Alonzo Little thotë:

    Teme shume e rendesishme,e cila duhet te ket nje trajtim profesional.Dhuna qe ushtrohet ndaj femijve s’eshte problem vetem i shqipetarve.Ky problem eshte shqetesim sidomos i shoqerive te pa zhvilluara.Parandalimi i dhunes ndaj femijeve ,kerkon nje pune dhe perkushtim shum te madh te ter komunitetit.Njerzit sjan aq te vetedishem sa qe te sillen me ndergjegjeje ne familje dhe ne shoqeri.Pikerisht per ti ber njerzit qe mos te bejn gabime eshte i domosdoshem shteti me ligjet e veta.E kur ne nje vend mungojn ligjet e mirefillta t enje shteti qe eshte i interesuar ta qoi shoqerin ne rruge te drejt,ka dhune qdo kund e edhe ne familje.Ajo qe do te mund ta bente shteti ne menyre automatike do te ishte ndalimi i perdorimit te dhunes ndaj nxenesve neper shkolla.Jo vetem ta ndaloi ne leter ,por te marr masa te menjehershme ndaj atyre qe ushtrojn dhune.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch