Home » Lajme, Vendore » Programacioni i radio – Televizionit Kontakt

Programacioni i radio – Televizionit Kontakt

 

 

Kosova - Një dekadë Pavarësi!



Stafi i Radio-Televizionit Kontakt, në këtë përvjetor jubilar për Kosovën, ju sjell
një gamë të gjerë programesh dedikuar kësaj dite speciale për mbarë shqiptarët.
Qëndroni me ne!


Program special me rastin e pavarësisë së Kosovës - 17 shkurt 2018
Ora 8.00 - ‬“Kryefesta e Kosovës në faqet e shtypit shqiptar”

“Kryefesta e Kosovës në faqet e shtypit shqiptar”, një emision nga Urim Tusku, i
cili do të përcjellë mënyrën e trajtimit të festës kombëtare në faqet e shtypit
shqiptar.









Ora 9.00 - Emisioni “Foleza jeshile”

“Foleza jeshile”, do t’i ndihmojë të gjithë fëmijët që ta njohim më mirë Kosovën,
historinë dhe veçanësinë e saj. Nga vendet më të bukura turistike të Kosovës e deri
tek përrallat, legjendat e këngët vendase do të sjellin ngjyrat festive për
vogëlushët.









Ora 9.30 - Dokumentar

“Dita e bardhë e Pavarësisë”
–dokumentar nga regjisori Esat Teliti, Mjeshtër i Madh










Ora 10.00 ‭- “E bukura Shqipëri”

Emision nga Shpresa Ukcamaj, do të përcjellë kuriozitete historike e kulturore‭ ‬ ‭
‬rreth‭ ‬ ‭ ‬Kosovës.‭ ‬ ‭ ‬Si‭ ‬ ‭ ‬u‭ ‬ ‭ ‬përgatit‭ ‬ ‭ ‬shpallja‭ ‬ ‭ ‬e‭ ‬ ‭
‬Pavarësisë?‭ ‬ ‭ ‬Si‭ ‬ ‭ ‬u‭ ‬ ‭ ‬bë‭ ‬ ‭ ‬Prishtina‭ ‬ ‭ ‬Kryeqytet? Dëshmorët e
parë të lirisë dhe fakte e shifra interesante vijnë në këtë program.











‭Ora 11.00‬ - “Kënga ime”

Emision nga gazetarja Silva Hyseni, sjell këngët më të bukura të Kosovës, të cilat
do të përzgjidhen në transmetim të drejtpërdrejtë nga vetë dëgjuesit, të cilët do të
mund të përshëndesin miqtë e të afërmit e tyre.








Ora 13.00 - “Tradita shqiptare”

Informacione për rapsodët, kompozitorët, valltarët‬ dhe këngëtarët që mbajnë gjallë
traditën shqiptarë në vise të ndryshme të Kosovës. Ky minutazh do të përmbajë edhe
informacione rreth traditave e riteve, ushqimeve tradicionale dhe tipareve
etnografike.









Ora 14.00- “‭Rikthim në memorie”

Emision nga gazetarja Blerina Rizvanolli do të risjellë në vëmendje ngjarjet dhe
personazhet më të rëndësishme ndër shekuj, të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e
Kosovës.










Ora 15.00 - Emisioni “Info Plus”

Analizë të detajuar se ku është sot Kosova, pas një dekade Pavarësi. Aspekti
politik, ‭ ‬social‭ ‬ e kulturor ‭ ‬vijnë të ‭ ‬trajtuara nën ‭ ‬vëzhgimin e ‭
‬analistëve dhe specialistëve të secilës fushë.








Ora 17.00 - “Kosova është gjaku im që nuk falet”

Emision letrar me përzgjedhje poetike, që nxjerrin në pah talentin e autorëve Ali
Podrimja, Azem Shkreli dhe Dritero Agollit. Gazetarja Jolanda Lila do të përcjellë
poezitë më të bukura për Kosovën të shkruara nga këto autorë dhe dallimet që kanë
prej njëri-tjetrin në mënyrën e trajtimit të temës atdhetare.











17 shkurt - Në çdo moment të ditës shijoni tingujt dhe zërat festivë të
shqiptarizmës!







Qëndroni me Radio Kontakt - Kënaqësia e Ditës Suaj!


Adresa: Rr. “Fadil Rada”, pallati i ri, Nr. 58, kati V; Tel: 00355 4 254282, 271610;
Cel. 0682003322, E-mail:media@radiokontakt.al, www.radiokontakt.al

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

Home » I pakategorizuar » Programacioni i radio – Televizionit Kontakt

Programacioni i radio – Televizionit Kontakt

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch