Home » Kulturë » PROJEKT- BIBLIOTEKA KOMUNALE NE PRESHEVE

PROJEKT- BIBLIOTEKA KOMUNALE NE PRESHEVE

BIBLIOTEKA KOMUNALE NË PRESHEVË

/ Projekt 2006/

 

Shkruan : prof. Xhemaledin SALIHU

 

PËR :

 

1.KUVENDI KOMUNAL NË PRESHEVË

Zotëri Ragmi Mustafa, kryetar

2.KËSHILLI KOMUNAL NË PRESHEVË

3.Zotëri Skender Destani, kryetar i BDL-së në Preshevë

 

 

QËLLIMI :

 

Qëllimi është themelimi i Bibliotekës Popullore, institucion i pavarur publik, kulturor, edukativ, informativ, arsimor dhe qendër bibliotekare informative komunale në Preshevë.

 

QËLLIMET :

 

Qëllimet parësore të Bibliotekës publike janë të sigurojë burime dhe shërbime të ndryshme, për të plotësuar nevojat e individëve dhe të grupeve për edukim, informim dhe zhvillim personal, përfshirë edhe çlodhjen e argëtimin.

Pocitojmë Manifestin e IFLa-së-UNESCO(Organizatë Ndërkombëtare e Bibliotekave), të viti 1994, lidhur me Bibliotekat publike :

“1.Mbështet edukimin individual, si dhe atë të organizuar në të gjitha nivelet,

2.Biblioteka publike është qendra lokale e informacionit që vë në dispozicion të përdoruesve të saj të gjitha llojet e dijes dhe të informacionit,

3.Ofron mundësi për zhvillim krijues të individit,

4.Krijimi  dhe forcimi i shprehisë së leximit tek fëmijët që në moshë të hershme,

5.Një rol të rëndësishëm i Bibliotekës publike është të përqëndrohet në zhvillimin kulturor dhe artistik të komunitetit dhe të ndikojë në formimin e identitetit kulturor të tij,

6.Biblioteka publike luan rol të rëndësishëm si hapësirë publike dhe vend mbledhjesh e takimesh. Ajo ndonjëherë quhet”dhomë pritjeje e komunitetit”. Përdorimi i Bibliotekës mund të jetë një përvojë sociale pozitive”.

 

 

OBJEKTIVAT :

 

Në komunën e Preshevës, veprimtarinë bibliotekare e zhvillojnë: Biblioteka Amë në Preshevë dhe degët e saja në Rahovicë, Miratoc dhe Leran.

Biblioteka Amë aktualisht vepron në kuadër të Shtëpisë së Kulturës, njësi organizative dhe punuese e saj.

Rëndësia e bibliotekës dhe librit është e njohur për gjeneratat e vjetra, por edhe për ato të rejat, sepse ato janë strehimore e diturive, e artit, kulturës, traditës së një populli.

Veprimtaria bibliotekare, edhepse ishte me interes të përgjithshëm dhe me rëndësi të posaçme shoqërore, në kuadër të Shtëpisë së kulturës, bile deri më tash nuk e gëzoi këtë tretman dhe në radhitje të veprimtarive kulurore, artistike e informative radhitej në veprimtari sekundare.

Në Preshevë, veprimtaria bibliotekare ka një traditë të hershme, fillet e bibliotekarisë datojnë qysh nga shekulli XIX.

Themelimi i Bibliotekës së parë në Preshevë ndodhi më 15 maj 1945. Kjo Bibliotekë punoi herë pas here dhe kishte një fond të vogël librash, kryesisht në gjuhën serbe dhe literaturë ideologjike.

Më 2 korrik 1965 u themelua Biblioteka e Parë Publike “Presheva”, me Këshillin e Bibliotekës prej 9 anëtarësh, e cila qe jetë shkurtër, sepse më 1968 u shndërrua në Bibliotekë Amë, e cila më 1969 kaloi në kuadër të Universitetit të Punëtorëve, ndërsa më vonë më 1992, Shtëpisë së Kulturës, ku punon e vepron edhe sot. Më 1994 u nxorr Ligji mbi veprimtarinë bibliotekare në Republikën e Serbisë dhe sipas tij komuna kishte për obligim që brenda 6 muajëve të themelojë bibliotekë komunale. Me rëndësi është të citohet neni 12 po i këtij Ligji :

“Komuna siguron kushtet për mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe dhënien në shfrytëzim të librave dhe të publikimeve të tjera.

Komuna mundet nëse i siguron mjetet, të përcaktojë edhe forma të tjera për plotësimin e nevojave të qytetarëve në veprimtarinë bibliotekare.

Për përmbushjen e nevojave të qytetarëve në veprimtarinë bibliotekare, komuna themelon bibliotekë”

Me alinenë 3. të nenit 12 të këtij Ligji, komuna obligohet të themelojë Bibliotekë në përmbushjen e nevojave të qytetarëve në veprimtarinë bibliotekare. Biblioteka domosdo themelohet si institucion i shërbimeve publike, për të cilat me Ligjin mbi shërbimet publike është përcaktuar se duhet  të jetë institucion i pavarur me karakter të personit juridik që i merr obligimet me regjistrimin në regjistrin gjyqësor të instituticioneve. Lidhur me te, kur është në pyetje statusi i këtyre institucioneve të kulturës, duhet të konsultohen edhe dispozitat e Ligjit mbi sigurimin e mjeteve komunale /Sl.glasnik RS, nr. 28.94/ dhe Rregullorja mbi mënyrën e përcaktimit të vëllimit të mjeteve, për kryerjen e punëve në komuna dhe qytete /Sl. Glasnik RS, nr. 31/94/, sipas së cilës nga Buxheti republikan, respektivisht nga buxheti komunal sigurohen mjetet për punën e bibliotekave, arkivave, teatrove, muzejeve si institucione kulturore, ndërsa për Shtëpitë e kulturës dhe për forma të tjera, në pajtim me mundësitë, mjetet i siguron komuna nga mjetet vetanake/.

Biblioteka si institucion i pavarur mund të themelohet , sipas Ligjit mbi veprimtarinë bibliotekare(neni 14)në ato komuna që sigurojnë 3.000 libra dhe publikime të tjera, një/1/ punonjës me fakultet si dhe lokalet e dedikuara me mobile dhe orendi.

Në rrethin e Pçinjës janë themeluar bibliotekat komunale në Vranjë, Surdulicë, Vlladiçin Han, Bosilegrad dhe Bujanoc, ndërsa kanë mbetur pa themeluar bibliotekë, komuna e Preshevës dhe eventualisht e Tërgovishtes.

Në Kosovë, Ligji mbi Bibliotekat i obligom komunat të themelojnë biblioteka. Andaj është marrë një aksion i themelimit të tyre në çdo komunë.

Mbajtja nën ombrellë të përbashkët të bibliotekës me veprimtaritë të tjera: me filmin, me teatrin, me veprimtarinë muzikore, me informimin e tjerë dhe trajtimi i veprimtarisë bibliotekare si veprimtari sekundare dhe të dorës së dytë, shumë herë i bibliotekës në raport me këto të tjerat ka bërë të pamundur që biblioteka të funksionojë si duhet dhe ta kryejë misionin që i takon. Menjëherë mund të supozojë dhe paragjykojë paraqitjen e disa arsyetimeve të udhëheqësve komunalë dhe pa u hamendur do të përmendni dy pengesa kryesore, e që nuk qëndrojnë: infrastruktura dhe mjetet financiare.

Vetëm me themelimin e bibliotekës të pavarur në Preshevë do të mund të garantohet punë më efektive, shërbime më cilësore për përdoruesit, profesionalizëm dhe qasje të pavonuar në hyrjen e reformave edhe në lëminë e bibliotekarisë që janë bërë të pashmangshme dhe të domosdoshme.

Kuvendi komunal i Preshevës themelon Bibliotekën Popullore, emron dhe shkarkon drejtorin, vendos mbi rrjetin bibliotekar, ndërsa Këshilli komunal vendos mbi numrin e punëtorëve në Bibliotekë.

 

Biblioteka e themeluar duhet të mbajë emërtimin: BIBLIOTEKA KOMUNALE PRESHEVË

 

VEPRIMTARIA E BIBLIOTEKËS DHE AKTIVITETET E SAJA

 

Veprimtaria e bibliotekës ngërthen: grumbullimin e materialit bibliotekar të formave të ndryshme, regjistrimin, përpunimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e librave, revistave, gazetave dhe materialit tjetër bibliotekar: mikrofilma, audiokaseta,CD-a, DVD-a, maketa, harta dhe dokumtacion tjetër.

Kjo veprimtari, poashtu përfshinë koleksionimin, përpunimin dhe afrimin e informatave dhe të dhënave, të cilat kanë të bëjnë me material bibliotekar, me qëllim të shfrytëzimit për qëllime dhe destinime kulturore, edukative, arsimore, shkencore dhe qëllime të tjera, si dhe për përparimin e avancimin e zhvillimit shoqëror, ekonomik, kulturor, arsimor, intelektual dhe shkencor të përdoruesve.

Biblioteka zhvillon edhe aktivitete të caktuara kulturore-sociale edukative, botuese, kolekcionare, promovuese dhe të tjera për të joshur, përkrahur e ndihmuar avancimin dhe perfekcionimin e njohurive të ndryshme kulturore-artistike, intelektuale dhe shkencore-hulumtuese të përdoruesve të të gjitha moshave, pa marrë parasysh racën, kombin apo fenë, sidomos të të rinjve, talentëve dhe dashamirëve të kulturës, artit dhe shkencës, duke e popullarizuar kështu librin dhe dashurinë ndaj tij, si dhe duke e nxitur kulturën permanente të të mësuarit gjatë tërë jetës.

Biblioteka në cilësinë e personit juridik, përkatësisht të institucionit të pavarur, me të drejta dhe obligime që i takojnë sipas Ligjit dhe Vendimit mbi themelimin, do të punojë dhe do të zotohet për avancimin e librit dhe dashurisë ndaj tij, si dhe do t’i përmbushë nevojat e përdoruesve të rajonit të Preshevës dhe më gjërë.

 

 

 

 

ORGANET E BIBLIOTEKËS

 

Organet e Bibliotekës do të jenë: Drejtori, Këshilli drejtues, Këshilli mbikqyrës dhe eventulisht Kolegjiumi profesional. Detyrat, punët, të drejtat dhe përgjegjësitë e organeve do të përcaktohën me Statut të Bibliotekës.

 

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I BRENDSHËM I BIBLIOTEKËS:

 

Organizimi dhe funksionimi i Bibliotekës mbështetet në parimet bashkëkohore të përkushtimit në punë, efikasitetit, kryerjes, specializimit dhe specifikimit të punëve përmes parimit të ndarjes së punës në veprimtarinë bibliotekare.

Me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në përmbushjen e rolit, detyrave të punës dhe veprimtarisë bibliotekare, e në përputhje me karakterin e procesit të punës dhe të shkallës së zhvillimit në përbërje të Bibliotekës si institucion më vete dhe unik mund të ekzistojnë dhe veprojnë edhe këto forma, përkatësisht njësi organizative dhe funksionale: sektorët dhe degët.

Varësisht nga vëllimshmëria dhe ndërlikueshmëria e punëve brenda bibliotekës, por duke pasur parasysh mundësitë financiare të buxhetit të komunës, në këtë rast financues dhe hapësirës që i dedikohet Bibliotekës, propozojmë formimin e këtyre sektorëve:

 

1.Sektori i Përparimit, Pasurimit dhe Përpunimit të Materalit  bibliotekar,

2.Sektori i Bibliotekës për të Rritur,

3.Sektori i Bibliotekës për Fëmijë,

4.Sektori i Sallës së Leximit, Fondit Shkencor, Periodikut dhe Internetit,

5.Sektori i Trashëgimisë dhe Vendlindjes

6.Sektori i Punëve të Përgjithshme, Administrative dhe Financiare.

 

 

1. SEKTORI I PËRPARIMIT, PASURIMIT DHE PËRPUNIMIT TË MATERIALIT        BIBLIOTEKAR

 

Në kuadër të veprimtarisë së vet, ky sektor do të kryejë punë që kanë të bëjnë me përparimin e veprimtarisë bibliotekare në bibliotekë dhe rajon, me përcjelljen dhe avancimin e gjendjes, nevojave dhe kushtee të punës e të zhvillimit të bibliotekës, me ofrimin e ndihmës profesionale bibliotekarëve të Sektorëve dhe degëve të kësaj Biblioteke, por edhe të bibliotekave shkollore e private në komunën e Preshevës, në kryerjen e funksionit dhe punëve të tyre, me zbatimin e metodave efikase dhe bashkëkohore të punës, me shkollimin dhe aftësimin professional të kuadrit bibliotekar, me evidentimin e dokumentacionit mbi punën dhe zhvillimin e bibliotekës, lokalit dhe pajisjeve, me përcjelljen e zhvillimit e të bashkëpunimit me bibliotekat simotra, me koordinimin e punës së bibliotekave shkollore dhe degëve të saja, me aktivitete të ndryshme siç janë: tribunat, takimet, ligjëratat, ekspozitat si dhe manifestimet të tjera kulturore artistike.

Poashtu në mënyrë të vazhdueshme bënë kërkime dhe hulumtime në pasurimin e fondeve, blen, këmben dhe siguron literaturë me rëndësi për zhvillimin e kulturës, shkencës dhe ekonomisë në territorin e bibliotekës, si dhe kryen edhe punë të tjera sipas nevojës nga domeni i sektorit dhe jashtë tij.

Në kuadër të këtij sektori do të radhiten 2 punëtorë bibliotekarë.

 

 

 

 

 

 

2. SEKTORI I BIBLIOTEKËS PËR TË RRITUR

 

Sektori do të kryejë punë dhë detyra të ëndësishme bibliotekare që kanë të bëjnë me sigurimin, grumbullimin dhe vënien në dispozicion të fondeve librare, lexuesve të rritur, përkatësisht shfrytëzuesve madhorë të bibliotekës, me beletristikë dhe fond shkencor, të radhitur në këtë sector. Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës.

Në kuadër të sektorit do të radhiten 2 bibliotekarë dhe sektori do të punonte në 2 ndërrime.

 

3. SEKTORI I BIBLIOTEKËS PËR FËMIJË

 

Sektori do të kryente punë të përditshme dhe në vazhdimësi, të cilat kanë të bëjnë me krijimin e kushteve për sigurimin, grumbullimin dhe vënien në dispozicion të fondeve për lexim e argëtim të lexuesve të mitur dhe fëmijë.

Në kuadër të sektorit do të radhitën 2 bibliotekarë dhe do të punohet në 2 ndërrime.

 

4. SEKTORI I SALLËS SË LEXIMIT, FONDIT SHKENCOR, PERIODIKUT DHE INTERNETIT

 

Sektori kryen aktivitete, të cilat kanë të bëjnë me organizimin e punës me lexuesit dhe shfrytëzuesit e shërbimeve në sallën e leximit, mban rendin, qetësinë dhe disciplinën në sallë, pranon, evidenton, katalogjizon dhe renditë e mbarështron periodikun, kompleton e klasifikon periodikun dhe e përgatit për lidhje, si dhe përcjellë punën e lexuesve në internet. Planifikohen 3 kabina internet me pagesë.

Në kuadër të sektorit radhiten 2 bibliotekarë dhe sektori punon në 2 ndërrime.

 

5.SEKTROI I TRASHËGIMISË DHE VENDLINDJES

 

Sektori në fjalë grumbullon, përpunon dhe ruan materialin library dhe jo librar të Luginës së Preshevës dhe qytetarëve të saj. Në këtë Fond grumbullohen, përpunohen dhe ruhen veprat e autorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të lindur në këto komuna dhe të gjitha publikimet e botuara në Luginë të Preshevës dhe jashtë saj që e trajtojnë Luginën e Preshevës.

Poashtu organizohen ekspozita të Fondit të Trashëgimisë dhe Vendlindjes edhe ate librar dhe jo librar.

Në kuadër të sektorit radhiten 1 bibliotekar dhe sektori punon në 1 ndërrim.

 

 

6. SEKTORI PËR PUNË TË PËRGJITHSHME, ADMINISTRATIVE DHE FINANCIARE

 

Sektori në fjalë do të kryente punët e përgjithshme, administrative dhe financiare, si  dhe në kuadër të këtij sektori do të hynte edhe mbajtja dhe pastrami i bibliotekës.

Në kuadër të sektorit do të radhitet 1 punëtor për punët e lartëpërmendura dhe 1 ndihmës punëtore-pastruese.

 

Bibloteka në kuadër të vet ka edhe degët në Rahovicë, Miratoc dhe Leran. Kushtet ligjore i plotësojnë për hapjen e degëve të bibliotekës edhe në vendbanimet: Raincë, Coorroticë Zhunicë dhe Stacioni Hekurudhor si dhe rihapja e bibliotekës në Caravajkë, po qe se sigurohen kushtet e punës, lokali me orenditë dhe pajisjet e financimi i tyre nga buxheti komunal.

 

 

KUADRI DHE PERSONELI I BIBLIOTEKËS

 

Kuadri dhe personeli është një burim i rëndësishëm në veprimtarinë bibliotekare. Shpenzimet për kuadrin dhe personelin normalisht zënë një pjesë të madhe të buxhetit të bibliotekës. Për të siguruar shërbime sa më të mira ndaj qytetarëve, përkatësisht ndaj përdoruesve është e nevojshme që personeli dhe kuadri bibliotekar të jetë i kualifikuar dhe mirë i trajnuar për të realizuar përdorim efektiv të burimeve të bibliotekës dhe për të plotësuar kërkesat e qytetarëve, gjegjësisht të përdoruesve. Personeli duhet të jetë në numër të mjaftueshëm për të kryer të gjitha detyrat dhe punët e bibliotekës.

Biblioteka Amë në Preshevë punëson 4 punonjës bibliotekarë, të gjithë me fakultet, ndërsa degët në Rahovicë, Miratoc dhe Leran punësojnë nga 1 punonjës bibliotekar, pra janë 3 punonjës bibliotekarë, prej tyre 2 janë me fakultet dhe një me shkollë të mesme. Nga 7 punonjës bibliotekarë, 5 e kanë të dhënë provimin profesional, ndërsa 2 nuk e kanë provimin profesional.

Poashtu, të gjithë punonjësit bibliotekarë kalojnë grupmoshën 40-50 vjeçare. Andaj këshillohet  dhe propozohet që punonjësit bibliotekarë që në të ardhmenë do të punësohen në Bibliotekë, të mos e kalojnë moshën 30 vjeçare dhe kryesisht të jenë me fakultet dhe me shkollë të lartë. Të themi se vetëm 1 femër është e punësuar nga 7 punonjës bibliotekarë, atëherë preferohet punësimi i femrave me fakultet dhe shkollë të lartë.

Gjithashtu, rekomandohet dhe këshillohet që punonjësit bibliotekarë të kenë arsimim paraprak nga lëmia: gjuhë dhe letërsi shqipe, pedagogji, psikologji, mësuesi, edukatore dhe të tjera të përafërta më fëmijët dhe lexuesit dhe të kenë njohuri elementare për punë me kompjuterin, sepse puna bibliotekare duhet të automatizohet dhe digjitalizohet, si dhe për ta implementuar sistemin e integruar bibliotekar-informativ dhe të kenë njohuri elementare të gjuhës angleze apo ndonje gjuhe tjetër të huaj, pasi që shumica e burimeve elektronike në internet janë në gjuhë të huaja.

 

 

 

NDËRTESA DHE LOKALET E BIBLIOTEKËS

 

Ndërtesa dhe lokalet e Bibliotekës luajnë rol të rëndësishëm në veprimtarinë bibliotekare. Ato duhet projektuar në atë mënyrë, që të reflektojnë funkcionet e shërbimeve bibliotekare, të sigurojnë akces për të gjithë përdoruesit dhe të përshtaten për shërbime të reja dhe të ndryshme.

Lokalet e Bibliotekës sipas standardeve:

1.Standardet minimale për Bibliotekat, kërkojnë që në vendbanimin prej 3.000 banorëve dhe me 9.000 libra, Bbibliotekës duhet t’i sigurohen sipërfaqe prej 150m 2 dhe 15 vende leximi.

2. Standardet mesatare për Bibliotekat, kërkojnë që për 200-300 libra duhet të siguruar sipërfaqe prej 1 m2, për çdo lexues duhet siguruar 2,5 m2 dhe për çdo punëtor duhet siguruar 10 m2.

 

Biblioteka posedon 62.000 libra dhe publikime dhe për çdo vjet anëtarson 1.200-1.500 lexues, atëherë, në mbështetje të kësaj që tham më lartë bibliotekës duhet siguruar sipërfaqe prej 370-400 m2, pa llogaritur hapësirën për ekspozita dhe aktivitete kulturore.

3.Standardet sipas IFLA/UNESCO, kërkojnë që për 110 libra duhet siguruar lokal prej 1 m2. Atëherë bibliotekës i nevojiten sipërfaqe prej 770-800 m2, pa llogaritur hapësirën për ekspozita dhe aktivitete kulturore.

Tashti në Shtëpinë e kulturës, Bibliotekës iu janë siguruar vetëm 300-320 m2, pa hapësirë për ekspozita dhe aktivitete kulturore dhe ato janë lokale të pa përshtatshme dhe aspak dedikuese për veprimtari bibliotekare. Andaj duhet planifikuar lokale të tjera në katin e epërmë të Shtëpisë së kulturës, lokalet që janë kah ana perëndimore, kah Shtëpia e shëndetit, përshkak të dritës.

 

 

 

 

LOKALET E BIBLIOTEKËS DHE MADHËSIA

 

1.Drejtoria……………………………………………………………………….30m2

2.Sektori për zhvillim, furnizim dhe përpunim të materialit bibliotekar………30m2

3.Sektori i huazimit për të rritur………………………………………………100m2

4.Sektori për fëmijë…………………………………………………………….70m2

5.Leximorja me fondin shkencor dhe periodikun…………………………………120m2

6.Fondi i Trashëgimisë dhe i Vendit……………………………………………30m2

7.Shërbimi i finansave dhe administrate………………………………………..20m2

8.Lokalet ndihmëse/depoa e librave dhe sanitaria/……………………………..30m2

9.Leximorja internet……………………………………………………………20m2

 

G J I T H Ë S E J ……………………………………………………………..450M2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Skica e Bibliotekës e hartuar në kompjuter

 

Skicat e hartuara të Bibliotekës iu përcollën për mendim, konsultim, sygjerim Shërbimit Profesional të Bibliotekë Popullore në Vranjë dhe asaj nëBeograd.

Ato dhanë mendimet dhe sygjerimet e tyre në projektin e Bibliotekës. Shkresat e tyre po i japim në formë faksimili.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Faksimili shkresës së Bibliotekës Popullore në Vranjë, në gjuhën serbe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Faksimili shkresës së Bibliotekës Popullore nëBeograd, në gjuhën serbe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Projekti i hartuar nga CIP-i Beograd, sipas të cilit u ndërtua Biblioteka.

MËNYRAT DHE BURIMET E FINANCIMIT TË BIBLIOTEKËS

 

Për financim, përkatësisht për ushtrimin e veprimtarisë, Biblioteka i siguron mjetet nga:

1.Themeluesi, përkatësisht nga mjetet e fondeve të rregullta buxhetore,

2.Shërbimet e kryera me pagesë ndaj shfrytëzuesve, nëse ashtu vendos themeluesi,

3.Donacionet e fondacioneve, organizatave vendore dhe të huaja,

4.Dhuratat, legatat, testamentet etj.

Fondet buxhetore komunale të mjaftueshme janë faktor me rëndësi në suksesin e bibliotekës, për ta kryer dhe plotësuar rolin dhe funksionin e saj.

 

 

Preshevë, më 14 dhjetor 2006

/ Autori ishte Shef i Bibliotekës në Preshevë/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch