Home » Lajme, Vendore » Projekt për Panairin Kombëtarë të Bizneseve “JAVET E BIZNESIT KMBETARE”

Projekt për Panairin Kombëtarë të Bizneseve “JAVET E BIZNESIT KMBETARE”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Çfarë është panairi “JAVËT E BIZNESIT KOMBËTAR”?

Panairi Javët e Biznesit Kombëtar  në Preshevë organizohet në saje të aktiviteteve të përbashkëta  të cilat janë si një nismë e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe organizatave simotra të saj në Shqipëri, Presheve, Mal te Zi, Maqedoni, dhe Luginë e Preshevës, qëllimi i të cilit është  informimi i  qytetarëve të Luginës së Preshevës por edhe rajonit  për prodhimet dhe shërbimet kombëtare te cilat meritojnë një trajtim më të mirë,  te konsumojnë produkte kombëtare, të krijojë partneritet me te gjithë afaristët mbarëshqiptarë, e tërë kjo në ngritjen dhe avansimin  e mirëqenies socio-ekonomike të rajonit.

 

 

 

Qëllimet specifike të “PANAIRIT KOMBËTAR TË BIZNESIT”:

  1. Kjo nismë pritet të sjellë një vetëdijesim më të madh te qytetarët mbarëshqiptar, se prodhimet vendore tashmë janë cilësore dhe konsumimi i tyre është në të mirën e të gjithëve.
  2. Rritja e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare në Luginë të Preshevës, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,  Mal të Zi e më gjerë.
  3. Prezantimi i prodhuesve mbarëshqiptar me produktet e tyre,
  4. Vetëdijesim të prodhuesve vendor që të rritet edhe më tutje cilësia e produkteve si dhe të ofrohen çmime më të favorshme për xhepat e konsumatorëve.
  5. Promovim i Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende që mund të bëhen liderë absolutë në tregun rajonal sidomos në fushën e bujqësisë, turizmit dhe energjetikës.

 

Kohë zgjatja e panairit  “Javët e biznesit kombëtar”

Panairi “Javët e biznesit kombëtar” është si rezultat i Javëve të  Biznesit Kombëtar që janë realizuar në Shtetin e Shqipërisë,  Maqedonisë,Malit të Zi, tani në Luginë të  Preshevës në kuadër të “100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, dhe do të ofrojë gjatë kësaj dite për konsumatorët vetëm prezantim të produkteve të prodhuesëve.

Ky projekt ne Luginë të Preshevës  do të mbahet më datë 31. tetor 2012 me konferencën prezantuese në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” për Panairin “Javët e biznesit kombëtar”, ku të pranishëm do të jenë të gjithë bashkorganizatorët.

 

 

 

Përshkrim i shkurtër i Projektit “Javët e biznesit kombëtar”

Preshevë, 31. Tetor  2012

 

Projekti “Javët e biznesit kombëtar” do të përmbajë një program me karakter promovues me qëllim të promovimit të prodhimeve kombëtare në Luginë të Preshevës.

 

Panairi Javët e biznesit kombëtar”, organizohet për herë të parë në Luginë të Preshevës, nën Patronatin e Kryetarit të Komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa dhe Kryetarit të Komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi dhe në mbështetje të Agjensionit për Zhvillim  të  Komunës së Preshevës dhe Bujanocit.

Qëllimi është  informimi i  qytetarëve të Luginës së Preshevës për prodhimet kombëtare te cilat meritojnë një trajtim më të mirë, te konsumojnë produkte kombëtare si dhe të krijojë partneritet me te gjithë afaristët mbarëshqiptarë.

 

 

 

 

Komuna e Preshevës dhe e Bujanocit  përmes projektit Javët e biznesit kombëtar”,tenton të ndërtojë kanale të reja komunikimi në mes të prodhuesve Kombëtar , vendim-marrësve dhe konsumatorëve. Si i tillë, projekti do t’u jep afaristëve vendor një kredibilitet të ri në tregun mbarëshqiptarë si dhe shtytje për ngritje të shkallës së eksportit.

 

 

 

Aktivitetet e Javët e biznesit kombëtar”,

  • Organizimi i fushatës me media (media elektronike dhe të shkruara)
  • Prezantimi i prodhuesve kombëtar në Luginë të Preshevës, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,  Mal të Zi e më gjerë
  • Fushatë Publicitare: Slogane, Mesazhe dhe Media e shkruara dhe elektronike
  • Informimi i bashkorganizatoreve për realizimin e projektit nga Kosovë, Shqipëri, Maqedoni,  Malit të Zi dhe Luginë e Preshevës.
  • Darka Solemne për pjesëmarrësit
  • Sigurimi i Lejes për këtë ngjarje nga autoritetet lokale
  • Konferenca përmbyllëse per projektin

 

 

Panairi “Javët e biznesit kombëtar”, do të tërheqë ekspozues të ndryshëm nga Lugina e Preshevës,  Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe  Mali i Zi ku t’i shërbejë rritjes së bashkëpunimit në mes sektorit prodhues  dhe atij përpunues, si dhe lidhjes së kompanive vendore me bizneset nga vendet e Shqipëri, Maqedoni,  Malit të Zi dhe Luginë e Preshevës.

Gjatë panairit, vizitorët do të kenë rast që të njihen me të arriturat e Biznesit në Luginë të Preshevës përmes organizimit të prezantimeve nga ekspozuesit, diskutimeve si dhe shkëmbimit të përvojave dhe problemeve në mes veti.

Programi ekspozues do të jetë si vijon: Prodhues, Tregtare dhe Shërbyes rreth 30 kompani nga Lugina e Preshevës,Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i  Zi

 

Komuna e Preshevës dhe Bujanocit ne bashkëpunim me Agjensionin për zhvillim gjatë  panairit do të angazhohet në promovimin maksimal të këtij panairi që pritet ta vizitojnë një numër i madh i bizneseve, përfaqësuesve te qeverise lokale,konsumatorëve si dhe mediat e shkruara dhe elektronike.

Qasja në tregjet e reja ka një rëndësi të veçantë për Biznesin në Luginë të Preshevës. Pasi Komuna e Preshevës dhe Bujanocit është ombrellë e prodhuesve, tregtarëve dhe shërbyesve, ajo duhet të përmbushë kërkesat e anëtarëve të saj që të sigurojë promovimin e prodhimeve të tyre jashtë vendit.

 

Pjesëmarrja e Bizneseve  dhe vizitorëve në panair është falas!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Plani Kronologjik (kohor) i implementimit të Panairit

 

Javët e biznesit kombëtar”,

31. tetor 2012

Vendi – Shtëpia e kulturës “Abdullah Krashnica” në  Preshevë

                                                                         

 

 

 

Aktivitetet Përcjellëse : 31. tetor  2012

Aktiviteti                                                                                 Koha dhe Vendi

Koha

08:00-11:00 – Vendosja e kompanive në vendin e prezantimit në shtëpin e kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë

11:00- Hapja Solemne :

– Fjalimet e bashkëorganizatorëve,

– Prerja e shiritit,

11:30- 12:00 – Vizita e ekspozuesve të prodhimeve kombëtare

12:00 -12:30 – Koktej

12:30 – 13:00- Konferenca për media (bashkëorganizatorët e panairit)

17:00 – Mbyllja e Panairit – ndarja e çertifikatave

18:00 – Darka (bashkëorganizatorët, ekspozuesit, mysafirët e nderit, partnerët)

 

 

Një ndër çështjet vendimtare të Panairit  është informimi i konsumatorëve  për prodhimet Kombëtare. Kjo iniciativë është ndërmarrë pasi që disa studime tregojnë se konsumatorët nuk janë të informuar se cilat prodhime janë Kombëtare. Bazuar në këtë informacion është sugjeruar që gjatë Panairit duhet të përfshijë promovimin e prodhimeve Kombëtare me slogane, mesazhe, media dhe promovime tjera.

 

Pjesëmarrësit në këtë projekt do të jenë :

–          Kompanitë prodhuese nga Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, dhe Mali i Zi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch