Home » Lajme » Prokuroria e pranon aktgjykimin

Prokuroria e pranon aktgjykimin

Limaj pas lirimitPas vendimitit të sotëm të Gjykatës që liroi nga të gjitha akuzat Fatmir Limajn dhe të tjerët, në Rastin Kleçka, është deklaruar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës nga EULEX-i, Jonathan Ratel .
*Prokuroria e pranon aktgjykimin e sotëm të gjykatës. Gjykata e ka dhënë vendimin e saj në këtë ndjekje shumë të vështirë dhe të gjatë. Ne e respektojmë vendimin e gjykatës. Ne e dinim që nga fillimi se kjo do të jetë një ndjekje e vështirë. Megjithatë, drejtësia kërkon që edhe ndjekjet e vështira penale të shkojnë përpara, në fakt ajo e kërkon atë. Ne do ta shqyrtojë aktgjykimin me kujdes dhe do ti marrin parasysh të drejtat tona për tu ankuar. Në fund do të doja të konstatoj se ky rast nuk ishte asnjëherë një ndjekje e UÇK-së, ajo ishte një ndjekje e individëve të caktuar*, thuhet në reagimin e kryeprokurorit Ratel ndaj vendimit të rastit Kleçka.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch