Home » Lajme » Promovimi I librit me titull Xhamia e vjetër e Preshevës- monografi e autorit Dr. Jahi Staneci u organizua të shtunën në sallën e kuvendit në Preshevë

Promovimi I librit me titull Xhamia e vjetër e Preshevës- monografi e autorit Dr. Jahi Staneci u organizua të shtunën në sallën e kuvendit në Preshevë

Në promovimin e këtijë libri morën pjesë drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, qytetarë të shumtë me theks të veçantë dashamirë të fjalës së shkruar. Të pranishmit në emër të familjes I përshëndeti djali I autorit Desaret Murati I cili njëherit edhe faleminderoi të gjithë ata që ndihmuan realizimin e botimit të librit në fjalë. Daljen në dritë të këtijë libri e ka përshëndetur kryetari I Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, Adnan Ahmedi I cili ka potencuar se është bërë një punë mjaftë e madhe nga doktor Jahi Staneci. Në këtë mënyrë qytetarët tanë po begatohen edhe me një literaturë shtesë për objektet fetare në vend si dhe për rolin dhe rëndësinë e tyre në shoqërinë ku jetojmë. Punën shkencore që është realizuar në periudhë të caktuar për botimin e librit e kanë përshëndetur edhe mysafirë të tjerë që ishin të pranishëm në sallë si nga strukturat e institucioneve fetare dhe të organeve të tjera përkatëse. Në fund edhe vetë autori I librit në fjalën e tijë përshëndetëse, doktor Jahi Staneci ka dhënë disa spjegime ku sipas tijë Xhamia e Vjetër e Preshevës është 84 vjet më e vjetër se ndërtesa më e vjetër në qytetin e Vrajës, konaku I Rauf bej Gjinollit, ku sot gjendet muzeumi popullorë. Porse në bazë të mbetjeve të tri llojeve të qeramidheve që shihen në muret e pjesës së vjetër të xhamisë është shumë e mundshme që themelet e para të kësaj faltore islame të jenë të vjetra më shumë se 500 vjet. Xhamia e vjetër apo Atik Xhamia e Preshevës e ndërtuar në vitin 1678, e vjetër më shumë se tre shekuj është objekti më I vjetër I ruajtur në qytetin e Preshevës dhe në gjithë Luginën e Preshevës. Xhamia e Vjetër e Preshevës, në mjaftë aspekte ka lidhje të shumta me arkitekturën dhe ndërtimtarinë popullore shqiptare, që do të thotë se u ngre nga ndërtuesit vendës shqiptarë simbas kërkesave të pororsitësve të bashkësisë fetare turke. Ndër monumentet e besimit islam, por edhe objekte të tjera në qytetin e Preshevës dhe në Luginën e Preshevës të ngrehura në periudhën e sundimit osman, Xhamia e Vjetër e Preshevës zënë vendin kryesorë. Në veprën Xhamia e Vjetër e Preshevës e cila është një sundim përmbledhës njoftohet për kohën e ndërtimit të kësaj xhamie, jepen gjykime për pozitën, vendin e shtrirjes, nivelin, përmasat, arkitekturën dhe teknikën e ndërtimit, për sallën e lutjeve me pjesët përbërëse të saj si mihrabi, minberi, kursia, mafili dhe maksuret, për elemnete e veçanta të formës dhe zbukurimeve të sajë si dhe për minaren e xhamisë. Kjo vepër është një pasqyrë e begatshme e identitetit kombëtarë shqiptarë jo vetëm të qytetit të Preshevës por edhe të vendbanimeve të tjera shqiptare në Luginën e Preshevës. Trashëgimia Xhamia e Vjetër përbën thesar kulturor- historik dhe artistik tejet të çmueshëm të qytetit të Preshevës dhe komunës së saj. Me botimin e kësaj vepre, besojmë thellë se Xhamisë së Vjetër do ti dalë në dritë vlera tepër e pranueshme fetare islame dhe në veçanti vlerat kulturore- historike e turistike.

RTV Presheva

 

Video playlist the best education parodies of 2014 watch http://paper-writer.org/ the player below to see the whole playlist, or view it on youtube

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch