Home » Lajme » Promovohet libiri “ Rrëfime nga fshati 3 “ I autorit Kamber Imeri

Promovohet libiri “ Rrëfime nga fshati 3 “ I autorit Kamber Imeri

Në sallën e kuvendit komunal në Preshevë sot është promovuar libri “ Rrëfime nga fshati 3 “ e autorit Kamber Imeri. Ai po ashtu Ka botuar përmbledhje me poezi si “ Vallet e qyqeve”, “Kolltuku me gjemba” ,”Rrëfime nga fshati 1” ,“ Rrëfime nga fshati 2” dhe kjo është përmbledhja e tretë që autori ia dedikon fshatit të tij dhe njiherit libri I pestë për të.

“ Rrëfime nga fshati 3 “ , është ky libri I autorit Kamber Imeri I cili është promovuar sot në sallën e kuvendit komunal në Preshevë.Në këtë promovim kanë marrë pjesë dashamir të fjalës së shkruar dhe shumë musafirë të tjerë.Autori I librit “ Rrëfime nga fshati 3 “ Kamber Imeri në këtë libër përmbledhë jetën reale të fshatit Miratoc me qëllim që ky libër të jetë I kapshëm për të gjithë lexuesit pa dallim moshe.Ndërkaq me këtë rast biblioteka e qytetit Mehmet Jusufi I ndau mirënjohjë autorit  me rastin e dhurimit të librave dhe pasurimit të fondit librar të bibliotekës.Po ashtu edhe bashkësia lokale Miratoc I ndau mirënjohje me rastin e këtij promovimi.

Kamber Imeri është I lindur në vitin 1944 në fshatin Miratoc ku shkollën fillore e kreu në vendlindje ,ndërsa atë të mesmen ekonomike në Prishtinë.Ishte edhe student I fakultetit juridik por për shkaqe ekonomike ishte I detyruar të ndërpres studimet.Ka punuar në bibliotekën e fshatit dhe për tri vite si arsimtarë në shkollën fillore “ Abdulla Krashnica “ Miratoc.Një vitë ka punuar si shef I logjistikës në ndërrmarjen “ Soliter” të Gjilanit  me punishte në Preshevë , ndërsa nga prilli  I vitit 1978 punoi në bashkësin vetëqeverisëse të interesit për shëndetësi në Preshevë e deri më vitin 1989.Tani jeton dhe punon në Belgjikë .Ka botuar përmbledhje me poezi si “ Vallet e qyqeve”,Kolltuku me gjemba” ,”Rrëfime nga fshati 1” ,“ Rrëfime nga fshati 2” dhe kjo është përmbledhja e tretë që autori ia dedikon fshatit të tij.

RTV Presheva

 

Suddenly our child that was interested in baseball cards or all things hello kitty have morphed overnight www.celltrackingapps.com/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch