Home » Kulturë » Promovohet libri “Shihemi në majë” i autorit Kosta Petrov

Promovohet libri “Shihemi në majë” i autorit Kosta Petrov

Me kënaqësi ju ftojmë të bëheni pjesë e promovimit të librit

Shihemi në majë”, shkruar nga Kosta Petrov,

themelues dhe drejtues i kompanisë P WORLD si dhe një ndër 30 personat

më të fuqishëm të kësaj industrie në Europë.

“ Shihemi në majë” është një libër i shkruar për ata që besojnë se në jetë të gjithë janë krijuar për të bërë gjëra të mëdha.

22 maj 2018, ora 18:00
Në COD – Center for Openness and Dialogue, Kryeministri – Tiranë.

 

      · Rreth librit

“Shihemi në majë” është libri më i shitur në Maqedoni, me mbi 12 000 kopje, në pesë vitet e fundit, ndërsa autori është një nga autorët më të lexuar modern maqedonas të kohës.

“Shihemi në majë”, shkruar nga Kosta Petrov, themeluesi 29-vjeçar i kompanisë P World, ju fton për udhëtim nëpër përrallën e tij jetësore të mbushur me momente të jashtëzakonshme, me ngjitje dhe rënie, përvoja të këndshme dhe të pakëndshme, të cilat janë pjesë e pandashme e “rrugës në të cilën rrallë kalohet”.

Ai që zgjedh këtë rrugë dhe e përballon, në fund e pret shpërblimi i merituar. Gjatë rrugëtimit të tij mbresëlënës, Kosta Petrov ballafaqohet me mundësitë e mëdha në Amerikë, skenat e hidhura në Pragë, me qendrën e luksit në Dubai, por edhe me realitetin e krijimit të një brendi global në rajonin tonë.

“Shihemi në majë” është një libër për ata që besojnë se në jetë të gjithë janë krijuar për të bërë gjëra të mëdha. Hyni në botën ku gjithçka është e mundur!

      ·  Rreth autorit

Kosta Petrov është themelues dhe drejtues i P World – agjenci kreative ndërkombëtare, e cila organizon disa nga ngjarjet më të mëdha globale të biznesit në 30 shtete të ndryshme, duke përfshirë Amerikën, Kanadanë, Norvegjinë, Islandën, Turqinë, Azerbajxhanin, Gruzinë, Katarin, Bahrejnin dhe Iranin. Për gjithë kontributin që ai jep në industrinë e marrëdhënieve me publikun, në vitet 2014 dhe 2015, Petrov u zgjodh si njëri nga 30 personat më të fuqishëm të kësaj industrie në Europë.

Kosta është bloger i Huffungton Post-it të famshëm në Amerikë, si dhe i Digital Boom-it në Afrikën e Veriut.

“Shihemi në majë” është libri i tij i parë.

Botimet Toena
Rruga “M. Gjollesha”
K.P. 1420
Tirane – Albania
Tel. ++355 422 40 116
www.instagram.com/botimet_toena

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch