Home » Lajme » Propozim vendimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, për ndryshimin e emrave të 17 rrugëve pret edhe pëlqimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale

Propozim vendimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, për ndryshimin e emrave të 17 rrugëve pret edhe pëlqimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale

Propozim vendimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, për ndryshimin e emrave të 17 rrugëve të këtij qyteti nga emrat e personaliteteve serbe, në atyre të shqiptarëve, tash pret edhe pëlqimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Iniciativa për ndryshimin e emrave të këtyre rrugëve është marrë qysh në muajin Qershor të 2011, nga Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike. Kryetari i këtij subjekti politik thotë se pas iniciativës, kryetari i kuvendit ka formuar komisionin në përbërje të 7 anëtarëve. Me propozim të kuvendit tash e tërë procedura kalon në ministrinë e vetëqeverisjes lokale, për të dhënë pëlqimin e propozimit. Nagipi thotë se përfaqësuesit e partive politike serbe, në shenjë pakënaqësie lëshuan seancën e para 2 ditëve të kuvendit komunal, kurse nga ana e tyre patë edhe kërcënime se do të tërhiqen nga koalicioni. Për Arifin kjo nuk paraqet problem nëse serbët tërhiqen nga koalicioni, sepse thotë se nëse vihet në pikëpytje funksionimi i koalicionit, këshilltarët e PD-së do të qëndrojnë në Kuvend edhe pse nuk janë në koalicion. Në qytetin e Bujanocit, nga të gjitha rrugët deri më tash vetëm një ka mbajtur emrin e shqiptarëve. Kurse prej kur të hyjë në fuqi ndryshimi i emrave të rrugëve, atëherë ky numër do të rritet. Më e veçanta nga to do të jetë Sheshi i qytetit i cili mban emrin Karagjorgje Petroviq, ndërsa do të quhet Sheshi Skënderbeu. Rrugët tjera do të mbajnë edhe emrat e Naim e Sami Frashëri, Idriz Seferi dhe personaliteteve tjera shqiptare, ndërsa njëra prej tyre do të mbaj edhe emrin e dëshmorit të UÇPMB-së Fatmir Ibishi.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch