Home » Lajme, Opinione » Propozime për humanistin e veprimtarin Ilaz SELIMI

Propozime për humanistin e veprimtarin Ilaz SELIMI

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI

Pishtari i arsimit, i borgosuri politik,veprimtari dhe i njohur si Doktori Ilaz SELIMI, lindi më 21 Janar 1928, në fshatin Novosellë  Komuna e Bujanocit, vdiqë më datën 05 prill 1998, u varros në vendlindje.

Njeriu që  kontriboi, në pajtim të gjagjeve, shërim të banorëve dhe luftoi sëmundjet e kohës turbekulozin dhe malarien, bëri ëndrrën e Malëisë realitet në hapjen e rrugës prej Muhocit deri në Zarbicë, bëri shumë dhe tërë jetën me përkushtimin më të madh është  angazhuar për një jetë më të mirë të banorëve të Malësisë së Bujanocit, Komunës së Bujanocit e më gjërë.Ne, që e kemi e njohur për së afërmi  e ndiejm  obligim moral, njerëzor e intelektual që të mundohemi të oranizojm ndonjë  akademij përkujtimore në vitin 2018 me rastin e 90 vjetorit të lindjes pikërisht më  datën  21 janar 2018  dhe 20 vjetorit të vdekjes. Po ashtu  në shenim e respekt të përjetshme të  kontributit do të duhej të ngritet ndonjë pllakë përkujtimore në vendlindje, renovimin e  shtëpisë së tij ku ka lindë Doktor Ilaz SELIMI, grumbullimin e të dhënave për botimin e ndonjë  monografie, emërtimin e ndonjë rruge e sheshi. Do të ishte propozimi edhe emërtimi i ndonjë institucioni   me emrin e tij në Gjilan, Kamenicë, Bujanoc e gjetiu e që këto Kuvende Komunale të shpallin qytetar nderi dhe duke e shpërblyer me mirënjohjen më të të lartë që ndan niveli komunal.   Viti  2018, do të duhej të shpallet ditët e pishtari të arsimit, humanistit e veprimtarin Ilaz SELIMI nga Malësia e Bujanocit.  Lavdi e përjetshme  punës dhe veprës së   të rënëve  të gjitha kohrave dhe ata që kanë kontribuar për lirinë dhe mbajtjen gjallë të Malësisë së Bujanocit.

 

Autori ka shkruar, e ka ngritur e parashtruar nëpër tubime  e duke  ripërsëritur me dhjetra herë nëpër gazeta të shkruara e elektronike  dhe ka bërë disa propozime e inciataivë për Ilaz SELIMIN nga Malësia e Bujanocit. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch