Home » Lajme » Propozimi i Tadiqit për bosnjëzimin e Kosovës, nuk ka ngjallur shqetësim të Qeverisë së Kosovës

Propozimi i Tadiqit për bosnjëzimin e Kosovës, nuk ka ngjallur shqetësim të Qeverisë së Kosovës

Propozimi i presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, për bosnjëzimin e Kosovës, nuk ka ngjallur as më të voglin shqetësim të Qeverisë së Kosovës. Kjo e fundit nuk e ka parë të arsyeshme që të reagojë ndaj këtij propozimi, i cili ka disa ditë që është prezantuar detajisht edhe në mediet kosovare. Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, përmes një plani katër pikësh tenton krijimin e një entiteti të veçantë në veri të Kosovës, të ngjashëm me Republikën Serbe të Bosnjës.I vetmi reagim është ai i zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, i cili i pyetur nga gazeta “Zëri” për mundësinë e dhënies së një statusi special për veriun, ka thënë nëpërmjet një sms-i, se “çdo zgjidhje për veriun do të jetë brenda Kushtetutës dhe pakos së Ahtisaari-t.Presidentja Atifete Jahjaga dhe liderët opozitarë, ndërkaq, kanë kundërshtuar ashpër të gjitha propozimet që vijnë nga Beogradi, apo edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për mundësinë e statusit special për veriu e Kosovës. Sipas tyre, zgjidhja e çështjes së veriut duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe Pakon e Ahtisaarit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch