Home » Lajme, Vendore » Protesta e paralajmëruar në Bujanoc për ditën e mërkurë do të mbahet të shtunën

Protesta e paralajmëruar në Bujanoc për ditën e mërkurë do të mbahet të shtunën

Sipas anëtarëve të këshillit organizativë, ora për mbajtjen e protestës do të caktohet ditëve në vijim. Në protestë do të marrin pjesë të gjitha partitë politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc por edhe ato në Preshevë pritet që ti bashkohen kësaj proteste .

Përfaqësuesit e subjekteve politike në Bujanoc sot kanë ndryshuar datën për mbajtjen e protestës gjithëpopullore. Këta përfaqësues sot kanë vendos që protesta të mbahet të premten më 1 shkurt, e jo të mërkurën sikur që kishin vendosur më herët. Sipas anëtarëve të këshillit organizativë, ora për mbajtjen e protestës do të caktohet ditëve në vijim. Në protestë do të marrin pjesë të gjitha partitë politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc, si Partia Demokratike, Partia për Veprim Demokratik, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Partia Demokratike Shqiptare. Zyrtarë të Partisë Demokratike e cila udhëheqë me komunën e Bujanocit kanë konfirmuar se ky subjekt politik merr pjesë në protestën e gjithëpopullore, duke hedhur poshtë zërat për mospjesëmarrje në këtë protestë./H.H/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch