Home » Lajme, Rajonale » Protesta në Shkup – Njëra anë festë e tjetra përplot me policë

Protesta në Shkup – Njëra anë festë e tjetra përplot me policë

Protesta ne Shkup 2015Nga njëra anë proteste paqësore ku dominon një atmosferë krejtësisht festive, ndërsa nga ana tjetër forca të shumta policore të përbërë nga njësite speciale për intervenim të shpejtë, autoblinda, topa uji dhe automjete të tjera të rënda. Nga qielli ndërkaq vërreheshin edhe drone që qarkullonin shumë pak mbi kokën e protestuesve ndërsa mbi godinën e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore snajperist policorë që vëzhgonin gjithë kohës protestën.

Por, përballë snajperistëve dukeshin protestues që poashtu ishin ngjitur mbi pallatet e larta madje edhe me flamur kombëtarë shqiptar. Flamujt shqiptarë bashkë me ato shtetërorë maqedonas, turk dhe të komuniteteve tjera ishin në numër më të madh seç pritej.

Protesta ne Shkup-policia

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch