Home » Lajme » PROTESTË MASIVE PANSHQIPTARE NË TROPOJË PËR LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJ

PROTESTË MASIVE PANSHQIPTARE NË TROPOJË PËR LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJ

ramush-haradinajUnioni Artistik i Kombit Shqiptar në bashkëpunim me televizionin e Bajram Currit, shoqatën e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe të UÇK-së, shoqaten e të Përndjekurve Politikë – dega Tropojë, Klubi i Shkrimtarëve e Artistëve Tropojë, shoqata “Xheladin Gosturani”, komunitetet fetare, dhe me mbështetjen e të gjitha partive politike të Tropojës dhe mbështetjen e veçantë të Bashkisë Tropojë organizojnë ditën e Martë, më dt 10 janar 2017, ora 12.oo, në sheshin para Heroit të Kombit Bajram Curri, një Miting-Marshim me moton: “Liri për Kalorësin e Lirisë, Ramush Haradinaj”. Një Komb – Një Qëndrim për Ramushin.

Në këtë Protestë do të marrin pjesë nga të gjitha qendrat e viset e Tropojës, nga qyteti Bajramcurri, Nikaj-Mërturi, Krasniqja, Gashi, Bytyçi, Shipshani, Valbona, Fierza, etj. si dhe nga qytete e fshatra të kosovës si të Gjakovës, Junikut, Deçanit, Pejës, etj. si dhe nga krahina shqiptare nën Malin e Zi.

Valdet ERMALI

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch