Home » Lajme » Protestuesit kërkojnë shqyrtimin e mandatit të EULEX-it

Protestuesit kërkojnë shqyrtimin e mandatit të EULEX-it

Organizatat e dala nga Lufta sot protestuan kundër EULEX-it, si reagim ndaj akuzave për krime lufte dhe arrestimeve të disa ish-komandantëve të UÇK-së. Në protestë mori pjesë edhe aktivisti i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Ai i bëri thirrje EULEX-it që të këtë kujdes se kënd e cilësojnë si kriminelë.
Mijëra qytetarë protestuan sot në mbrojtje të ushtarëve të UÇK-së që po përballen me akuzat e EULEX-it për krime lufte. Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se nuk po protestohet kundër faktorit ndërkombëtar por ndaj faktorit EULEX që po e njollos luftën e UÇK-së.

Ai ka kërkuar nga krerët e shtetit që ta shqyrtojnë mandatin e Misionit për Sundimin e Ligjit, EULEX.

”E ftojmë Jahjagën, Krasniqin e Thaçin që ta shqyrtojnë mandatin e EULEX-it menjëherë”, ka thënë Jashari, duke shtuar se nëse situata destabilizohet, përgjegjësinë do ta marr EULEX-i dhe institucionet e Kosovës.

Protestuesve iu drejtua edhe veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi i cili ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe çlirimtare.

“Ne e kemi thirrur EULEX-in që t’i zbardh krimet e serbëve, ta zbardhë kush e zhduku Ukshin Hotin, kush vrau mijëra shqiptar”, ka thënë Demaçi para protestuesve.

Pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe shumë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Berat Buzhala, Blerta Deliu, Ramiz Lladrovci dhe Berhar Selimi. Protestuesit u shpërndanë të qetë.
(RTK)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch