Home » Lajme, Vendore » Protestuesit largohen nga Autostrada, përurimi bëhet pa ceremoni shtetërore

Protestuesit largohen nga Autostrada, përurimi bëhet pa ceremoni shtetërore

Gjurgjicë, 27nëntor – Një fëmijë, një plak dhe një plakë, në organizim të Bechtel – Enka, punëkryesit, simbolikisht, kanë bërë përurimin e Autostradës së Kombit  “Ibrahim Rugova ” që lidh Kosovën e Shqipërinë nga Vërmica në Prishtinë. Ata kanë prerë shiritin e kuq në prani ndoshta dhjetë qytetarëve e policëve të pranishëm, transmeton KTV.

Ceremonia solemne që ishte paraparë për në orën dhjetë nuk u mbajt për shkak të protestave që bashkëluftëtarë të Famtir Limajt mbajtën duke demoluar skenën solemne në të cilën pritej të mbanin fjalimet e tyre Hashim Thaçi e Sali Berisha.
Përurimi u bë pas përfundimit të protestave që motiv kishin lirimin Fatmir Limajt.

Për më gjatë se dy orë, ata kanë qëndruar në fshatin Gjurgjicë, në vendin dhe kohën kur ishte paraparë mbajtja e ceremonisë së përurimit të kësaj autostrade e cila lidh Kosovën dhe Shqipërinë me një infrastrukturë moderne rrugore.
Protestuesit, me brohoritjet “Liri për Fatmir Limajn”, kishin dalë për të kundërshtuar arrestimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe tre ish bashkëluftëtarëve të tij.

Autostrada from Kohavision KTV on Vimeo.

 

Vazhdojnë protestat në Autostradë, Thaçi nuk shkon në Gjurgjicë, Berisha kthehet në gjysëmrrugë

Gjurgjicë, 27 nëntor – 11:38 – ( E plotësuar) Sot në vendin e ceremonisë me të cilën ishte paraparë përurimi i autostradës Prishtinë – Tiran[ në sektorin e Gjurgjicës nuk është parë kryeministri i vendit Hashim Thaçi. KTV njofton se në ceremoni ishte paraparë të merrte pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, por në ndërkohë ishte kthyer për në Tiranë pasi që protestues në përkrahje të Fatmir Limajt arrestuar në fundjavë në Prishtinë kanë demoluar skenën ceremonisë.

Nga vendi i ceremonisë janë larguar edhe ambasadorë të huaj ndër të cilët edhe ambasadorja amerikane Jacobson. Berisha nuk do të marrë pjesë në ceremoni edhe nëse sot gjatë ditës më vonë bëhet përurimi i Autostradës.
Drejtori i policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ka dhëne urdhër që njësia speciale të largohet nga vendi i ceremonisë.

Reporteri special i KTV-së njofton se gjasat janë të vogla që ceremonia e përurimit të mbahet sot.
Autostrada tash për tash është e bllokuar në të katër drejtimet e saj.
Protesta në përkrahje të Fatmir Ljmaijt po mbahen edhe në Malishevë. 

I vetmi që ka qenë i pranishëm nga zyrtarët e Kosovës te vendi i cermeonisë ishte  ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, por i cili është larguar menjëherë.
Naim Bujupi, njëri nga organizatorët e kësaj proteste, ka thënë se aryeja e vetme e protestës është rikthimi i rastit “Kleçka” në rigjykim

Protestat për Limajn ndërprenë ceremoninë e inaugurimit të Autostradës

Malishevë, 27 nëntor – 10:15 – Protesta e ish bashkëluftëtarëve të Fatmir Limajt në autostradën “Ibrahim Rugova” ka eskaluar. Protestuesit kanë shkatërruar të gjitha pajisjet teknike në skenën e ndërtuar për ceremoninë e lëshimit në funksion të 60 km të radhës të kësaj autostrade, raporton KTV.

Protestuesit janë duke qëndruar në binë dhe po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Fatmir Limajt. Ara po dëshirojnë pranin e Limajt në këtë përurim.Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke vëzhguar  situatën por ende nuk ka ndërhyrë.

Koha NET

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch