Home » Opinione » Pse Atdheu vdiç për atdhe të huaj?ose Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare !

Pse Atdheu vdiç për atdhe të huaj?ose Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare !

Po pyet bota për shqiptarinë
                                                                              sa të madhe e kanë cmendurinë?

 

 

 

“Pushtuesit e dinin mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…”

Si po na preken qendrat tona nervore, si po na rrënohet intelekti.? Fare lehtë.

Buajt shkrryhen e bretkocat ngordhin : “Shkuarja ime në Siri ka qenë e bazuar në aspektin fetar, edhe e kam parë se në Siri është filluar lufta mes sunitëve dhe shiitëve cilët (luftë) e kanë filluar shiitët me alevit”.“Duke e parë, ndihmesën që i ka ardhur sektit alevit, nga sektet e tyre që janë shiitët, atëherë unë kam vendosur, i frymëzuar nga Kurani dhe Syneti i Pejgamberit S.A.S., të marr rrugën për t’i dalë në ndihmë atij vendi, ku Allahu dhe vetë Pejgamberi S.A.S., e kanë obliguar çdo mysliman që të marrë pjesë në luftë kundër një zullumqari dhe në luftën kundër qafirëve. Kur them qafirit, po flas për gjendjen aktuale në Siri”, nisi rrëfimin për Radion Evropa e Lirë, një shqiptar i Kosovës, që luftoi si vullnetar në Ushtrinë për Çlirimin e Sirisë, për tetë muaj.( Lufta në Siri dhe shqiptarët e Kosovës ). Sa jemi të informuar se çka dhe pse po ndodhë kjo në Siri?

 

Qytetarët habiteshin që sëmundja paraqitej në mënyrë të përzgjedhur (selektive) nëpër mëhallë të qytetit. Kishte, vallë hile edhe aty?… Sigurisht që po,hile edhe hile të mëdha

Sëmundja po parqitet në mënyrë të përzgjedhur në tokat  shqiptare.

 

“Atdhe Deva, është emri i shqiptarit tjetër nga Peja që është vrarë dje gjatë luftimeve në Siri. Atdhe Deva ka qenë student në Fakultetin Teknik në Prishtinë, njofton portali ‘Ilirida’.Ueb-faqja po ashtu ka postuar një foto ku shihet Deva në një takim me të rinj të tjerë. Deva raportohet se ishte i dhënë pas fesë Islame.Shumë prej personave që e kanë njohur Atdheun, kanë konfirmuar vrasjen e tij. (koha)”

 

Kjo është luftë buajsh e cila neve nuk na përket. Të rrijmë sa më largë këtyre shkrryerjeve ,se jemi shumë të vegjël t`iu  ndihmojmë apo t`iu ç`ndihmojmë . Pse ,dhe për kë?

 

“Dobësia më e madhe e historisë është se askush nuk mund t’i thotë vetjake,dhe duke qenë e tillë,përherë i gjejmë të shënuara të mirat/e të mirët/ dhe të këqiat/të këqitë/,pavarësisht se i ka pëlqyer apo jo dikujt,e ka dashur apo e ka urrejtur dikush,andaj të gjithë brezat në mënyrë konstante përballen me atë,që,të paktën është shënuar objektivisht/me ndonjë përjashtim në periudha të ndryshme.Në histori gjejmë ngjarje e personalitet që meritojnë të mësohen e kujtohen,por edhe ngjarje të këqia dhe personalitete negative,të cilat po ashtu ato,ose ato duhet të mësohet dhe të dihet.Te këto dy të fundit e keqja qëndron në prezantimin e tyre,që në fakt,të gjitha të këqijave dhe të këqive u bëhet reklamë,andaj,edhe sot e gjithë ditën bezdisemi pse aty-këtu,njëfarë reklamimi u bëhet për shkak të ligjeve të kronikës së ngjarjeve,dhe kësisoj nuk mund të injorohen as ngjarjet e as individët,që fare meritojnë të bëhen pjesë e historisë. (Dedë Mirdita)”

 

“Pra, sëmundja ishte sjellë  dhe  sillet  kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të sëmurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen. Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botërave.”

 

I kujt është mëmëdheu? Pra i kujt është atdheu?

O Ju që mirreni  natë e ditë me Librin e  Shenjt të muslimanëve , pse nuk e spjegoni kryesorën , pse i jepni lak gjërave sipas urdhërave që i merrni .?

Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare ? e dini këte? Nëse e dini pse nuk e flitni?

 

Sipas rrugës  morale islamike, tradhëtia është veprim që shkatërron shoqërinë dhe besimin në të mes njerëzve.Islami dënon tradhëtinë individuale, kolektive dhe kombëtare. Perëndia  i bëri në Librin e Tij të Shenjtë, rregullat e përcaktuara për besimtarët në besnikëri në të njëjtën kohë ai e ka ndaluar rreptësisht pabesinë, “O ju që më besuat. Mos e tradhtoni besimin që kemi vendosur në ju ” Zbulimi i të fshehtave të vendit dhe shoqërisë dhe dhënja e tyre armikut , për t’u mundësuar atyre për të shfrytëzuar njohuritë e këtyre sekreteve në dëm të vendit dhe shoqërisë është një tradhetitë nga më të mëdha..

(Tradhëtia ndaj atdheut (Kur`an 5:1))

 

”Ata që tremben nga drita janë pasardhësit e rebeluesit, që u dëbuan nga parajsa! Djallëzinë e tyre duhet deshifruar vazhdimisht që mos t’ju mbetet vend askund në tokën e bekuar! Kjo tokë kurrë si ka duruar korbat e zinjë, andaj doemos edhe kësaj radhe do të kthehen nga kanë ardhur këta plangprishës zemër zi! (Erton Gashi)

 

Fahri Xharra,25 .07.13

 

Gjakovë

One Response

  1. June L. Kemp thotë:

    Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare ? e dini këte? Nëse e dini pse nuk e flitni?

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch