Home » Histori, Lajme » Pse Halili që nga viti1992, ke lënë gjurmë ?

Pse Halili që nga viti1992, ke lënë gjurmë ?

Bisedë kote , për çështje të kota ! e kisha titulluar shkrimin tim ; por ja që po duhet të zbardhim do “dëshira “ , do “ parashikime” të cilat kur janë shkruar ishte ishin  guxim i madh i artikull shkruesit i cili në rolin  e Zhyl Vernit e parashihte udhëtimin në qendrën e tokës. .  Ishte viti 1992 , një vit i rëndë politik për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi . Por vizionarët, me “ talentin “ e tyre si vizionar që janë i parashohin gjërat shumë herët ; fatbardhësisht që edhe dështojnë .
Thuhet që rastësia është mbret i  ndodhive ; por edhe nëse nuk kërkon asgjë nuk vjen nga qielli .

“Suzana e mbron Sarajevën” shkrim i datës 12.03.1992 nr. 1443  në faqen ‘” Duhet menduar edhe për këtë” shkruar nga Halil  Matoshi .( “Zëri javor” 1992) Ishte për mua një befasi jo e këndshme , siç e thotë Pjetër Geci në reagimin e tij ndaj këtij propozimi “ Ky shkrim më  shqetësoi e më befasoi aq më tepër, kur u shkrua nga dora e një pende të mprehtë të gazetarisë së Kosovës siç është zoti Matoshi ? “ Por, ja që shkruhet dhe mbetet si kujtim jetësor i  një vrrage të synimit  ( ndoshta të pa )  qëllimtë të një “zgjidhjeje” kombëtare për ne :”Për një konfederatë islamike Turqi-Sanxhak- Bosne – Shqiperi -Kosovë “ .
Nëse ideja nuk ka qenë e imponuar nga dikush , atëherë autorit i falet duke e bartur shkrimin në rubrikën “ dështim’” gazetaresk  .Por nëse është e kundërta dhe që dikush ka folur në emër të “ pendës së mprehtë “ , atëherë   mprehtësia e shkrimit të pret në fyt ardhmërinë, të futë në skutat e errëta të historisë, dhe dhomat e errëta të zhdukjes dhe zhbërjes.
“ Udhëtimi në qendrën e tokës “ që nga viti 2000 u tentua ,por fatbardhësisht temperaturat shumë të larta të cilat zhylvernët tanë nuk i kishin vlerësuar mirë. i djegën “ hartuesit dhe ekzekutuesit”, dhe ne mbetem si Republikë e pavarur dhe sovrane.

Dëshira për ta çuar kombin përpara duke propozuar statusin e saj të ardhshëm i ka do rregulla shumë precize që varën nga lëvizjet gjeostrategjike në Europë .

Në shkrimi e përmendur lexojmë”Perandoria e fundit , Jugosllavia po shpërbëhet ( viti 1992 fxh), pikërisht duke implikuar depërtimin islam në Ballkan. Njohja e Bosnjës, dhe kujdesi i veçantè për Sanxhakun, nga ana e Turqisë dhe më pastaj edhe e Iranit , mund të shënojë shkëlqimin e gjysmëhënës në Mesdhe dhe Ballkan.” Ndal or burrë , ti ia paske pre teshat herët “Republikës Islamike të Kosovës”! Por , kush ta tha , kush të udhëzoi në këtë mënyrë ?

Me të vërtet është për të ardhur keq , shikimi yt ne filxhanin e fallxheshës turke dhe serbe “” Shqiptarët etnikë me një truall ideal për një Republikë Islamike. me mbi 70 % të konfesionit islam, ndoshta nuk do ta lëshonin rastin për të provuar ndërtimin e shtetit mbi baza fetare.( islame  fxh) “ Hajde parashikim i përcjellur me ndjellje të kobshme , hajde !
Pjetër Geci , në reagimin e tij ( 28.03.1992 , po në “Zërin javor ) në këtë broçkull  i paska paraparë gjërat shumë mirë dhe saktë “ Ne do të ndërtojmë shtetin tonë kombëtar shqiptar , në parimet e e demokracisë parlamentare Europiane , ku të tri konfesionet që i kemi brenda kombit tonë. do të jenë  një mozaik ngjyrash si ylberi , që harmonizohen bukur dhe që na japin portretin e vërtetë shqiptar “

Drejt , dhe pa ngjyrime interesi , diktati apo frike..ishte viti 1992 !

Ishte një e vërtetë e madhe historike që Europa na  e kishte borxh çlirimin e Kosovës (1992 ), por ajo e bëri (1999 ). Po ne ? jemi ,falënderues , jemi mirënjohës në rastin historik që nuk përsëritet më ?
Miku , “mendjemprehti i pendës “ shkruan edhe këtë “Pretendimet e sotme boshnjake për Republike Islamike me 41% të popullsisë myslimane janë naive (1992 ) në krahasim me përbërjen konfesionale myslimane të të gjithë shqiptarëve.” dhe ja propozimi i tij i fundit:
“ Konfederata Turqi – Shqipëri etnike- Sanxhak – Bosnje “ ia siguron islamit kontinuitetin historik në këto anë të botës , premton lidhje të forta financiare me Irakun, Iranin dhe pse jo edhe me Kuvajtin dhe me tërë botën islamike  “ , Parashikim zhylvernian  , po sikurse ai i Davudoglut !

Zoti na ruajt!

Fahri Xharra, 06.09.15 Gjakovë

Halili docHalili doc 2

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress