
Nga Skënder Sadri KAPITI
Pyesim :
Pse kaq shumë parti e politikanë dhe kaq pak demokraci?
Pse kaq shumë shkolla, universitete, profesorë e akademikë, dhe kaq pak dije dhe edukatorë?
Pse kaq shumë ligje dhe juristë dhe kaq pak drejtësi?
Pse kaq shumë pasuri, dhe kaq pak punë, mirëqënie e begati?
Pse kaq shumë flamuj e kaq shumë eufori, dhe kaq pak patriotizëm e sinqeritet?
Pse “trimërohet” aq shumë, për të bërë padrejtësi, hajni e korrupsion?
Pse kaq shumë betime e premtime,për të gënjyer e bërë tradhëtinë?
Pse u besohet kaq shumë gënjeshtrave kur edhe dihet e vërteta?
Dhe pse: pushteti i vogël duket kaq i madh, dhe populli i madh duket kaq i vogël?
(Këto Pse ngacmoinë dhe pyesin arsyen, dhe vijnë nga realiteti që përjetohet në Shqipëri e Kosovë)