Home » Opinione » Pse nuk po bëhet bashkimi ekonomik Kosovë-Shqipëri?

Pse nuk po bëhet bashkimi ekonomik Kosovë-Shqipëri?

Nehat Hyseni-1Shkruan: Nehat Hyseni

Kjo pyetje shtrohet shpeshë për diskutim mdis analistëve dhe gazetarëve të ndryshëm.
Por, edhe në popull kjo çështje paraqet preokupim dhe objekt interesimi.

Sidomos tek biznesmenët dhe afaristët, e në veçanti tek prodhuesit e ndryshëm, kjo çështje ka rëndësi jetike.
Sepse, Shqipëria dhe Kosova kanë klimë të ndryshme dhe produktet bujqësore: domatet, specat, trangujt, shalqiri, pjepri, etj. në Shqipëri dalin më heret në treg, kurse në Kosovë, meqë mbretëron klimë kontinentale-malore, ato produkte dalin më vonë, kurse tregu kosovar ata artikuj i importon kryesisht nga Greqia, Turqia, Bullgaria
dhe Maqedonia.

Ndërkaq, me ndërtimin e Rrugës së Kombit, tani është lehtësuar transporti nga Shqipëria dhe jemi dëshmitarë se ky këmbim mallrash është duke ecur mirë.
Sidomos lehtësimet e fundit doganore, si dhe arritja e Marrëveshjes për heqjen e tatimimit të dyfisht midis Kosovës dhe Shqipërisë, e lehtëson dukshëm dhe e nxitë për t’u shtuar edhe më tepër.
Por, mbetet përshtypja se këmbimi i mallrave midis Kosovës dhe Shqipërisë akoma është tejet i ulët, në krahasim me nevojat dhe mundësitë reale.
Këmbimi në lëmin e energjetikës midis dy shteteve ka mundësi reale për t’u avancuar shumë më tepër, meqë Shqipëria posedon kapacitete hidrike, kurse Kosova posedon kapacitete termike, pra prodhon rrymë elektrike nga termocentralet dhe thëngjilli.

Prandaj, këto kapacitete energjetike janë komplementare, meqë uji është me bollëk dimrit dhe vjeshtës, dmth. atëherë kur në Kosovë është më vështirë të nxirret dhe përpunohet thëngjilli.

Kurse, verës ujërat shterren, kurse kushtet për prodhim të energjisë elektrike në termocentrale atëherë janë ideale.
Natyrisht se nuk nevoitet vetëm këmbimi i mallrave, por edhe i vlerave kulturore, artistike, letrare, etj. Tani nuk ka kurrëfarë pengese që të arrihet shumë më tepër në këtë drejtim.
Pra, shtimi i këmbimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës duhet shtuar edhe më tepër, duke i hequr barrierat kufitare e doganore dhe duke funksionuar pa pengesa dhe në mënyrë të lirë e të papenguar nga qeveritë e dy shteteve, për të funksionuar si një shtet i vetëm dhe unikë, që do të ishte kontribut i madh zhvillimit më të shpejtë ekonomik dhe begatisë e mirëqenies së shqiptarve në Ballkan.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch