Home » Lajme, Opinione » Pse Presidentja e Kosovës znj.Atifete JAHJAGA nuk e viziton Medvegjën , Bujanocin dhe Preshevën

Pse Presidentja e Kosovës znj.Atifete JAHJAGA nuk e viziton Medvegjën , Bujanocin dhe Preshevën

Refik Hasani ne foltore

Me rastin e paralajmërimit që më datën 25 Janar  Presidentja e Republikës së Kosovës znj.Atifete JAHJAGA,do të vizitoj disa qytete të Anamoravës.I kujtojm që Medvegja, Bujanoci dhe Presheva është një Krahinë Shqiptare dhe kufizohet me Anamoravën e Kosovës, prandaj ia vlen të vizitohet se edhe ata jan bashkëkombas. Pse të mos vizitohen vendbanime si Karaçeva e Kamenicës pasi Policia, Ushtria dhe Xhandarmëria shpesh shqetësojn banorët e këtyre lokaliteteve. Pse nuk vizitohen edhe vendbanime dhe lokalitete kufitare të kufirit administrative që është afër me Dobrosinin , Stublinë apo Bilinicën. Asnjë President, Kryeministër apo Kryetar Parlamentit  të Kosovës zyrtarisht nuk i ka vizituar bashëkëkombasit e vetë në këto tri Komuna.   Republika e Kosovës vetëm me 50 mijë Euro dhe disa qindra Abetare që ende mbetën të burgosura i ka ndihmuar shqiptarët me shumicë që përbëjën këto tri  Komuna. Në Kosovë rregullisht dhe shumë shpeshë bashkëkombasit e vetë vizitojn Kryeministra të Serbisë, President dhe Qeveritar e njerëz të Kishës Serbe. Por edhe  dihet mirëfilli që Gjeneral të Ushtrisë Serbe, Presidenti i Serbisë z.Tomisllav Nikoliq dhe ministra kan vizituar Preshevën dhe që jan afruar edhe krejt afër kufirit me Gjilanin. Edhe sa do të duhej të presin që Medvegjën , Bujanocin dhe Preshevën të vizitohen,të ndihmohen dhe të investohet  tek bashkëkombasit në këto tri Komuna.  Pse Presidentja e Kosovës znj.Atifete JAHJAGA nuk e viziton Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën.

Shkruan:   Refik HASANI

24 Janar 2016

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch