Home » Lajme, Opinione » Pse të mos i shkruajm Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së z.Guterres,për diskriminim në Luginë të Preshevës

Pse të mos i shkruajm Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së z.Guterres,për diskriminim në Luginë të Preshevës

Diplomati portugez z.Antonio GUTERRES, nga një janari 2017, ëshë  zyrtarisht  Sekretar i OKB-ës në vend të z.Ban Ki MOON. Si president i Këshillit Evropian në fillim të vitit 2000, që udhëhoqi miratimin e axhendës së Lisbonës”,dhe bashkëkryesuar i samitit të parë nga Bashkimi Evropian-Afrika.Mbi të gjitha me një përvoj bukur të gjatë tani Sekretari i OKB-së z.Guterres,pasi ka shërbyer edhe si Komisioner i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë nga qershori 2005 deri në dhjetor 2015.

Aqë shumë ka vështërsi për mbijetës Medvegja, Bujanoci dhe Presheva sa që nuk mjafton vetëm Prishtina, Tirana, e Beogradi  me trajtimin e çështjesë së pazgjidhur të kësaj krahine shqiptare.

Jan  së paku katër çështje fundamentale pse do të duhej t’i shkruajm  sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe të debatohet edhe në instanca më të lartë të organizatës së Kombeve të bashkuara,si:

 

  1. Shpallja, organizimi dhe mbajtja e Referendimi të datës së 1 e 2 marsit të vitit 1992,
  2. Lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave  të qeverisë së Republikës së Serbisë,
  3. Arritja e marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, dhe
  4. Vazhdimi i diskriminimit  të shqiptarëve në këtë krahinë.

 

Përveqë instancave dhe mekanizmave të BE-ës edhe OKB-ës do të duhej shkruarë për ruajtjën e bërthamës shqiptare në këtë Rajon të trazuar.

Duke e monitoruar këtë krahinë do të ketë infomacione nga dora e parë mbi të punësuarit në adiministratën Komunale, kadastër,polici,gjyqësi,shëndetësi,respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publikë, të rrugëve dhe shesheve.Duke mbajtur bashkarisht kuvendi komunal i këshilltarëve shqiptarë  të tri komunave me kryetar të Komunave dhe kryesues do t’i rendisin pikat drejtuar OKB-ës.

Miratimi i ndonjë rezulute dhe presioni nga BE-ja e veçmas nga OKB-ja do të detyronte  Serbinë që  të  kthente lapidarin e UÇPMB-ës të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e  jetës së kësaj krahine.

refik-hasani

Shkruan: Refik HASANI

02 janar  2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch