Home » Lajme » Mitat Saqipi: Abetarja e masakruar

Mitat Saqipi: Abetarja e masakruar


Abetare Faqe3PSE TË MOS JETË NJË ABETARE PËR TË GJITHË NXËNËSIT SHQIPTAR KUDO QË JETOJNË DHE MËSOJNË SHQIP

Duke përcjell deklaratat e ministrave të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri se për të gjithë shqiptarët në hapësirat etnike, do të kenë një abetare unike, neve në Luginë kohëve të fundit po na ndodhë ajo që më së paku kemi besuar se do të shpërblehemi me një Abetare dhe Fletore pune të masakruar, tamam ashtu siq u ka hije dhe traditë qeveritarëve serbë ti bëjnë, fatkeqësisht duke ia ndihmuar si në të gjitha kohërat edhe tanët.

Për mua, e besoj edhe për çdo shqiptarë kudo që gjindet shtrohet pyetja se pse në këtë rast u deshtë që i vetëshpalluri “Këshill Nacional” e bashkë me të edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd Shpëtim Çaushi, të insistojnë respektivisht të pranojnë që të masakrohen Abetarja dhe Fletorja e Punës, për klasat e para me mësim në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, libra kto të hartuara nga autorët  Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj, nga Republika e Shqipërisë.

 

Fatkeqësisht kohëve të fundit po na dalin edhe disa pseudogazetarë  dhe mbështetës tjerë që janë vu në shërbim të politikës ndjellakeqe pasi që varësia nga këto të ashtuquajtura institucione jolegjitime i detyron të hedhin vrerë ndaj personaliteteve instititucionale të Preshevës, konkretisht ndaj kryetarit të Komunës së Preshevës i cili reagoi ditë më parë në mediumet shqiptare pikërisht ndaj shkeljes së të drejtave tona nga ana e qeverisë serbe në këtë rast edhe kur janë në pytje fëmijët tanë, se nxënësit tanë nuk bën ta dijnë se çka jan dhe çfarë simboli kombëtarë kanë.

Se çfarë në të vërtetë u ka ndodhë këtyre dy librave për shqiptarët po ua sjellë fotot e atyre faqeve të të dy librave, asaj origjinale dhe asaj të masakruar nga qeveria serbe.

 

 

Abetarja:

Abetare Faqe1
Abetare Faqe2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Si mundë ta kuptojnë nxënësit se çfarë ka mundë të ketë pasur në dorë fëmiu dora e të cilit iu është mbetur pa asgjë!

Abetare Faqe3
Abetare Faqe4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

A thua për cilin flamur e paskan ftuar Fatjonin e gjorë në Vlorë!

Abetare Faqe5
Abetare Faqe6

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Duhet të hiqet flamuri kombëtarë shqiptarë se është i armiqëve të përbetuar!

Abetare Faqe7
Abetare Faqe8

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po muaji i nëntorit që ne si tre Kuvende të Këshilltarëve Shqiptarë, ku ishin prezent edhe pjesmarrësit e lartëpërmendur e që kemi vendosur ta festojme duke protestuar bashkarisht, si u bë qe edhe ky simbol të hiqet dhe të jipet pëlqimi nga tanët!

 

Abetare Faqe9

Abetare Faqe10

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

A thua edhe qytetet duhet ndryshuar, edhe pse nuk shkruan se për çfarë qyteti bëhet fjale, së paku në libër!

 

Fletore pune:

 

Fletore pune Faqe3
Fletore pune Faqe4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Duhet të hiqet flamuri kombëtarë shqiptarë se nuk e lejuaka kushtetuta!

Fletore pune Faqe1
Fletore pune Faqe2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po qyteti i Tiranës dhe i Prishtinës, a thua edhe këto qytete janë të ndaluar me kushtetutën serbe dhe se edhe për të qenka dhënë pëlqimi nga “negociatorët tanë”!

Mitat Saqipi

Këshilltarë pran Kuvendit Komunal të Preshevës

And remember that elementary help with writing from http://firstessaywritinghelp.com/ students need to be engaged in a fun, exciting way

4 Responses

  1. avni thotë:

    Hajde hajde, cfar ndryshime paskan bere, cudi-po pse more koka tranu ky far kryetari i komunes e ky far mitat leshi-sahanlipimsi per mos me than bithlipimsi me falni-spaska pas asfar ndryshimi qe po na i humbka identitetin.
    Po qysh more nuk po mbushen mend keta prapambeturina te regjimit te kaluar, me baballar e gjysher, sic eshte autori i ketij shkrimi se nuk t ebene flamuri ne abetare shqiptare, po zemra dhe vepra, si dhe ndjenjat qe te imponojn me punuar per shqiptarizem, e jo vizatimet e fotografit neper mure me lidert e shqiptarise. Jazek,jazek dhe vetem jazek…

  2. Mitat Saqipi thotë:

    O ti zotëri Avni, po shum qenke i ngarkuar politikisht fatkeqesisht dhe apsolutisht nuk dua dhe nuk kerkoj qe te pajtohesh me mendimet e mia por ju ne vende qe te dalni ne mbrojtje te se paku asaj qe na perfaqeson identitetin tone kombetarë, me kete pajtoheni se qenka dashte te ndodhe kjo, qe çkado qe duket shqiptare te mos figuroj ne librat e femijeve tane.
    Se a jam une lepires i ndokujt kete mire eshte te ma tregosh mua ne sy nese ke argumente per kete po edhe nese ske bash po kam deshire te me ftosh ne nje takim te shoh se ku qenkam une se per bes nuk paskam dijeni sidomos per paraardhesit e mi qe ju po i ditkeni me mire se une. Se keni mendime tjera ndaj veprimeve te mia politike dhe subjektit qe i takoj kjo eshte diçka krejt tjeter por nuk te lejoj ty dhe aske tjeter te preke ne ndergjegjen e familjes time te cilet gjithçka qe e kane fituar ne kete bote e kane fituar vetem djersen e tyre dhe jo me matrapazlleqe. Une nuk po ju njoh permes nofkes qe paraqiteni por pasi ju me njihni mire bile edhe rrenjet e mia, mire ka qene te me ftosh dhe te me tregosh qe bile te mos merrem as me arsim se kjo qe ju pretendoni nuk me le per nder te i ligjeroj nxenesve ku dhe punoj e te mos flasim per grupin e keshilltareve qe e perfaqesoj ne Kuvend te Presheves.

  3. Besimi thotë:

    O profi jem z Mitat Saqipi, ish mesuesi im i dashur, te kesh durim dhe mos te shqetsoje ky komenti i ktij sahanlipirsi te pushtetit bile jo ne Preshev po ne Bujanoc, ky nuk e ka care pa shkru cishtu se prej catyre mvaret, mir e keni thon pseudogazetar i cili strehimin dhe sigurimin social e ka gjetur ne Bujanoc sepse ne Preshev ka prishur dhe eshte prishur me krejt cka ka pas. ma heret e ka pas nje biznismen matrapaz i Bujanocit ci e ka mbajt, aj biznismeni e ka mbajt ngat veti se ka qen gjys analfabet dhe ky pseudogazetari ju ka dasht dhe e ka myt tu e rrejt, e tashti e mbajn dhe e shfrytzojn Shaip Kamberi dhe Galip Beqiri deri sa tjuv duhet, e pasandej e shutojn edhe ata, mos u shqetso ti shum profesori jem cka thot sahanlipirsi sepse ai miret me prostitucion politik, aj vec i ndrron patronat si un kurtonat. B.Y. “JN”

  4. Po te mos jete e masakruar abetarja, atehere nuk do te kishte aq shume fjale per te, por pasi qe kane ndryshuar edhe identitetin e saj atehere flitet shume. Vet u tha nga Ministria e Jashtme e Shqierise, se ata nuk kane gishte ne heqjen e flamurit por ate e kane bere Ministria Serbe e Arsimit me pelqimin e Keshillit Nacional, me te vetmin qellim vetem e vetem qe Serbia kinse ti plotesoje kushtet e shqiptareve ne arsim, por ai spo te pyet por vetem po te thote kjo eshte oferta jone “ose merre, ose leje”. Po te kishte mbeshtetje nga shqiptaret e Lugines ky Keshilli Nacional, atehere kurr sguxojke Riza Halimi dhe Galip Beqiri te lejojshin nje gje, por kane lejuar sepse nuk perfaqesojne asgje.
    E ata qe shkruajne shkrime te ndryshme neper gazeta e web faqe, si duket ska vend as ne shtepite e tyre, e jo ne ndonje subjekte politike. Kane vepruar kunder popullit dhe i kane sherbyer sherbimit serb, eshte larguar nga PDSH nga kryetari i partise, sepse nuk nevojiten pseudopatriota ne parti por vetem patriota. Shkoi ne nje tjeter parti qe u themelua te gjithe qe kishin interesa personale i quajtur Grupi Qytetar (tash UDSH), paten shume endrra te medhaja se do te arrijne shume e do te fitojne zgjedhjet, pastaj me ti hi kejt vjedhjes e per 1 muj e bojshin mend se aq shume vjedhin sa qe milionera do te behen. Edhe nga atje u largua jo vetem ai do te largohen te gjithe, jo per diqka por sun po pritin me vjedhe e shkoi te shtepia e hajnise dhe tradhtise, tek organizata joqeveritare ose shoqata PVD, (une spo e quaj shoqate por anetaret e saj po e quajne duke par se lloj lloj njerez kane hy ne ate shoqate, qe si don as shtepia e leje me kojshia).
    Disa po kerkojne te rikthehen ne PDSH, por nje apel nga ketu kryesise dhe kryetarit te PDSH, asnjehere njeriun e sherbimit (BIA-se) mos e mbaj pas veti por te largohen si jane larguar deri tash.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch