Home » Opinione » Pse u hoq barrikada mbi urën e lumit Ibër?

Pse u hoq barrikada mbi urën e lumit Ibër?

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni

Heqja e barrikadës mbi urën e lumit Ibërnë mëngjezin e hershëm të ditës së mërkurë, më 18 qershor 2014, që ishte vendosur si “kufi” ndarës midis Mtrovicës së veriut, që nga lufta e virit 1999 u pastrua etnikisht nga shqiptarët, të cilët i dëbuan forcat paramilitare, ushtria e policia serbe nga banesat, shtëpitë dhe pronat e tyre dhe Mitrovicës Jugore, të banuar me shqiptarë.

Kjo barrikadë pretendonte të simbolizonte kufirin ndarës, jo vetëm të qytetit të Mitrovicës, por edhe midis shtetesh: Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Prandaj edhe mbrohej nga “rojat e urës”, dmth nga forcat e sigurimit të Serbisë.

Pse u hoq pikërisht tani barrikada mbi urën e Ibrit?

Sepse, ndarja e Kosovës në kufirin natyror që krijon lumi Ibër, edhepse përfshinë reth 1/5 e territorit të Kosovës, megjithatë përfshinë vetëm reth 45000 (dyzet e pesë mijë serbë, që jetojnë në katër komuna: Leposaviq, Zveçan, Zubin potok dhe në komunën e Mitrovicës së veriut.dmth do të mbeteshin jashtë serbët që jetojnë në enklava, në pjesën tjetër, për të cilën edhe ekstremistët më të mëdhenjë serbë aktualisht nuk mund të pretendojnë më për t’i përfshirë në kuadër të “Serbisë së Madhe”, për shkak të realitetit të ri gjeopolitik të krijuar dhe formimit të shtetit të pavarur, Republikës së Kosovës, që tanimë është pranuar nga reth 110 shtete.

Prandaj, asnjë forcë politike serbe sado ekstremiste dhe antikosovare e antishqiptare të jetë, nuk mund të pretendoj më në tezën e vjetër se Kosova paraqet “Serbinë e vjetër”, me kryeqytetin e dikurshëm Dushanovgrad (Prizrenin).

Nga e gjithë ambicia nacionaliste e shoveniste serbe, tani ata mund të pretendojnë vetëm për ruajtjen e monumenteve kishtare mesjetare dhe për sigurimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe të drejtave kombëtare të tyre, konform standardeve ndërkombëtare.

Ndërkaq, Dialogu i Brukselit që u zhvillua nga Qeveria Thaçi me atë të Serbisë, që nënshkruajtën Marrëveshjen famëkeqe të 19 prillit 2013 në Bruksel, u siguroi serbëve formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që përfshinë katër komunat e veriut të Kosovës, dmth përtej lumit Ibër dhe barrikadës së përmendur dhe gjashtë komuna të serbëve në enklava.

Kompetencat e këtij Asociacioni janë tepër të mëdha dhe realisht paraqesin formimin e shtetit të “Republika Srpska” në Kosovë, duke e vështirësuar kështu skajshmërisht funksionimin normal të organeve shtetërore të Republikës së Kosovës jo vetëm në veri të Kosovës, siç ishte situata deri më tani, por realisht në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Pra, thënë simbolikisht, barrikada mbi lumin Ibër hiqet nga ura e lumit Ibër dhe vendoset, ose më mirë me thënë zhvendoset në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dmth në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Heqja e barrikadës pretendohet të plasohet si “fitore” e politikës kosovare, kurse realisht ajo shtrihet anekënd Kosovës, duke bllokuar funksionimin normal të shtetit të Kosovës dhe duke e jofunksionalizuar, ashtu si ndodhi me kantonizimin e Bosnes, e cila është shndërruar në shtetin më jofunksional dhe më të komplikuar në botë.
Mjerisht, pala negociuese kosovare në Dialogun e Brukselit nuk i përfshiu fare shqiptarët e Luginës së Preshevës, e cila mund të shfrytëzohej jo vetëm për kujdesin vëllazëror të Republikës së Kosovës, ashtu si po kujdeset Serbia për serbët e Kosovës, por edhe për balancimin dhe relativizimin e çështjes së të drejtave të serbëve me ato të shqiptarve të Luginës.
Pra, do ta “ulëte pazarin” e kërkesave serbe.
Askush në këtë botë nuk mund ta kuptoj se pse ndodhi ky veprim dhe qëndrim antishqiptar në Dialogun e Brukselit?

Aq më pak këtë mund ta kuptojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës!

Prandaj, djallëzia e heqjes së tanishme të barrikadës mbi lumin Ibër kurrësesi nuk duhet të na mashtroj se u “paska bërë nami”, sepse kjo, ashtu si Marrëveshja antishqiptare e Brukselit, ia hap, madje edhe ia shpejton rrugën Serbisë drejtë Unionit Europian, kurse populli i Kosovës është më i izoluari në Europë, jeton si në “kafaz”, i getoizuar dhe izoluar nga Europa dhe bota e përparuar dhe demokratike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch