Home » Lajme, Ndërkombëtare » Puç ushtarak në Turqi, Erdogan e ka quajtur tradhti ndaj atdheut puçin ushtarak

Puç ushtarak në Turqi, Erdogan e ka quajtur tradhti ndaj atdheut puçin ushtarak

Puc ushtarak ne TurqiPresidenti turk, Rexhep Erdogan ka ftuar popullin turk që të dal në rrugë për të protestuar kundër atyre që dëshirojnë grusht shtet.

Kryeministri turk akuzoi një grup të ushtrisë turke se po bënë  përpjekje për grusht shtet në vend, raporton New York Times.

Kryeministri turk, Binali Yildirim tha për televizioni NTV shkurt: “Është e vërtetë se ka pasur një përpjekje për grusht  shteti.”

Yildirim nuk ka thënë asgjë më shumë, por tha se Turqia nuk do të lejojë asnjë “iniciativë që është jodemokratike.”

Më herët, avionët ushtarakë fluturuan mbi kryeqytetin, Ankara, dhe u dëgjuan dhe të shtëna nga armë zjarri.

„The Telegraph“ raportoi se urat mbi Bosfor në Stamboll u mbyllen nga ushtria.

Erdogan është paraqitur nëpërmjet Skypes duke theksuar për televizionin “SkyNews” se gjendja në Turqi është nën kontroll duke ftuar popullin turk që të dal në rrugë për të protestuar kundër atyre që dëshirojnë grusht shtet.

Ushtria raportohet se ka marrë nën kontroll televizionin nacional turk TRT, pastaj raportohet se është marrë nën kontroll edhe Aeroporti në Ankara.


ErdoganPresidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kthehet në Stamboll dhe mban në orët e hershme të mëngjesit një konferencë për gazetarë.

Presidenti turk e ka quajtur tradhti ndaj atdheut puçin ushtarak.

Erdogan tha se puçistët kanë kindapuar disa oficerë, shumë policë mbase edhe sekretarin personal të presidencës.

 

„ Aeroplanët F16 po fluturojnë mbi aeroportin e Stanbollit. Ata aeroplanë i kemi blerë për ta mbrojtur vendin, jo për të sulmuar atë. Ne duhet të pastrojmë ushtrinë tonë nga elemente të rrezikshme që po bëjnë përpjekje për të destabilizuar Turqinë“, tha Erdogan…

Në selinë e Forcave Speciale në Ankara,  agjencia zyrtare e lajmeve „Anadolu“ raporton se janë vrarë 17 policë. Një konfirmim i pavarur ende mungon.

17 policë janë vrarë pas një shpërthim që ka ndodhur në ndërtesën e njësisë speciale Golbasi në Ankara.

https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/502847706572106/


Ministria e Punëve të Jashtme  e Kosovës i keshillon të gjithe qytetarët që ndodhen në Turqi të qëndrojnë në vendet ku janë dhe mos të dalin në rrugë.

“Sa më pak levizje dhe t’i informojnë familjet e miqtë e tyre”, thuhet në njoftimin e MPJ-së të Kosovës.

Për ndihmë qytetarëve nga Kosova, vecmas shumë pushuesve kosovarë, është siguruar një numër telefoni të Ambasades Kosovare në Ankara. Ky është numri: +90530 954 9504

 

/Albinifo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch