Home » Lajme, Vendore » Punët te Penda e Rahovisë janë para përfundimit, sot vullnetarë të Bashkësisë Lokale i mbjellën 100 fidane dhe drunjë dekorativ

Punët te Penda e Rahovisë janë para përfundimit, sot vullnetarë të Bashkësisë Lokale i mbjellën 100 fidane dhe drunjë dekorativ

Përveç që penda do të shërbej për ujitje aty po krijohen edhe terrene sportive. Kjo mundësi do të sjell dy të mira për banorët e komunës së Preshevës pasi me rregullimin e shtratit të pendës do të akumulohet edhe më shumë ujë dhe njëkohësisht do krijohen kushte për zhvillimin e turizmit.
Kryetari i BL Rahovicë z. Vebi Rexhepi tha se kjo punë mbi pendën e Rahovicës do të krojoj kushte të mira edhe për një vend pikniku për gjithë qytetarët por edhe për zhvillimin e ndeshjeve sportive të të rinjëve tanë jo vetëm nga fshati Rahovicë si dhe kushte ideale për nxënësit e Komunës tonë pë shetitjet që organizohen së paku dy herë në vitë. Sipas z. Rexhepi, projekti në fjalë është mbështetur me 1.2 milion dinarë nga buxheti i komunës së Preshevës por duhet cekur se mbrëmë është shprehë një vullnet i vet qytetarëve të BL Rahovicë për blerjen e fidaneve dhe rregullimin e përroit të vaçkës, vend
ky që zakonisht frekuentohet nga një numër i konsiderueshëm i pushuesve gjatë sezonit të verës e që sipas llogarive të punkryesit “Sulo-Muja”, arrin vlerën prej 200.000 dinarë ku përveç zgjërimit të asaj sipërfaqe pas largimit të dheut nga bregu që është brenda pendës i cili do të bartet në këtë përrua, do ti vendosim gypat adekaut për dalje të ujit nga ky përrua në pendë.

Kemi informacione se edhe bashkëatdhetarët tanë që gjinden në botën perendimore janë të gatshëm që t’a japin edhe ata kontributin e tyre pë ta rregulluar këtë vend turistik në mënyrë që vërtetë të kenë se ku të shetisin, luajnë por edhe të pushojnë të gjitha moshat e popullatës tonë.

I falenderoj si pushtetin lokal, qytetarët e BL Rahovicë por edhe bashkatdhetarët tanë për mbështetjen e tyre që ta kemi një vendë ku do të kemi se ku të dalim dhe me çka të krenohemi ne.



.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch