Home » Lajme, Vendore » Punëtori i një institucioni lokal, niset për tu kthyer në Preshevë dhe nuk u pa më

Punëtori i një institucioni lokal, niset për tu kthyer në Preshevë dhe nuk u pa më

Nga 24 marsi është zhdukur një person nga Presheva dhe më nuk i është lajmëruar familjes së tij.

Burimet e Indeksonline mësojnë se personi në fjalë kishte tentuar të kalonte përmes pikës kufitare në Merdare, për në Serbi, por se nuk i ishte lejuar. Ai kishte tentuar sërish përmes një pike tjetër kufitare por prapë nuk kishte arritur të dilte matanë kufirit.

Tutje nga po këto burime, mësohet se vetura e tij është gjetur në periferi të Kufirit Kosovë-Serbi që të dërgon për në Preshevë.

Personi në fjalë dyshohet se ka tentuar ilegalisht të kaloj kufirin, meqë u kishte thënë familjarëve të tij se frikësohej se do mbetej pa punë.

Nga burimet tona mësohet se bëhet fjalë për një qytetar nga një fshat i Preshevës i cili është i punësuar në një institucion lokal të Komunës së Preshevës.

Shpresojmë që bashkëvendasi ynë të jetë në rregull dhe t’i kthehet shëndosh e mirë familjes së tij.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch