Home » Lajme » PUSHTETI I BUJANOCIT ME SKANDALIN E RADHËS !

PUSHTETI I BUJANOCIT ME SKANDALIN E RADHËS !

TURPI NUK BARTË BRINA, POPULLATA DO TI MBAJE NË MEND DHE DO TË DIJË T’IA JAPË DËNIMIN !

 TAKTIZIMI NË KURRIZ TË NXËNËSVE!

Tani më është e sigurt se zgjedhjet do të mbahen në fillim të vitit 2012.Sikur që është e sigurt edhe mënyra dhe taktizimi i pushtetit për ta pritur dhe organizuar fushatën njejt sikur që veprojn në këso raste edhe pushtetet qendrore por edhe ato pushtetet Komunale. Fushatës njejt ju qasen si në Sërbi, Kosov, Maqedoni, Shqipri e gjetiu në Shtetet e rajonit. Edhe pushteti Lokal i Bujanocit nga dëshira e madhe që t’ia zgjase vetës jetën edhe mëtutje si bartës i pushtetit Lokal nuk po zgjedh metoda për ta paraqitur veten sikur të suksesshëm edhe atëher kur nuk është.ashtu siq thonë.Rasti më flagrant i këtyre ditëve është Salla e sporteve që është ndërtuar si objekt përcjellës i shkollës së mesme në Bujanoc ‘Sezai Surroi”Ky objekt kapital është financuar me mjetet nga Buxheti komunal dhe ai i trupit koordinues.Punët me sukses kanë filluar ne fillim të vitit të kaluar, kurse në tërësi punët janë kryer në fillim të këtij viti. Objekti është ndërtuar me kualitet të lartë dhe standarde europiane. Fitues i këtij tenderi dhe kryes i punëve ka qenë ndërmarja profesionale për kryerjen e punëve në ndërtimtari “Butrinti Arhitektuara ” nga Bujanoci, ndërmarje private kjo e cila tani më mban primatin si më profesionale dhe më stabile sa i përket organizimit dhe ekzekutimit të suksesshëm kur janë në pyetje objektet e mëdha kapitale.Butrinti plotësisht ju ka përmbajtur afatave kohore në përgjithësi dhe me shumë korrektësi, dhe nuk mban asnjë pjesë të fajit që pse zvarritet dorëzimi në përdorim i kësaj salle sportive.  Lojtari kryesor në këtë ngjarje është pushteti Lokal i Bujanocit i cili edhe përkundër asaj që Salla e sporteve është kryer në tërësi, edhe më tej nuk ju dorzohet Shkollës së mesme në përdorim.Sikur duket me qëllim prolongohet pranim dorzimi i objektit deri sa ti ofrohen  zgjedhjeve dhe të përdoret në fushat. Qëllimi i pushtetit aktual është të zvarritet dorzimi i objektit. Kurse lëshimi në përdorim me gjasë planifikohet të kryehet sa ma afër zgjedhjeve kur të filloj fushata,  me të vetmin qëllim, të plasojnë bindjen tek elektorati se ja që edhe ne kemi ndërtuar dicka.Kurse fakti qe nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë ku ti zhvillojne aktivitetet sportive, ata ende i shfrytezojnë terenet jo të përshtatshme e që nuk i permbushin kushtet as elementare për të zhvilluar një orë mësimi.Shumë të pakta janë objektet dhe punët rreth infrastrukturës që janë kryer në komunën e Bujanocit në këto 3 vitet e fundit.Janë edhe disa objekte të pakta që janë duke u ruajtur që të promovohen mu në kohën e fushatës dhe para zgjedhjeve, sa për ti mjegulluar syt e popullatës dhe të elektoratit, vetëm për një qëllim, e ai është për t’ja mar votën elektoratit , ndersa vetes ti a zgjasin jetën në Pushtet.

Në shoqërit demokratike, veprimet e këtij lloji quhen TURP, kurse këtu tek ne ndoshta edhe janë normale.

 RTV- SPEKTRI

B u j a n o c

This resulted in serious backlash for spy apps free at www.topspyingapps.com the bullies and their family

2 Responses

  1. Baskedbollisti thotë:

    Leht qenka kjo pun, Shaipi neta hape ket palestrën njëher tashti, edhe njëher para se mu mbajt zgjedhjet dhe i bjen sikur që i ka ndërtue 2 palestra sportive hahahaha, kshtu ja bojn gjithkah politikant që nuk kan me cka me u krenue. Baskedbollisti nga Tërnoci.

  2. Genci thotë:

    shum mir dihet qe ne ket projekt ska gisht hiq shaip kamberi po i ka ardh hazer.
    ky eshte projekt i z.Nagip Arifi te gjith e dine…shkolla e mesme duhet te ngrit nje lapidar te madhit Nagip Arifi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch