Home » Lajme, Vendore » PUSHTETI LOKAL I BUJANOCIT ME UDHËHEQËSI TË RE

PUSHTETI LOKAL I BUJANOCIT ME UDHËHEQËSI TË RE

Bujanoc, 08 qershorë: Në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë në krye të komunës së Bujanocit do të jetë Mr.Nagip Arifi, i cili me asnjë votë kundër është emëruar sot kryetarë i komunës, në seancën konstitutive të Kuvendit komunal të Bujanocit.

Kryetari i sapoemëruar i komunës së Bujanocit, Mr.Nagip Arifi, edhe pse tashmë gjithçka ishte e kryer, ftoi subjektet tjera politike që ti bashkangjiten koalicionit aktual, sepse siç tha ai, “ka vend për të gjitha ata që ia dojnë të mirën komunës së Bujanocit.

Gjatë kësja seance është emëruar edhe kryetari i Asamblesë Komunale i cili në katër vitet e ardhshme do të jetë, Hajredin Hyda, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, poste këto që sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës i takojnë Partisë Demokratike,  ku të njejtit subjekt i takon edhe sekretari i zgjedhur i asamblesë komunale Emrulla Lutfiu.

Kryetari i kuvendit në të ardhmën do ti ketë dy zëvendësa, Veli Idrizin nga radhët e Partisë Demokratike dhe tjetri nga pala serbe, ndërkohë që zëvendës kryetarë i komunës është emëruar Dr. Stojança Arsiç nga radhët e Grupit të Qytetarëve.

Për ta kompletuar udhëheqësinë e pushtetit lokal sot me propozim të kryetarit të komunës, këshilltarët e sapoemëruar kanë votuar edhe për anëtarët e Këshillit Komunal të Bujanocit, ku prej 11 sa janë emëruar, 7  janë nga radhët e Partisë Demokratike dhe 4 nga radhët e subjekteve serbe partnerë të koalicionit.

Deri në përfundimin e seancës konstitutive, nuk është dhënë asnjë vërejtje nga asnjë këhsilltarë, edhe pse i tërë proçesi i votimit ka qenë në syt e opinionit dhe i përcjedhur drejpërdrejt nga TV-t.

Ndërkohë që tri subjektet politike shqiptare PVD, LPD dhe UDSH të cilët qysh në fillim kishin nisur bisedimet për formimin e koalicionit me GQ Stojança Arsiç, sot nuk ishin pjesë e votimeve, të cilëve pas verifikimit të mandatit të këshilltarëve iu bashkangjitën edhe 2 këshilltarët e SNS-s, Partia Përparimtare Serbe, subjekt ky i ndarë kohë më parë nga Partia Radikale. /M.A./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch