Home » Lajme, Vendore » Pushteti lokal mbështet me mjete financiare projektin e Progresit Evropian për maternitetin

Pushteti lokal mbështet me mjete financiare projektin e Progresit Evropian për maternitetin

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka marrë sot konfirmimin e Progresit Evropian për financimin e projektit final të  maternitetit në vlerë prej 250 mijë eurove. Ndërkaq këtë projekt me mjete shtesë do ta financojë edhe pushteti lokal që materniteti të jetë me standardet evropiane.

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në kabinetin e tij ka prit sot përfaqësuesit e delegacionit të progresit Evropian dhe ata të Trupit Koordinues. Tema e këtij takimi ka qenë finalizimi i materniteti në Preshevë dhe furnizimi me pajisjet teknike.

Gjatë bisedave janë zhvilluar konsulta për zbatimin e prokurorimit publik , ku progresi Evropian ka ndarë 250 mijë euro.Me qenë se delegacioni i Progresit Evropian për këtë vit në buxhetin e saj ka paraparë vetëm këto mjete , kryetari Mustafa ka dhënë dritën jeshile edhe për mbulimin e shpenzimeve të tjera në mënyrë që materniteti të furnizohet me pajisje të teknologjisë më të avancuar.Kryetari Ragmi Mustafa edhe një herë ka falënderuar delegacionin e Progresit Evropian për kofinancimin e maternitetit në Preshevë.Ndërkaq me finalizimin e fazës së tretë materniteti në vitin 2014 do të jetë i gatshëm për të gjitha nënat shqiptare.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch