Home » Lajme, Vendore » PVD Bujanoc: Pushtetarët e rinj në Bujanoc kërcënojnë drejtorët e “padëgjueshëm” me shkarkim apo masa “tjera” ndëshkuese

PVD Bujanoc: Pushtetarët e rinj në Bujanoc kërcënojnë drejtorët e “padëgjueshëm” me shkarkim apo masa “tjera” ndëshkuese

Pushtetarët e rinj në Bujanoc kërcënojnë drejtorët e “padëgjueshëm” me shkarkim apo masa “tjera” ndëshkuese, thuhet në një komunikat të Degës së PVD në Bujanoc, të drejtuar opinionit. Pushteti komunal i Bujanocit, i personifikuar në kryetarin e Komunës, duke dëshmuar për çdo ditë paaftësinë e vet për të përmbushur premtimet parazgjedhore, gjithnjë e më shumë po rritë pakënaqësinë e atyre qytetarëve që i kanë besuar premtimeve të këtilla. Në fazën e parë, krejt për qëllim për të siguruar vende pune për militantët partiak, janë larguar nga puna 19 shqiptarë për tu zëvendësuar me të besuarit partiak. Faza e re, e filluar krahas përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollorë karakterizohet me presionet, kërcënimet dhe shantazhet e pushtetit komunal dhe vetë kryetarit të komunës ndaj drejtorëve të disa shkollave shqipe, të cilëve i kërkohet punësimi i kuadrove partiake dhe bashkëshortëve të tyre, në dëm të punëtorëve të mëhershëm, që për bindje politike kanë besnikërinë ndaj koalicionit opozitarë. Drejtorët e këtyre shkollave, kërcënohen edhe me shkarkim dhe me masa “tjera” në rast se nuk respektojnë listat e personave, që i oforn kryetari i komunës për ti punësuar në procesin arsimor. Krahas listave me personat e dëshiruar atyre i ofrohen edhe listat e personave të “padëshiruar” që vijnë nga radhët e koalicionit opozitar. Në këtë moment, ndaj disa shkollave janë ndërmarrë masa disciplinore në duke mos iu bartur mjetet nga buxheti i paraparë vjetor për përgatitjen e rregullt të objekteve të shkollave në prag të fillimit të vitit të ri shkollor./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch