Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » PVD dhe PDSH, nënshkruan marrëveshjen e koalicionit për udhëheqjen e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës

PVD dhe PDSH, nënshkruan marrëveshjen e koalicionit për udhëheqjen e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kjo marrëveshje mes dy subjekteve politike nga pesë sa kishin pjesmarrë në zgjedhjet e KNSH-së, kishte për bazë zhvillimin shoqërorë, mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimin e identitetit dhe flamurit kombëtarë si dhe prosperitetin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Marrëveshja përfshinë rritjen e cilësisë në katër fushat që parashihen të merren Këshillat Nacinale, sipas ligjit për pakicat nacionale në Serbi.
Sipas marrëveshjes, KNSH për bazë ka:
– Referendumin e 1 dhe 2 Marsit 1992
– Marrëveshjen e Konçulit (2001)
– Platformën Politike të tre Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit dhe Preshevës (2006)
– Platformën për masat urgjente për afirmimin e të drejtave të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës (2013)
– Deklaratën Politike të 14 Korrikut 2018, e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch