Home » Lajme, PVD, Vendore » PVD dorëzon listën e këshilltarëve, garon me numrin 5

PVD dorëzon listën e këshilltarëve, garon me numrin 5

Partia për Veprim Demokratik  ka dorëzuar listën e këshilltarëve komunal për zgjedhjet e 24 dhjetorit. Aktivistë të shumtë sot ishin prezent në komisionin komunal zgjedhor ku u dorëzuan mbi 1300 nënshkrime të grumbulluar nga ky subjekt politik.  Partia për veprim Demokratik në këto zgjedhje garon me numrin rendor 5.

Në pyetjen tonë drejtuar zavendës shefit të shtabit zgjedhor të PVD-së Enkel Rexhepit se cila ishte arsyeja që partia më e madhe në Luginë, me gjith se nënshkrimet i kishte grumbulluar shumë më herët, sot po e bënë dorzimin, z.Rexhepi deklaroi se “është e vërtet se mbi 1300 nënshkrime i kemi grumbulluar vetëm për disa orë dhe ka dy javë që qëllimisht nuk e kemi bërë dorzimin e listës sepse dëshirë e jona ka qenë që ta marrim numrin e fundit në listë, por duke parë se disa subjekte po kanë probleme në grumbullimin e nënshkrimeve u detyruam që sot ta përfundojm edhe këtë proces”.

Bartëse e listës së PVD-së në këto zgjedhje është Ardita Sinani.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore