Home » Lajme, Vendore » PVD gjykon histerinë qeveritare antishqiptare

PVD gjykon histerinë qeveritare antishqiptare

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, pas shqyrtimit të situatës së tensionuar në komunën tonë, që vjen si pasojë e incidentit me pasojë  vdekjen e policit të Goran Gjorgjeviq, reagon ashpër ndaj deklarimeve të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë (Millorad Veljoviq) i cili ditë më parë ka kërcënuar se do të „shkundë tërë Tërnocin“ për “t’i gjetur kryersit e veprës penale”.

 

PVD konsideron se deklaratat që vijnë nga kreu i policisë në Beograd, të përcjellura nga fushata histerike antishqiptare e medias proqeveritare në Beograd, kanë për qëllim satanizimin e skajshëm të shqiptarëve dhe Tërnocit e tërnocasëve, që mund të sjellin pasojë aksione të radhës spektakolare të bastisjeve, kërcënimeve dhe arrestimeve.

 

Duke i shprehur ngushëllime familjes së policit të vdekur, PVD, kërkon nga autoritetet kompetente sjellje profesionale dhe mospolitizim të rastit, që po krijon atmosferën e “gjahut të shtrigave” të radhës që po zhvillohet ndaj shqiptarëve.

PVD, gjithashtu, gjykon edhe heshtjen e pushtetit lokal ndaj këtyre kërcënimeve të bëra në këtë drejtim të Tërnocit dhe tërnocasve. PVD, konsideron se këtë heshtjeje të pushtetit të Bujanocit, ndaj fushatës së re antishqiptare beogradase, nuk e justifikon as “domosdoshmëria” e ruajtjes së qetësisë në koalicionin multietnik. Është për të habitur  se si nuk gjeti rast dhe arsye as Bashkësia lokale e Tërnocit të reagojë ndaj kësaj fushate.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Degës së PVD-së në Bujanoc ka shprehur shqetësimin edhe lidhur me manipulimin e bizneseve private në hapësirat publike të qytetit të Bujanocit. PVD konsideron se paaftësisa dhe joprofesionalizmi i administratës komunale po dekurajon bizneset me politikat ndëshkuese, duke krijuar ambient dhe privilegje vetëm për bizneset partiake.

 

Dega e PVD-së në Buajnoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch