Partia për Veprim Deemokratik në Preshevë të shtunën që kaloi në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë hapi fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamenetare, të 24 prillit. Në këtë tubim promovues u bë dhe shpalosja e programit zgjedhore si dhe prezantimi i kandidatëve për këshilltar komunal dhe deputet popullorë.
PVD në Preshevë, mbajti tubimin promovues ku shpalosi programin zgjedhor dhe bëri prezantimin e kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Në prani të qindra qytetarëve evenimenti filloi me intonimin e himnit kombëtar e me një minut heshjte për të nderuar gjithë ata që kontribuan për PVD e për lirinë. Bartësja e listës së zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare Aridita Sinani theksoi se PVD do të ofrojë qytetarëve udhëheqje me kompetenca profesionale, përgjegjësi morale e logjore. Për të pasur të ardhme të ndritçme duhet të stopojmë monopolin,oligarkin, nepotizmin si dhe rrugën e krimit në politik dhe vendim marrje ka cituar bartësja e listës. Ndërkaq i pari në listë Xhelal Mehmeti tha se gjithcka që u themelua në kohën e Riza Halimit u shkatrrua nga ky pushtet, që madje dhe e shpërblyen me mirënjohje kryeministrin. Ata janë thirrë në lokalizëm e lokalizmi është te ata që Preshevën e bënë fshat e Zhunicën qytet. Ndërkaq, Riza Halimi kryetari i PVD potencoi se PVD u formua në kohën më vështirë kur ishte në pyetje ekzistenca e ruajtja e substancës kombëtare. Nei sfiduam situatët të më vështira në kohën xhelatit të ballaknit e që metrapazët ishin si refugjatë në atë kohë. Prandaj a ka cka të thuhet më shumë se para 60 vjetëve ndërtuam stacion të atubusëve që sot nuk është, patëm gjyq, prokurori e banka që tash si kemi. Prandaj do të fitojmë me të gjitha listat citoi i pari i PVD.