Home » Lajme, PVD, Vendore » PVD – Informatë

PVD – Informatë

Informatë për opinion
nga mledhja e kryesisë së përgjithshme së PVD-së
Situata aktuale në Preshevë pas vendimit të Qeverisë së Serbisë për formimin e Organit të përkohshëm, vendim ky i aprovuar me shkelje drastike ligjore, ishte tema e mbledhjes së Kryesisë të PVD-së të mbajtuar sot, me datë 16 Shtator.
Veprimi i fundit i Qeverisë së Serbisë, me vendimin e aprovuar për masat e përkoshme në Preshevë, vërtëton edhe njëherë logjikën e mbrapshtë dhe diskriminuese të autoriteteve serbe në drejtim të shqiptarëve. Kjo flet qartë se Qeveria e Serbisë në relacion me shqiptarët në vend të një politike demokratike proeuropiane preferon partneritete klienteliste.
Duke e cilësuar këtë vendim si tendecioz, manipulativ dhe antiligjorë e diskriminues ndaj të drejtave të shqiptarëve, meqë nuk është respektuar as fuqia politike e subjekteve përbërëse të Kuvendit të shpartalluar e as praktika ekzistuese nëpër komunat e tjera të Serbisë ku është respektuar kontinuiteti i kryetarëve të komunave edhe në organin e përkohshëm, PVD do të ndërmarrë veprimet e veta konkrete politike.
U vlerësua që do të ishte kontraproduktive që në këto kushte diskriminuese të merrë pjesë në organin e përkohshëm kryetarja e deritanishme e komunës.
PVD, menjëherë pas marrjes zyrtare të Vendimit, të njëjtin do ta kontestojë me padi në Gjykatën Administrative. Ndërkohë që në ditët në vijim, PVD, do të shqyrtojë mundësinë e ngrirjes së mandatit të deputeti popullor në Parlament.
Për këtë vendim antiligjor dhe manipulues, me të cilin cënohen interesat e shqiptarëve në Preshevë, PVD do të informojë misionet diplomatike në Beograd.
PVD, poashtu, cilëson si të rrezikshme provokimet e situatës në Bujanoc me iniciativa për themelimin e pushtetit paralel të cilave po i prinë deputeti i partisë së Presidentit të shtetit.
Preshevë,
16 Shtator 2017
Këshilli për informim i PVD-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress