Home » Lajme » PVD-ja me një parti të re në Bujanoc

PVD-ja me një parti të re në Bujanoc

Në Komunën e Bujanocit themelohet edhe një parti e re e cila do ti bashkëngjitet partive tjera. Kjo parti është si rrjellojë e përçarjeve brenda subjektit të PVD-së, parti kjo  e cila me vite të tëra, për shkak klaneve dhe përçarjeve, është duke i stagnuar proceset e interesave qytetare institucionale  dhe kombëtare në komunën e Bujanocit dhe me gjerë.

Sot,  Edhe zyrtarisht u formua partia e re me emrin “Partia Demokratike”, ku pjesa dërmuese e PVD-sw  kaluan në partin e re.

Partia Demokratike njëherit zgjodhi edhe udhëheqësin e saj me në krye me nënkryetarin e komunës së Bujanocit , Nagip Arifi.

Me këtë rast ish-anëtarët e kryesisë së PVD-së dalin edhe me deklaratë  publike për dorëheqjen definitive nga PVD-ja.

Njoftohen të gjithë qytetarët, bashkëombsit, zgjedhësit si dhe opinioni i gjerë se ne 7 anëtarët nga gjithësejt 15 anëtarët e kryesisë së degës në Bujanoc deklarojmë dorëheqjen e parevokueshme nga anëtarësia partiake e PVD-së që nga data e 18 qerëshor 2011, dhe nuk jemi pjesë përbërëse e këtij subjekti politikë.

Deklaratën e nënshkruan anëtarët e kryesisë së degës si vijon më poshtë.

 

Presim reagimet e PVD-së në lidhje me këtë  katastrofë dhe përçarje, e cila nuk i ka goditur vetëm këtë subjekt por edhe pushtetin Lokal të komunës së Bujanocit kur dihet se interesat pushtetarë janë të mdha dhe lufta për pushtet  edhe më shumë do ti ngatërrojë proceset politike dhe kombëtare.

Nga Tërnoci PRESS

In ten years time, will I be comfortable with subliminal data being collected from children as they http://essaydragon.com/ learn

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch