Home » Lajme, Vendore » PVD, LPD dhe UDSH: K U M T E S Ë

PVD, LPD dhe UDSH: K U M T E S Ë

Me rastin e mbajtjes së seancës së katërt të Kuvendit komunal në Bujanoc, përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve nga listat e PVD-së, LPD-së dhe UDSH-së, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit  publik, lëshojnë këtë:

K U M T E S Ë

Përfaqësuesit e këtyre grupeve të këshilltarëve edhe me këtë rast dëshmuan unitet në veprim duke rikonfirmuar qëndrimin e mëhershëm për mospjesëmarrje në punën e Kuvendit.

Me këtë rast, 18 këshilltarët shqiptarë njoftojnë opinionin publik se përkundër një fushate agresive që vjen me shpifje, manipulime, trillime, shantazhe  dhe kërcënime  në adresë  të këshilltarëve të opozitës, jemi të vendosur  për veprim të përbashkët politik, me qëllim stabiliteti në komunën e Bujanocit.

Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së kërcënimeve, shantazheve,  trillimeve të pushtetit aktual si dhe të militantëve të tyre politik ndaj këshilltarëve  të opozitës dhe familjarëve të tyre. Një fushatë e këtillë e egër që po zhvillohet që nga konstituimi i këtij pushteti, ka për qëllim nxitjen e konfliktit ndërshqiptar në Bujanoc dhe destabilizimin e skajshëm të kësaj komune.

Kësaj valle të pushtetit, mjerisht, po i prijnë disa mediume lokale në mesin e të cilëve prin RTV Bujanoci, medium që financohet nga tatimet e qytetarëve, dhe Ueb portal Titulli.com.

Jemi të bindur që opinioni shqiptarë nuk bie pre e një fushate të këtillë agresive, që ka për qëllim nxitjen e më të keqes, dhe se bartësit e kësaj fushate, shumë shpejt  do të demaskohen dhe përgjigjen publikisht për këto veprime nxitëse ndërshqipëtare.

 

Partia për Veprim Demokratik

Lëvizja e Progresit Demokratik

Unioni Demokratik Shqiptar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch